Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 26 Janar 2023

Llatja: Modeli i shkollave të së ardhmes, rritja e një brezi të shëndetshëm

Finalizohet projekti “Sunny Schools”, në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Shkolla “Ptoleme Xhuvani”  do të jetë modeli i shkollave të gjelbra në Bashkinë e Elbasanit. Falë një projekti “Sunny Schools” nismë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit  u bë e mundur që brenda dy viteve kjo shkollë të jetë pranë modelit të së ardhmes. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mbështet tranzicionin e gjelbër duke krijuar kushtet e demokratizimit për prodhimin e energjisë së pastër në favor të komunitetit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja duke falenderuar Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për këtë projekt ku ndërthuret teknologjia me mësimdhënien, pohoi se ” ky fondacion është suportues  jo vetëm për këtë investim që është bërë në shkollën tonë, por për një sërë investimesh të tjera që i kemi bërë, i planifikojmë dhe i kemi në vazhdim. Në kuadër të një qëllimi që e kemi të përbashkët, të përmirësojmë cilësinë e jetesës për qytetarët, por edhe atë që na intereson më shumë, të rrisim një brez të shëndetshëm”.

Nga ana e tij, Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë falenderoi stafin pedagogjik të shkollës, prindër dhe nnxënësit për mbështetjen që i dhanë për kryerjen e këtij investimi në këtë shkollë, sikundër pohoi se ” erdhëm vjet dhe e nisëm me laboratorin e informatikës, duke kaluar më pas tek panelet fotovoltaike, duke u përjekur që të krijojmë një model shkolle që është ai i të ardhmes. I cili nuk përfshin vetëm mësimdhënien por është në kompleksin e vet 360 gradë, duke përfshirë stafin pedagogjik, bashkinë, komunitetin e prindërve, por mbi të gjitha nxënësit. Besoj që pa përfshirjen e nxënësve pa e përjetuar ata se çdo të thotë ky model i ri, çdo të thotë kursim i energjisë, çdo të thotë funksionimi i shkollës me një model komplet të ri çfarë vlere do të kishte!”, tha Dobrushi.Vizoni i këtij investimi ishte ndërthururja e  teknologjisë me mësim dhënien, eficensën energjitike dhe rritjen e aftësive të ndërthurjes së teknoligjisë me procesin e mësim dhënies,  ku u arrit që brenda dy vitesh shkolla ” Ptoleme Xhuvani” dhe ” Abdyl Paralloi” në Elbasan të jenë  pranë modelit të shkollave të së ardhmes. Konkretisht sot këto dy shkolla gëzojnë laboratorë të kompletuar të informatikës. Mësimdhënie të ndëthurur me teknologjinë,  ekip mësuesish të aftë për aplikimin e teknologjive bashkëkohore. Rrjet Elektrik tërësisht të rinovuar, ndriçim eficent dhe pavarësi energjitike.