Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 17 Janar, 2023

Agjensia e Shërbimeve Publike,në terren për një qytet me gjelbërim, dhe rrugë urbane dhe rurale

Agjensia e Shërbimeve Publike, që në nisje të vitit, vijon punën normalisht në qytet si edhe në njësitë administrative të Bashkisë së Elbasanit, për mirëmbajtjen e rrugëve urbane dhe rurale si edhe vepra arti si në qytet ashtu edhe në fshat. . Aktualisht punonjësit e këtij shërbimi janë fokusuar në rivitalizimin urban të rrotondove në qytet, si edhe në rikonstruksionin e dy rrugëve ” Marie Buda, si edhe ” Hamdi Roseni”, si edhe punën e përditshme, atë të mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve në qytet. Në sinkron, Agjensia e Shërbimeve Publike, i ka dhënë një përparësi edhe mbjelljes së pemëve të llojit ligustër, pishë dhe panjë, ku aktualisht po mbillen 60 pemë të reja në Rajonin Nr 4, si edhe 100 pemë në ambjentet e parkut. Po zëvëndësohen më shumë se 20 pemë të llojit rrap në rrugën e varrezave të qytetit. Sakaq në bashkëpunim edhe me OJF që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Elbasan,  vijon mbjellja e pemëve tek ambjentet e ish Kombinatit Metalurgjik, në kuadër të projektit ” Muri i Gjelbër”, si edhe në Krastë. Sa i përket Njësive Administrative, punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, bashkë me mjetet që disponojnë vijojnë punimet për mbrojtjen e rrugës në fshatrat Papër – Pajun – Sollak, nga përroi i Papërrit në Njësinë Administrative Papërr, ndërtime vepra arti si ura mbi përroin e Gostimës, etj. Sakaq për të pasur një qytet sa më të pastër, janë vendosur 120 kosha në qytet si edhe tek ambjentet e Parkut, ndërsa sa i përket ndriçimit, kryhet sistematikisht zëvëndësuesi i ndriçuesve egzistues me ndriçues Led. Të gjitha punimet janë të dukshme, ndërsa e vetmja thirrje që i bëhet qytetarëve është që të mbajmë ambjentin pastër, dhe të mos dëmtojmë mbjelljet e reja si në qytet, ashtu edhe në Kodër Krastë.