Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Janar 2023

Llatja; Asfalt edhe në Vidhas, aty ku për 30 vjet u premtua por nuk u realizua

Rreth 1000 banorë të fshatit Vidhas, tashmë do të kenë një rrugë të asfaltuar, duke i lehtësuar kështu lirshëm qarkullimin e mjeteve drejt Njesisë Administrative Papër, por edhe drejt Elbasanit e Peqinit. Kishte rreth 40 vjet që kjo zonë nuk njihte investime në infrasttrukturë, ndërsa punimet të cilat kanë nisur i ka inspektuar kreu i Bashkisë Gledian Llatja,  i cili edhe një herë e vuri theksin tek realizimi i investimeve të cilat sipas tij po kryhen njësoj si në qytet dhe në fshat.  ” Bashkia Elbasan ka parë me përparësi të ndërhyjë në ato vende ku kanë dekada pa asnjë investim. Ndaj me ndihmën edhe të bizneseve të zonës, sot kemi ardhur për të inspektuar një nga investimet më të mira që po bëhet në njësinë administrative Papër, në fshatin Vidhas, i cili është edhe fshati më i madh i kësaj njësie ku gati 40% e popullsisë së njësisë jeton në këtë fshat. Rruga që po asfaltohet është një nga arteriet kryesore, 1 km rrugë e cila po shtrohet brenda fshatit Vidhas”, tha kryebashkiaku. Duke u ndalur sërisht tek investimet në infrastrukturë ai pohoi se ” vitin tjetër po panifikojmë përfundimin e investimit të të gjithë segmentit kryesor të fshatit, për të lidhur ambulncën me shkollën, dy institucionet kryesore lidhen me asfalt tashmë”.

Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit ka kthyer në kantier ndërtimi shumë lagje në qytet, por edhe njësitë administrative dhe në zonat informale ku nuk është investuar prej dekadash dhe kanë marrë jetë investimet që kanë patur impakt të madh sidomos në infrastrukturë.” Prej vitesh tashmë në këtë zonë premtimet kanë qenë boshe pasi çdo politikan që ka ardhur dhe ka premtuar nuk e ka përmbushur atë dhe më në fund u bë pas 30 vitesh” , tha Llatja. Ai premtoi se ” pasi të mbarojë asfaltimi në Vidhas, bashkia do ti shtrijë investimet edhe në Balldren apo në fshatrat përreth, sigurisht edhe në zonat informale në qytet për ti formalizuar ashtu siç i ka hije një qyteti Europian”.

N J O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 143 datë 09.11.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik “Mbi miratimin e fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik “Rehabilitim Urban i Njësisë Administrative Gjinar”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi””,ndodhur në Z.K 1742, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar kërkohet që brënda datës 20.01.2023, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

Ambasadori i Austrisë vizitë në Elbasan

Llatja; Marrëdhëniet mes Elbasanit dhe Austrise që nga Lufta e Parë Botërore Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ka pritur këtë fillim viti në zyrën e tij, Ambasadorin e Austrisë akredituar në vendin tonë Dr. Christian
Steiner. Duke vlerësuar bashkëpunimin gjatë tre dekadave të fundit që Austria ka dhënë për Elbasanin, kryetari i Bashkisë u ndal tek mbështetja që Austria ka dhënë gjatë Luftës së parë botërore kryesisht në ndërtimin e shumë shkollave por edhe infrastrukturës moderne asokohe në Elbasan. ” Ne kemi një bashkëpunim të hershëm me Austrinë, që nga krijimi i infrastrukturës së parë moderne në qytet, si edhe me zhvillimin e arsimit 8- vjecar baze gjate viteve 1916-1919 në periferi të Elbasanit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake”, tha Llatja.
Biseda mes kryetarit dhe ambasadorit u fokusua kryesisht tek arsimi, zhvillimit të qytetit dhe kulturës në përgjithësi. ” Ne si Bashki do të hapim edhe muzeun e arsimit, ndaj kërkova mbështetjen e
ambasadorit për të vazhduar atë traditë të mirë që ka Austria në Elbasan, me hapjen e shkollave në shumë fshatra të Elbasanit, ndaj duam të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me hapjen e muzeut të arsimit në Elbasan. Duke e cilësuar si një mik të mirë të qytetit kryetari i bashkisë ka falenderuar ambasadorin në këtë vizitë në këtë fillim viti në Elbasan, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen”. Nga ana e tij Ambasadori i Austrisë vlerësoi mirënjohjen që kryebashkikaku i Elbasanit përcolli për mbështetjen që ka dhënë shteti austrise për Elbasanit ndër vite. Ai pohoi se ” është e vërtetë që prej dekadash kemi mbështetur Elbasanin por edhe të gjithë shqipërine në fushën e arsimit kryesisht në shkollat profesionale si edhe në fushën e turizmit si edhe Teknologjinë e Informacionit. Eshtë gjithmonë interesante të gjej trashëgimninë Austro- Hungareze , si edhe të vizitoj shkollën në Labinot të Elbasanit e cila u themelua në vitin 1917 pikërisht me ndihmën e ushtrisë Austro – Hungareze e cila asokohe ishte në Shqipëri, ku rreth këtyre viteve 1916 1918 – ka punuar për infrastrukturën dhe strukturën administrative në Shqipëri. Edhe këto tre dekdat e fundit ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve, dhe shpresojmë se do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në shqipëri”, tha Ambasadori.