Ditë: 4 Tetor 2023
NJOFTIM
Për mbarëvajtjen e aktivitetit “International Mini Marathon Skampa 2023” i cili organizohet në datën 08.10.2023 Bashkia Elbasan njofton linjat e transportit ndërqytetës dhe urban si më poshtë:
Asnjë nga linjat e transportit të qytetarëve nga njësitë administrative nuk do të lejohet të hyjë në vendqëndrimet e tyre në qytet. Qëndrimi i tyre në datën 08.10.2023 do të jetë:
- Linjat që hyn në pjesën jugore të Elbasanit, pra linjat e Cerrikut, Gjinarit, Shushicës, Gramshit, Belshit, Treganit, Llixhës etj do të stacionohen tek ish Uzina Mekanike.
 - Linjat të cilat hyjnë nga pjesa perëndimore e qytetit, linjat e Bradasheshit, Paprit, Katurndit të Ri, Peqinit, etj do të stacionohen tek Stacioni i Trenit.
 - Linjat e veriut, Letan, Funar, Balëz, etj do të stacionohen tek Ura e Zaranikës.
 - Linja e Tiranës, “Era Travel” do të stacionohet tek sheshi tek Dogana.
 
Në rrugët e bllokuara do të pezullohet transporti urban nga ora 08:00 deri në mbyllje të aktivitetit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
MINI MARATONA “SKAMPA 2023”RRUGËT QË BLLOKOHEN NË ELBASAN
Bashkia e Elbasanit është duke u përgatitur për organizimin e International Mini Marathon 2023 e cila zhvillohet për hërë të parë në këtë qytet.
Mijëra vrapues nga vendi dhe rajoni do të vrapojnë në rrugët e qytetit të Elbasanit duke dhuruan atmosferë dhe emocione për qytetarët.
Nisur nga ky organizim masiv, Bashkia e Elbasanit njofton qytetarët dhe drejtuesit e mjteve për akset rrugore ku të dielën në datë 8 tetor nga ora 8 deri në përfundim të aktivitetit do të ndalohet arkullimi I mjeteve.
Sa më sipër Bashkia Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mirëkuptimin e tyre.
Akset rrugore ku do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve:
- Bulevardi “Aqif Pasha” nga stadiumi deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
 - Rruga “Çerçiz Topulli”, ana e majtë.
 - Rruga “Qemal Stafa” në të dy senset.
 - Rruga “25 Nëntori” në të dy senset.
 - Rruga “Thoma Kalefi” deri tek kryeqëzimi i Cerrikut në të dy senset.
 - Rruga “Masar Dine” në të dy senset.
 - Rruga “Kamber Sejdini”
 - Rruga “Kozma Naska”
 - Rruga “Mahmud Biçaku”
 - Rruga “Vasil Kamami”
 - Rruga “Lef Nosi”
 - Rruga “Shefqet Daiu”
 - Rruga “Ismail Zyma”
 - Rruga Janaq Kilica”
 - Rruga e Re
 - Rruga “Rinia”
 
Gjithashtu do të bllokohet qarkullimi në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse të rrugëve të mësipërme.
Nisja e Maratonës dhe mbërritja, Bulevardi “Aqif Pasha”, porta e Kalasë.
Parkimi i mjeteve në rrugët e sipërpërmendura do të ndalohet prej orës 19:00 të së shtunës, 7 Tetor 2023.