Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 11 Janar 2024

NDËRTIMI I PRITAVE LUMORE IMPAKT NË RRITJEN E EKONOMISË DHE HAPËSIRA REKREATIVE

Në Njësinë Administrative Shushicë, janë drejt fundit punimet për ndërtimin e pritave lumore në të dy anët e Shkumbinit duke i dhënë fund problematikës së përmbytjeve në këtë zonë prej prurjeve të shumta  të lumit Shkumbin gjatë stinës së dimrit.

Janë 2.2 km pritë lumore në Shushicë që ndodhet në krahun tjetër të Automoto Parkut, e cila ka pasur problematika si pasojë e përmbytjeve nga tokat bujqësore, por edhe për disa investime të bëra kryesisht afër urës së Shkumbjnit.

Bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Gledian Llatja gjatë një inspektimit për të parë nga afër fundin e procesit të punimeve ka pohuar se “ ky është një investim i shumërkuar nga banorët, por projekti i madh konsiston edhe në sistemimimin e lumit Shkumbin me pritat lumore”.
Puna ka nisur para 6 muajsh dhe tashmë është në përfundim i gjithë ky investimi i madh, pritat lumore thuajse kanë përfunduar nga të dyja krahët, dhe aktualisht po kryhet një mbyllje tek pjesa tek varrezat e qytetit.

“Me gjithë shirat që kanë rënë kësaj kohe, pritat kanë qenë efektive duke dhënë rezultatin e vet, është krijuar një ekozistem shumë i përshtatshëm, dhe lumi ka qenë i stabilizuar gjatë të gjithë kësaj kohe”, shton kryetari i bashkisë Gledian Llatja, ku sipas tij, ky investim shërben edhe për qytetarët që të shëtisin gjatë pasditeve. 

Ai shton se “pjesa tjetër e rrugës e cila prek Automoto Parkun nga krahu tjetër i qytetit është drejt fundit, duke shërbyer edhe për ecje nga banorët për ajër të pastër buzë Shkumbimit, projekt i cili vijon deri në Bushek.

 Tashmë edhe me ndërtimin e by pass – it, si edhe me urën e Bushekut i gjithë ky investim kthehet në një zonë urbane të mirëfilltë dhe si shëtitore”.

Duke e cilësuar një projekt dhe një punë gjigande investimin në fjalë, drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, pohon se “kjo strukturë e re me prita në të gjithë krahun e Shkumbinit, do t’i japë Elbasanit një hapësirë recreative”.

Sipas tij “ky ndërtim i pritave jo vetëm mbron tokat dhe sistemon lumin, por edhe me veprën e madhe të  Automoto Parkun, i jep Elbasanit një hapësirë rekreative, pasi bashkia ka plan që ta bëjë edhe një shëtitore, duke i ofruar qytetarëve një hapësirë për ta shfrytëzuar, për ecje dhe sport”.

“Kjo është një nga zonat më të bukura të Elbasanit me hapësirën e natyrës dhe shtratin e lumit, bashkë me by – pasin do të marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm, do të ketë shumë aktivitete të cilat do të lidhen zinxhir edhe me aktivitetet ekonomike  që do të krijojë Automoto Parku, ku njësia Administratove Shushice do të ketë një përfitim direkt”.

Edhe FSHZH ka kryer një investim në këtë zonë, ku bashkë me ndërtimin e pritave janë shtuar gati 30 ha tokë si edhe mbi 150 banesa, ndërsa para disa vitesh kjo zonë ka qenë gjithnjë problematike sa i përket përmbytjeve, përfshirë edhe fshatin e Hajdaranit e cila tashmë është zgjidhur një herë e mirë.