SITUATA ME RESHJET NË ELBASAN
Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën në Bashkinë e Elbasanit e reshjeve me intensitet të lartë.
Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë disa probleme të vogla në qytetin e Elbasanit
Zonat malore janë përfshirë nga reshjet e dëborës, por deri tani nuk ka bllokime apo probleme me qarkullimin e mjeteve.
Ekipet e #bashkisë janë në terren, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat lokale për të sinjalizuar dhe përballuar çdo të papritur.
I drejtoj një thirrje banorëve të Elbasanit të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë t’i drejtohen strukturave tona.