Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Tetor 2024

NJOFTIM : Rikualifikim i Rrugës “Vasil Llapushi”

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.115 datë 23.10.2024, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikualifikim i Rrugës “Vasil Llapushi” Loti I në  Z.K 8522-8523””, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 15.11.2024, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

NJOFTIM: Ndërtimi i rrugës “Bexhet Hyti

Bashkia Elbasan me Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 116 datë 23.10.2024,  ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga realizimi i projektit me interes publik “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private, për realizimin e projektit me interes publik  “Ndërtimi i rrugës “Bexhet Hyti” në  Z.K. 2654”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar; ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, për sa më sipër kërkohet që brënda datës 15.11.2024, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike, fotokopje të noterizuar të dokumentave të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan, si dhe fotokopje karte identiteti.

Në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proçeseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të paraqiten pranë A.SH.K. Zyra Vendore Elbasan, për të përfunduar proçesin e regjistrimit të pasurive (AMTP-së) dhe pajisjen me dokument    pronësie, për vazhdimin e mëtejshëm të proçedurave të shpronësimit, qytetatrët si më poshtë:           

1.  Z. Belul Samurri                                                                7.  Z. Veli Meta                                     

2.  Z. Tahir Samurri                                                               8.  Z. Sherif Salla                               

3.  Z. Fadil Meta                                                                      9.  Z. Ali Gjata                         

4.  Z. Aqif Salla                                                                      10.  Z. Telha Isufi                         

5.  Z. Kujtim Maloku                                                            11.  Z. Hasan Salla                                 

6.  Z. Gëzim Samurri                                                            12.  Z. Rrapush Bardhi

Investimet në Gjinar zhvillojnë  turizmin dhe ekonominë rurale

Drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, së bashku me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilluan një inspektim të punimeve në Gjinar, një destinacion në rritje për turizmin natyror dhe kulturor. Projekti i investimeve ka synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e aktiviteteve që nxisin turizmin dhe ekonominë rurale.

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja theksoi rëndësinë e sistemimit të zonës turistike të Gjinarit, një kërkesë e kahershme e banorëve dhe turistëve, duke përfshirë rehabilitimin e rrugëve dhe aksesit drejt liqenit të Pashtreshit, financuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Llatja gjithashtu nënvizoi përmirësimet në “Fushën e Kuqe”, “tani e përshtatur si një terren sportiv dhe zonë atraktive për turistët, ndërsa rritja e bujtinave ka sjellë një fluks vizitorësh që kërkojnë të rezervojnë paraprakisht”.

Llatja theksoi se “përpjekjet për restaurimin e muzeut të Shpatit janë duke ruajtur vlerat historike përmes një strukture të mbuluar me xham, duke shtuar një element unik për Gjinarin.

Arbjan Mazniku nën cilësinë edhe të drejtuesit politik të qarkut vlerësoi bashkëpunimin mes Bashkisë, qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për investimet që sipas tij “po aktivizojnë energji të reja në komunitet dhe krijojnë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të zones”.

Gjinari i njohur për natyrën e tij të mrekullueshme dhe mikpritjen tradicionale po shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm turistik që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

90 vjet bibliotekë publike

Biblioteka Publike “Qemal Baholli” festoi këtë vit 90-vjetorin e saj me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë personalitete të njohura të kulturës, përfaqësues rajonalë, mësues të qytetit dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Biblioteka, e ndërtuar fillimisht si një bamirësi nga Nazif Baholli në vitet ‘30, mbetet një trashëgimi e vyer për qytetin, duke ofruar një fond prej 200,000 librash dhe koleksione të rralla. Në këtë përvjetor, kryetari Gledian Llatja shprehu angazhimin për mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni, të cilin e cilësoi si një thesar dijesh për brezat e ardhshëm.   Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, përshëndeti në këtë 90-vjetor, duke vlerësuar kontributin e bibliotekës në qytet dhe përkushtimin e saj ndaj dijes. “Biblioteka Publike ‘Qemal Baholli’ është një thesar dijesh për Elbasanin, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me projekte dhe fonde, për të siguruar që vlerat e saj të mbeten të qëndrueshme për brezat e rinj,” u shpreh ai në fjalën e tij.

Gjithashtu, në ceremoni mori pjesë dhe Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rolin e bibliotekës në komunitet. Në këtë ngjarje, u ndanë certifikata mirënjohjeje për lexues të veçantë të bibliotekës, për familjen Baholli dhe për znj. Drita Cankja, ish-drejtoresha, për përkushtimin dhe kontributin e saj të palodhur në zhvillimin e këtij institucioni.

Bashkia Elbasan vijon aktivitetet për Tetorin Rozë dhe muajin e librit

Në kuadër të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat e Bashkisë Elbasan kanë dhënë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e depistimit të hershëm të kancerit të gjirit. Me përkushtim të vazhdueshëm në detyrën e tyre, ato rikujtuan se diagnostikimi në kohë është hapi më i rëndësishëm për të fituar këtë betejë jetësore. Në këtë muaj ndërgjegjësimi, mesazhi i tyre mbetet i qartë: Mos neglizhoni mamografinë! Ajo kryhet falas dhe afër vendbanimit, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për shëndetin e çdo gruaje.

Një tjetër aktivitet solidariteti u zhvillua me fëmijët e kopshtit nr. 11, të cilët vizituan bibliotekën “Qemal Baholli”. Të vegjlit shpërndanë lule dhe fjongo rozë për punonjëset e bibliotekës, duke shprehur mbështetje për kauzën e ndërgjegjësimit. Në kthim, biblioteka i shpërbleu me libra, duke e përfshirë këtë veprimtari edhe në kuadrin e muajit të librit. Punonjësit e bibliotekës zhvilluan një lexim të veçantë për fëmijët, duke i afruar ata me magjinë e leximit dhe botën e librave.

80-vjetori i çlirimit, një koncert spektakolar në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, qytetarët e Elbasanit mbushën sheshin në një koncert madhështor për të festuar 80-Vjetorin e Çlirimit të vendit.

 Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, ky event tërhoqi shume pjesëmarrës që shijuan një atmosferë të jashtëzakonshme muzikore pranë “Kullës së Sahatit”.

Koncerti solli një përzierje unike mes traditës dhe modernitetit, me këngë patriotike të remiksuara, duke ofruar një eksperiencë të re për publikun.

 Ritmet e fuqishme dhe performancat mbresëlënëse i dhanë qytetit një gjallëri të veçantë.

Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe kulturore, duke e bashkuar atë me energjinë e brezave të rinj përmes ngjarjeve të tilla festive.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM

Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 23.10.2024 ora 11:00 zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3), në ambjentet Imperial, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Shtator 2024.
  3. Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Shtator 2024.
  4. Mbi dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak Z. Ymer Balliu.
  5. Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe A.SH.K.
  6. Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr.116 datë 30.11.2023 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan, për vitin 2024”.
  7. Mbi miratimin e nivelit të pagave për Bashkinë Elbasan dhe njësitë vartëse.
  8. Për miratimin e normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për automjete motorike në administrim të APBM.
  9. Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qera të një ambjenti/sallë për të zhvilluar mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe Administratës së Bashkisë.
  10. Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit me interes publik “Rikualifikimi i rrugës Vasil Llapushi” Loti I në Z.K 8522-8523, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi.
  11. Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit me interes publik “Rikualifikimi i rrugës Bexhet Hyti”  Z.K 2654, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi.
  12. Transferim fonde në buxhetin e vitit 2024 dhe periudhën afatmesme 2025-2027.
  13. Miratim për marrje me qira dhe rinovim kontratash të mjediseve për tu përdorur nëpër shkolla dhe kopshte në disa Njësi Administrative të Bashkisë Elbasan.
  14. Mbi miratimin në parim të marrëveshjes së projektit: “Administratat publike përballen me trasferimin dixhital si komunitet, zona Adrion-Padrion, IPA-ADRION.”

Të ndryshme

Komisionet do të mblidhen ditën e premte në orën 13:00 në ambjentet e Bashkisë Elbasan, salla e mbledhjes së komisioneve.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

LUTFI LALA

Konsultime për Strategjinë e E-Mobilitetit: Llatja parashtron hapat për një transport të qëndrueshëm

Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja ka nisur konsultimet për hartimin e Strategjisë së E-Mobilitetit, një iniciativë që synon të promovojë transportin e qëndrueshëm dhe të reduktojë ndotjen në qytet. Në fokus të kësaj strategjie janë zgjerimi i korsive për biçikleta dhe krijimi i zonave të dedikuara për këmbësorë.

Përmes kësaj nisme, Bashkia synon të nxisë përdorimin e mjeteve të transportit të pa ndotje, duke kontribuar në një Elbasan më të pastër dhe më modern. Kjo strategji është pjesë e angazhimit të kryetarit për të transformuar qytetin në një model të transportit urban që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm.

Buxhetimit me pjesëmarrje në Rajonin nr. 4″.  Llatja/   Do të vijojmë me projekte zhvilluese edhe në 2025

Takimi i radhës i procesit të buxhetimit me pjesëmarrje vijoi në Rajonin nr. 4, ku Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, ishte i pranishëm për të dëgjuar dhe diskutuar me banorët e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij, z. Llatja theksoi se shkolla ku u zhvillua takimi është rikonstruktuar tërësisht, duke u bërë një model për investimet që Bashkia ka kryer në këtë zonë. Ai përmendi gjithashtu përfundimin e rrugëve kryesore si “Pusi që lahet vetë”, “Partizani” dhe “Aqif Pasha”.

“Buxhetimi me pjesëmarrje nuk është thjesht një formë konsultimi për buxhetin, por një shembull i qartë i demokracisë së drejtpërdrejtë, ku çdo qytetar ka mundësi të japë mendimin e tij dhe të ndikojë në vendimmarrjet publike të Bashkisë,” u shpreh Llatja.

Ai shtoi se ky proces është një mekanizëm i rëndësishëm për të garantuar transparencë dhe për të vendosur themelet e një strukture të mirë të buxhetit. Në këtë rajon, gjatë viteve të kaluara, shumë nga kërkesat e banorëve janë reflektuar në projekte konkrete zhvillimore.

Një pjesë tjetër e diskutimit u përqendrua në Kalanë e Elbasanit, një nga asetet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të qytetit. Llatja nënvizoi rëndësinë e investimeve për rikualifikimin e zonës së kalasë, duke përmendur punimet që priten të fillojnë për zyrën e vjetër arsimore dhe shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit. Ai theksoi se investimet e mëdha për të rijetësuar kalanë do të kenë një impakt të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik për qytetin.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë për vitin e ardhshëm në infrastrukturën e lagjes Kala dhe do të vazhdojmë me investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Elbasanit,” deklaroi Llatja.

Ndërkohë, investimet në infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimeve edhe në zonat informale po ecin me ritme të shpejta. Kryetari i Bashkisë njoftoi se projekti për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë cilësor për qytetarët.