Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 27 Tetor 2024

Investimet në Gjinar zhvillojnë  turizmin dhe ekonominë rurale

Drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, së bashku me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilluan një inspektim të punimeve në Gjinar, një destinacion në rritje për turizmin natyror dhe kulturor. Projekti i investimeve ka synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e aktiviteteve që nxisin turizmin dhe ekonominë rurale.

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja theksoi rëndësinë e sistemimit të zonës turistike të Gjinarit, një kërkesë e kahershme e banorëve dhe turistëve, duke përfshirë rehabilitimin e rrugëve dhe aksesit drejt liqenit të Pashtreshit, financuar nga Bashkia e Elbasanit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Llatja gjithashtu nënvizoi përmirësimet në “Fushën e Kuqe”, “tani e përshtatur si një terren sportiv dhe zonë atraktive për turistët, ndërsa rritja e bujtinave ka sjellë një fluks vizitorësh që kërkojnë të rezervojnë paraprakisht”.

Llatja theksoi se “përpjekjet për restaurimin e muzeut të Shpatit janë duke ruajtur vlerat historike përmes një strukture të mbuluar me xham, duke shtuar një element unik për Gjinarin.

Arbjan Mazniku nën cilësinë edhe të drejtuesit politik të qarkut vlerësoi bashkëpunimin mes Bashkisë, qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për investimet që sipas tij “po aktivizojnë energji të reja në komunitet dhe krijojnë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të zones”.

Gjinari i njohur për natyrën e tij të mrekullueshme dhe mikpritjen tradicionale po shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm turistik që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj.