Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 22 Korrik 2026

Pas fermerëve, vijojnë takimet me blegtorët për krijimin e Shoqatës së Bashkëpunimit Bujqësor “Bulmeti i Elbasanit”

Pas takimit të parë me fermerët për krijimin e Shoqatës së Bashkëpunimit Bujqësor, procesi ka vijuar me blegtorët e njësive administrative të Bashkisë Elbasan.

Takimi me blegtorët, kishte në fokus krijimin e një strukture të përbashkët bashkëpunimi për grumbullimin, përpunimin dhe zhvillimin e produkteve të bulmetit, e cila do të mbajë emrin “Bulmeti i Elbasanit”.

Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Asim Sula, prezantoi rëndësinë e krijimit të kësaj shoqërie dhe i njohu blegtorët me statutin, aktin e themelimit dhe organet drejtuese, duke theksuar se bashkimi i tyre në një strukturë të përbashkët do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sektorit, rritjen e vlerës së produkteve vendase dhe fuqizimin e tyre në treg.

Shoqata e Bashkëpunimit Bujqësor “Bulmeti i Elbasanit” synon të krijojë një model të ri bashkëpunimi mes blegtorëve, duke mundësuar grumbullimin e organizuar të qumështit, prodhimin e produkteve të certifikuara të bulmetit dhe promovimin e një marke lokale me standarde të larta cilësie.

Kjo nismë mbështetet nga Bashkia Elbasan, e cila po punon për fuqizimin e fermerëve dhe blegtorëve, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ekonomisë rurale dhe përgatitjen e prodhimit vendas për t’u orientuar drejt standardeve dhe mundësive të reja që ofron integrimi europian.

NJOFTIM

​Në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 64 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të Ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, si dhe akteve të Këshillit Bashkiak që rregullojnë tarifën e parkimit për rezidentët, njoftohen të gjithë banorët e Bashkisë Elbasan se, me qëllim lehtësimin e procedurave dhe afrimin e shërbimeve administrative pranë qytetarëve ka nisur procedurat për pajisjen me Kartën e Parkimit për Rezidentët .

​Për kartën e parkimit mund të aplikojnë të gjithë qytetarët rezidentë në zonat ku aplikohet sistemi i parkimit me pagesë/rezident.Pagesa e tarifës përkatëse bëhet direkt te Zyra e Rajonit tuaj Administrativ.Për çdo pagesë të kryer, do t’ju lëshohet menjëherë mandat-arkëtimi zyrtar sipas rregullave financiare në fuqi.📍Paraqituni pranë zyrave të Rajonit tuaj Administrativ.​Dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm identifikues dhe të mjetit (certifikatë personale/rezidencë, leje qarkullimi të mjetit).​Kryeni pagesën e tarifës vjetore prej 2000 lekë dhe merni dokumentin e arkëtimit.

​Për çdo informacion shtesë ose sqarim, mund të drejtoheni pranë Rajonit tuaj Administrativ ose pranë Sektorit të Menaxhimit të Transportit Publik në Bashkinë Elbasan.

​Faleminderit për bashkëpunimin!