Gjinari, drejt zhvillimit të turizmit 4-stinor
Buxhetimi me pjesëmarrje vijoi në Njësinë Administrative Gjinar, ku së bashku me banorët diskutuam prioritetet dhe investimet që do të përfshihen në Buxhetin 2027.
Në fokus janë investimet në infrastrukturën rrugore, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemimi i rrugëve të fshatrave. Ndër ndërhyrjet e parashikuara janë asfaltimi i rrugëve Brekor–Pobrat dhe Gjinar–Pashtresh, përfundimi i punimeve në aksin Elbasan–Gjinar, si dhe rikonstruksioni i ujësjellësve në Pobrat dhe Lleshan.
Përmes investimeve infrastrukturore dhe mundësive që ofron Paketa e Maleve, synojmë të mbështesim zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë lokale, duke e kthyer Gjinarin në një destinacion tërheqës në të katërta stinët.
Bashkë me banorët, përcaktojmë prioritetet dhe ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Gjinarin!