Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 14 Tetor 2026

Java Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë,  aktivitete sensibilizuese në Elbasan

Një simulim i situatës së emergjencës u zhvillua në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan, me pjesëmarrjen e strukturave të Mbrojtjes Civile, për të rritur ndërgjegjësimin mbi parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore.

Aktiviteti u organizua nga Shërbimi Zjarrfikës Elbasan, Kryqi i Kuq Shqiptar – Dega Elbasan, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Zyra Vendore Arsimore, në kuadër të “Javës Kombëtare të Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë”.

Përmes simulimit, pjesëmarrësit u njohën nga afër me mënyrat e reagimit në situata emergjente dhe rëndësinë e koordinimit mes strukturave përgjegjëse.

Aktivitetet nisën në Sheshin “Gensher”, ku u ngrit Kampi i Mbrojtjes Civile, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e komunitetit për masat e sigurisë dhe veprimet që duhen ndërmarrë përballë situatave të rrezikut.

Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e parandalimit dhe përgatitjes për përballimin e fatkeqësive natyrore, si dhe të forcojë gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e komunitetit për të reaguar në mënyrë efektive në situata emergjente.