Asnjë punonjës i Kurum nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon!
Pas takimit me drejtuesit e kompanisë, të cilëve u kërkova më shumë shpjegime në lidhje me situatën e krijuar, mora garancinë e plotë nga drejtuesit se angazhimi i tyre do të jetë maksimal për t’i garantuar siguri maksimale çdo punonjësi.
Kam folur personalisht me punonjësit, jam njohur me ankesat e tyre të drejta dhe i kam bërë me dije se mbrojtja e interesave të tyre mbetet objektiv parësor dhe i panegociueshëm!
Punëtorët do të paguhen 100%.
Do të paguhen dietat ushqimore
Punëtorët që do të qëndrojnë në shtëpi, do të paguhen deri në rifillimin e prodhimit.
Jemi duke e ndjekur me shqetësim këtë situatë duke pritur gjithashtu një reagim zyrtar nga kompania. Kundrejt çdo vendimi, çdo punonjës do të ketë gjithë mbështetjen dhe vëmendjen tonë maksimale.