– Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në Gjinar
Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të rrjetit ujësjellës në Gjinar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës, një kërkesë e kahershme e tyre e cila po bëhet realitet falë vëmendjes së treguar nga bashkia. Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në Gjinar, pjesë e projektit të madh të qeverisë për rivitalizimin e 100 Fshatrave. Duke e cilësuar këtë investim si një nga më të mirat që po realizohen në territorin e bashkisë së Elbasanit, kryebashkiaku Llatja pohoi se ” edhe ky investim do të ofrojë më shumë turistë në Gjinar, pasi është një nga investimet e mira. Është një projekt i madh për Gjinarin. Përveç bukurive natyrore, këtu ka pasur edhe problematika infrastrukturore, uji i pijshëm, sheshi i Gjinarit dhe rruga që e lidh me Elbasanin. Po ecim shumë mirë për të siguruar ujë 24 orë për Gjinarin dhe për turistët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Ai shtoi se ” tani që punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit të Gjinarit po ecin me ritme të mira, i hapet rruga rivitalizimit të qendrës së asaj njësie administrative që si pjesë e programit “100 Fshatrat” do t’i rikthejmë dinjitetin e munguar e të stërpremtuar me një superprojekt transformues . Gjinari e meriton të jetë epiqendra zhvilluese e turizmit malor në bashkinë e Elbasanit”.
Ky investim do të shërbejë për përmisimin e shërbimit në gjithë fshatin Gjinar Qendër, rivitalizimin e qendrës, nga e cili perfitojne rreth 450 banorë resident si dhe shumë turistë që do të gjejnë një infrastrukturë shumë të mirë.
Edhe ky investim në Gjinar do të rrisë interesin për hoteleri, dhe për bujtina. Me transformimin e qendrës së fshatit interesi do jetë shumë më i lartë. Njëkohësisht në Gjinar, po relaziohen edhe shtigjet për “Haiking” bashkë me tabelat orientuese.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pohuar se ” në Gjianr shumë shpejt do të nisë edhe zbatimi i projektit tjetër për qëndrën e fshatit. “Shumë shpejt shpresoj të fillojmë dhe projektin tjetër për qendrën e fshatit. Kemi nisur një program që po hyn në shumë lagje me asfaltime, sistemime, por asnjëherë nuk e kemi lënë mënjëanë edhe interesin për zonat rurale. Kështu që këto programe do të vazhdojnë, sigurisht me mbështetjen e qeverisë shqiptare”.
Në Gjinar, ndodhet edhe fabrika e ujit ” Bukaniku”, ku prodhohet uji i pijshëm me një cilësi të lartë për konsumatorët, tregu it ë cilit është përhapur në të gjithë vendin. Gkatë vizitës në këtë fabrikë, kryetari i bashkisë pohoi se ” në Gjinar prodhohet uji me një cilësi shumë të mirë për konsumatorët dhe jemi pranë një fabrike totalisht të rinovuar për përpunimin dhe ambalazhimin si dhe cilësinë. Është shumë e rëndësishme që përveç ujit të mirë, të sigurohemi edhe për cilësinë e ambalazhimit. Është një nisme e re e zhvilluar vetëm para 4 vitesh dhe ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me bizneset për të diskutiar për problematikat që mund të hasin përsa u përket lejeve dhe licensave, lejet e ndërtimit dhe jemi përpjekur të jemi pranë bizneseve për ti ndihmuar ata” u shpreh ndër të tjera Llatja. Ndërsa e vurit theksin tek interesi i bashkisë për prodhimin vendas, duke garantuar çdo favor ligjor ndaj bizneseve që investojnë në Bashkinë Elbasan.
Uji “Bukaniku” kërkohet nga çdo njësi tregimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Me teknologjitë me efikase në fushën e ambalazhimit, fabrika ka bërë të mundur të sjellë pranë konsumatorit cilësi, pastërti dhe siguri.