Author: Bashkia Elbasan
Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!
Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.
Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan 31.03.2022 ora 11:00
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan
Zj./Z.——————————————
Ju njoftojmë se më datë 31.03.2022, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), ne sallen “Qendra Kulturore e Femijeve RIEMAR” me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
- Miratimi i proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Bashkiak Shkurt 2022.
- Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Shkurt 2022.
3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Shkurt 2022.
- Per shfuqizimin e VKB nr. 7 date 31.01.2022 “Mbi fillimin e procedures per kerkimin e kalimit ne pronesi te Bashkise Elbasan, te pasurise nr. 306/75, ndodhur ne Z.K. 8527
- Mbi korigjimin ne VKB nr. 43 date 21.05.2021 “Mbi mbyllje procedure privatizimi banese shteterore”.
- Mbi transferimin e investimeve te financuara nga Bashkia Elbasan per UK Elbasan.
- Mbi miratimin e tavaneve pergatitore te shpenzimeve, te programit buxhetor afatmesem 2023-2025
- Per miratimin e dhenies me qira te ambjenteve ne godinen e pallatit te sportit “Tomorr Sinani ne lagjen “28 Nentori”, nga Bashkia Elbasan.
- Per miratimin e projektit te kanalit ujites ne fshatin Bujqes njesia administrative Shirgjan ne parcelen toke are shtet me nr. pasurie 137/5/2 dhe ndryshimin e zerit kadastral nga toke are shtet ne emertimin kanal ujites.
- Mbi miratimin e planit te masave per parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve ne fondin pyjor e kullosor.
- Per nje ndryshim dhe shtese ne VKB nr. 126 date 23.12.2021 “Per miratim dhenie buirse per nxenesit e arsimit parauniversitar per vitin akademik 2021-2022.
- Mbi nje ndryshim ne VKB nr. 24 date 04.03.2022 “Mbi miratimin e normave shtese dhe kritereve per disiplinimin e shpenzimeve per 12 mjete te njesive Administrative per vitin 2022”.
- Per korigjimin e vleres financiare, te demeve te shkaktuara nga djegia e baneses se z. Arif Qenan Rexhepi, banor ne lagjen “Skenderbej” si dhe shperblimin financiar nga ana e Bashkise Elbasan te percaktuar ne VKB nr. 33 date 04.03.2022.
- Per miratimin e vleres financiare, te demeve te shkaktuara nga djegia e baneses se z. Qemal Qazim Sharra, banor ne fshatin Gjergjan, Njesia Administrative Gjergjan si dhe shperblimin nga ana e Bashkise Elbasan.
- Per miratimin e listes se familjeve te prekura nga rreshqitjet e tokes te cilet kane bere kerkese prane Bashkise Elbasan per pajisjen me leje ndertimi te perjashtuar nga taksa e ndikimit ne infrastukture.
- Per miratimin e venddepozitimit te perkoshem te mbetjeve te ngurta inerte.
Te ndryshme.
Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Hene më datë 28.03.2022 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan me adrese konvikti i shkolles “Pedagogjike”.
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN
Hektor ÇIFTJA
Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve
Dritan Bashkim Salibasha
Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen”Qemal Stafa”, pall.nr.78/3, hyrja”B”, kati i I-rë, apartamenti nr.2, z.k 8522, Elbasan.
Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes,sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !
Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve
Trashëgimtarëve të të ndjerit Ismail Ramazan Ramazani.
-Ramazan Ismail Ramazani
-Naze Ismail Braho (Ramazani)
-Tahir Ismail Ramazani
-Emine Ismail Brahja (Ramazani)
-Vijoleta Ismail Basha(Ramazani)
-Petrit Ismail Ramazani
-Ilir Ismail Ramazani
-Shpëtim Ismail Ramazani
Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.09 datë 27.01.2020 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Brigada 17 Sulmuese”, rruga ” Mahmut Maçi”, banesë e ulët pranë pallatit nr.107, z.k.8522, Elbasan.
Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !
Njoftim Drejtoria e Pronave dhe Aseteve
Trashëgimtarëve të të ndjerit Xhemali Harun Topurja.
-Burbuqe Riza Topurja
-Riza Xhemali Topurja
-Makbule Xhemali Topurja
-Mirjan Xhemali Topurja
-Engjëll Xhemali Topurja
-Dueta Xhemali Topurja
Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Elbasan me vendimin nr.05 datë 28.01.2014 “Mbyllje proçedure privatizimi banesash shtetërore”, ju ka miratuar mbylljen e proçedurës së privatizimit të banesës suaj ndodhur në lagjjen “Qemal Stafa”, pallati nr.78/1, hyrja “B”, kati i 5-të, apartamenti nr.19, z.k.8522, Elbasan.
Me qëllim përfundimin e proçedurave të privatizimit të kësaj banese, Ju njoftojmë të paraqiteni për nënshkrimin e kontratës së privatizimit, në të kundërt në mungesë të paraqitjes suaj, me kalimin e 3 (tre) muajve nga shpallja publike e këtij njoftimi, procedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me anëtarët e tjerë madhorë të familjes, sikurse është parashikuar në pikën 33 të VKM-së nr.179 datë 26.02.2020 “Për Rregullat, Kushtet dhe Proçedurat e Privatizimit të Banesave që Kanë Qenë Subjekt i Ligjit nr.7652 datë 23.12.1992,”Për Privatizimin e Banesave Shtetërore”, dhe të ligjit nr.9321 datë 25.11.2004,”Për Privatizimin e Banesave dhe Objekteve të kthyera në Banesa, të ndërtuara me fondet e Shoqërive dhe të Ndërmarrjeve Shtetërore”.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin !
Drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të Elbasanit.
Lulishtes së re në qendër të qytetit po i jepet dora e fundit. Në përfundim të punës për rindërtimin e Xhamisë së re të Ballies, plotësohet tabloja e një vepre arkitekturore moderne që i shtohet suvenireve të veçanta të Elbasanit.
Lulishtja e re, së shpejti do të kthehet në shërbim të komunitetit me mjedise të gjelbëruara dhe vendpushime çlodhëse.
Projekti i investimit përfshiu zonën përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, pozicionuar ndërmjet xhamisë së Ballies dhe teatrit “Skampa”.
Në zonën e rehabilituar, punimet përfshinë trajtimin e hapësirave publike urbane me elementë të rëndësishëm arkitektonik bashkëkohor, gjelbërim, dekoracione artistike dhe ndriçim i ambientit.
Ky investim me financim nga qeveria shqiptare dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit të Elbasanit.
Nëna dhe mësues!
Gëzuar festat e 7 – 8 Marsit!
Me mirënjohje Ju urojmë shëndet dhe mbarësi në jetën tuaj, pasi Ju jeni ruajtësit e traditës dhe kulturës Shqiptare!
Nderim dhe respekt për të gjithë ish Normalistët, mësuesit, për figurat e ndritura të kombit, të cilët kanë depërtuar errësirën me dritën e dijes dhe arsimimit, gjeneratave ndër vite!.
Mirënjohje për jetë për kontributin fisnik dhe të shenjtë të mësuesit.
Urime festa e 7 Marsit të nderuar qofshit deri në pafundësi mësues të respektuar.
Të gjitha Zonjat Shqiptare kudo që janë Gëzuar festën e 8 Marsit, ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre!
Suksesi dhe mbarësia qoftë gjithmonë udhërrëfyes në jetën tuaj të vyer!!
Nënave, grave, motrave, vajzave, ju urojmë nga zemra, vetëm gëzim dhe lumturi paçin gjithmonë në jetë.
Gëzuar 8 Marsin NËNA të dashura! Ju që me aq mund e sakrificë na rritët dhe na edukuat, Ju që na falni pa fund dashuri.
Mirënjohje dhe dashuri pa fund NËNA të dashura!”.
