Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktualitet

Llatja/ Qarkullim të lirë edhe në skajin më të largët

Në skajin më të largët të Elbasanit, në Njësinë Administrative fundore  Zavalinë, ekipet e Bashkisë kanë fokusuar të gjithë vëmendjen ditët e fundit për të normalizuar qarkullimin pas disa problematikave që hasën për shkak të reshjeve dhe terrenit të thyer malor. Agjencia e Shërbimeve Publike po vijon të ndërhyjë në rrugët rurale për t’i ardhur në ndihmë çdo komuniteti dhe në skajin më fundor të Bashkisë së Elbasanit. Në këtë kuadër, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet, si edhe rikonstruksionin e një rrugë, e cila si pasojë e reshjeve të shiut rënë ditët e fundit, kishte shkaktuar probleme në qarkullim. Gjithashtu punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, në një kohë rekord bënë të mundur edhe rikonstruksionin e urës, e dëmtuar pjesërisht nga reshjet e shiut.   “ E gjithë vëmëndja e ASHP, është pikërisht tek ato akse rrugore të cilat janë dëmtuar për shkak të reshjeve të shiut. Tashmë, është bërë e mundur hapja e rrugës dhe kalimi lehtësisht i banorëve nga Zavalina drejt Gjinarit si dhe në Elbasan”, pohon kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.  Bashkia Elbasan bën me dije se në çdo moment është pranë komunitetit duke ndërhyrë me të gjitha kapacitetet që ka, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve kudo ku ata ndodhen.

Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale

Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja ka marrë pjesë në  Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni. Në këtë kongres përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre për  menaxhimin më të mirë të qyteteve.Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve  për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme. Në fjalën e tij,  në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki kreu i bashkisë Llatja theksoi se në “Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese. Ai shtoi se është   i nderuar të prezantonte në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, në  Poloni praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra, projektet e zhvillimore të turizmit  dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes.

Urimi i Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për Muajin e Shenjtë të Ramazanit ! 

Ndërsa hëna e re paralajmëron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë agjëruesit dhe agjërueset myslimanë.  

Ky muaj ofron mundësinë për të reflektuar dhe për t’u zhvilluar shpirtërisht. Njëkohësisht, ai u mundëson besimtarëve dhe besimtareve që të kultivojnë faljen, durimin dhe qëndrueshmërinë.  

Si qytet i traditës dhe kulturës Elbasani di se si këtë muaj ta shndërrojë në një ngjarje ku njerëzit qëndrojnë edhe më afër njëri-tjetrit e veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lehtësuar vështirësitë e këtyre individëve.  

Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, iu uroj me gjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim, të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore  

Urime në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!  

E diela pa makina në Elbasan!

Një traditë e mirë në nisje të çdo muaji për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për një qasje të re në mbrojtje të mjedisit.  

Duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të vendit.  

Në këtë kuadër edhe bashkia Elbasan mori të gjitha masat që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.  

Ka qenë kryetari bashkisë, Gledian Llatja i cili ka njofuar qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, se rrugët kryesore të Elbasanit do të jenë të bllokuara për lëvizjen e mjeteve, nga ora 08.00 deri në orën 18.00.  

 “E bëjmë për kursim, për mjedis më të pastër, për një mentalitet të ri”.  

Sigurisht pa penguar lëvizjen e mjeteve të urgjencës.  

Duke shpresuar në solidaritetin e kujtdo, Bashkia e Elbasanit falenderon të gjithë qytetarët të cilët të djelën e parë të këtij muaji lanë mjetet e tyre në shtëpi dhe vijuan aktivitetet e tyre si këmbësorë.  

Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si edhe Policinë e Shtetit, morën të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 3 prill nga ora 08.00 deri në orën 18.00 në disa prej rrugëve të qytetit.  

Faleminderit qytetarëve të Elbasanit për solidaritetin që treguan!  

Llatja/ 10 atletët ukrainas, të sigurtë dhe mirëpritur në Elbasan! 

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe kreu i KOKSH Fidel Ylli, kanë pritur ekipin me 10 atletë dhe sportistë elitarë nga Ukraina, të cilët janë vendosur në qytetin e Elbasanit.  

Atletët do të akomodohen për një periudhë të pacaktuar dhe do të stërviten në stadiumin “Elbasan Arena”.  

Pasi i ka uruar mirëseardhjen, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja pohon se atletëve i janë krijuar të gjitha kushtet për aq kohë sa do të qëndrojnë në Elbasan.  

  “Morëm masat që të jenë të sigurtë dhe të vazhdojnë stërvitjen në Elbasan.  

Kemi pasur kontakte me FSHA për krijimin e kushteve, jo vetëm të stërvitjes, por për gjithçka i nevojitet një sportisti. Elbasani ka hapur përherë dyert për këdo që ka pasur nevojë. Sot, është një komb mik që ka nevojë për Shqipërinë dhe Elbasanin dhe ky qytet u është gjendur gjithnjë pranë. Bizneset na janë gjendur të gjithë pranë dhe i falenderoj për mbështetejn maksimale, ashtu si edhe qytetarët. Uroj të shkojnë sa më të sigurtë dhe shpejtë në shtëpinë e tyre, por për sa kohë janë në Elbasan ne do t’i sigurojmë gjithçka që kanë nevojë”, u shpreh Kryebashkiaku.  

 Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, pohoi se janë të gatshëm të mbajnë edhe më shumë sportistë.  

  “FSHA në bashkëpunim me KOKSH kanë patur një kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Federatës së Atletikës Ukrainase, Sergei Butka, një muaj rresht. Kanë bërë një rrugë të gjatë, kanë lënë familjet e tyre atje dhe ne kemi për detyrë si familje olimpike dhe së bashku me FSHA, qeverinë dhe Bashkinë e Elbasanit, që këtyre atletëve t’i krijojmë kushte dhe mundësi për të qëndruar, të sërviten dhe komunikojnë me familje e tyre”.  

Ekipi me atletë të rinj nga Ukraina, kryesisht nxënës dhe studentë, do të stërviten në pistën e stadiumit “ Elbasan Arena”, një nga më të mirat në vendin tonë. Në një të ardhme pritet që këtij grupi sportistësh ti bashkohen edhe dhjetra të tjerë.  

Panairi “ Work &Study”, inkurajim për punësimin e të rinjve!  

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me  Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve , si edhe Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, kanë çelur edicionin e 14 – të ,të Panairit “Ëork & Study”.  

I kthyer tashmë në traditë, me qëllim inkurajimin e të rinjve drejt punësimit, në panair marrin pjesë shumë kompani, universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë vende të lira pune. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, teksa hapi ediconin e këtij viti, theksoi rëndësinë e këtij organizimi.  

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, e sheh këtë panair si një mundësi komunikimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat.  

Qëllimi i Panairit, është inkurajimi i të rinjve dhe njohja sa më afër me alternativat e ndryshme që ofrohen për punisësimin e të rinjve në të ardhmen.  

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cilësoi këtë Panair si një mundësi shumë të mirë për të rinjtë, kompanitë e biznesit, universitetet dhe maturantët.  

Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.

Llatja/ Aksion për rivitalizimin e Kodër Krastës 

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me ASHP, Drejtorinë e Pyjeve, si edhe Policinë, kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në Kodër Krastë. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, aksioni ka si qëllim lirimin e hapësirave të zëna kryesisht nga banorë të zonës por edhe qytetarë të papërgjegjshëm. Vetëm ditën e sotme janë liruar 7000 metra të cilat konsistojnë me pemë të mbjella nga banorët të cilat nuk janë karakteristike e zonës. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja deklaron se” aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e të gjitha objekteve apo godinave pa leje qofshin këto për efekte blektorale apo arsye të tjera në zonën e Krastës. Lirimi i sipërfaqes ështe zëvëndësuar me mbjelljen e pishave, janë hequr gardhet  dhe janë mbjellë me pemë tradicionale. Cdo fond pyjor i Bashkisë së Elbasanit do të jetë për qytetarët e Elbasanit. Nuk ka pasur  dhe nuk do të ketë tjetërsim të fondit pyjor as në Krastë as në zonat e tjera pyjore”.  Sa i përket zjarreve të rëna qëllimisht në disa nga Njësitë Administrative të Elbasanit Z. Llatja pohon se ” Ndërmarja e Shërbimeve Publike si edhe Zjarrëfiksja kanë ndërhyrë në kohë per shuarjen e zjarrit, por flakët janë rindezur sërisht nga persona të qëllimshëm. Shembulli ynë më i mirë është, edhe pse ti e djeg pyllin, Bashkia do ta rimbjelli”. Kodër Krasta e Elbasanit njihet edhe si pjesa domethënëse e “mushkërisë së gjelbër” të qytetit, që tashmë ka marë shtrirje akoma më të gjerë, që nga koha kur ky vend nisi të quhej i tillë, dhe të bëhej vullnetarisht një zonë e gjelbër .

Gëzuar ditën e fisnikërisë bektashiane, ditën e Sulltan Nevruzit!

Z.Llatja uron ditën e Sulltan Nevruzit, ditën e fisnikërisë bektashiane. Në këtë ditë të ringjalljes së madhe, besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe besimtarë ka vizituar dhe ka uruar nga teqeja e Baba Sheirift këtë ditë të ripërtëritjes së natyrës dhe ringjalljes së madhe. ” Festa e Sulltan Nevruzit sinjifikon ringjalljen, në këtë ditë lind shpresa, për të  gjithë njerëzimin,  ku të gjithë shpresojmë  për një të ardhme më të mirë. I uron bashkëqyterëve “

Ne diten boterore te sindromes Down.

Në Ditën Botërore të Sindromës Down me ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi nën kujdesin e vecantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë organizuar një sërë aktivitetesh. Në Pallatin e Sportit të Elbasanit në një aktivitet organizuar nga Bashkia Elbasan qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte për të promovuar të drejtat e këtyre personave dhe rritur ndërgjegjësimin për më shumë përfshirje në shoqëri. Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, si edhe  Roland Hysi dhe “Special Olympics Albania” të cilët  u bashkuan në këtë aktivitet kaq të veçantë. Bashkia Elbasan do të vijojë të mbështesë  integrimin e të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta.Në muajin dhjetor të vitit  2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Mars si Ditën Botërore të Sindromës Down.