Bashkë me Ëorld Vision Albania, UNICEF Albania dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prezantuam programin “BE për Kujdesin Social”, financuar nga European Union in Albania.
Ky program ambicioz u vjen në ndihmë qindra familjeve, duke u ofruar shërbime të kujdesit social dhe mbështetje me praktika inovative dhe trajnime të përshtatura për profesionistë dhe punonjës të kujdesit social.
Për dy ditë rradhazi po mbahet edicioni i 20-të i “Panairit Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit”.
Elbasani i pranishëm në këtë panair prezanton për të pranishmit vlerat e qytetit, nga pasuritë natyrore te ato kulturore si dhe historike.
Elbasani është një mozaik multikulturor, me turizëm të qëndrueshëm që zgjat gjithë vitit. Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit të Shqipërisë.
“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre.
Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj. Ndaj dhe më shumë se 10,000 vizitorë kanë vizituar stendën e Bashkisë Elbasan vetëm ditën e parë!
Në sallën plot gjallëri, do të nxirret në pah bukuria e turizmit lokal të Elbasanit.
Vizitorët mund të eksplorojnë peizazhe mahnitëse dhe pika të shumta kulturore dhe turistike që e bëjnë Elbasanin të veçantë.
“Erdhi Pranvera” një aktivitet plot ngjyra, me protagonist nxënësit e 20 shkollave të qytetit, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan.
Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i cili ka përgëzuar organizatorët por edhe vetë nxenësit për artin e bukur që përcjellin.
“Erdhi Pranvera” është një festë e vërtetë e talentit të të rinjve, ku nxënësit u vlerësuan për krijimtari letrare, art vizual, performanca sportive, dhe pjesëmarrjen në paradën e Ditës së Verë.
Nisëm aksionin tonë të pastrimit me stafin e Qendrës Sociale Balashe, duke filluar nga lagja “Beqir Dardha”, në Rajonin 1.
Nëse të gjithë kujdesemi për ambjentin që na rrethon gjithmonë do të jemi më të pastër dhe me më shumë gjelbërim.
Ky është një angazhim maksimal për shërbim të komunitetit dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjediseve të përbashkëta të pastër.
Aksioni i cili do të vijojë, përcjell edhe mesazhin për vetëdijësimin e mbarë komunitetit, me qëllim për të mos hedhur mbeturina rrugëve të qytetit, pasi pasojat mund të ndikojnë në ndotjen e ambjentit por edhe përhapjen e epidemive të ndryshme.
Pas një fitoreje vendimtare 1-0 kundër Apolonisë në “Elbasan Arena” sot, AF Elbasani siguroi ngjitjen e shumëpritur në elitën e futbollit shqiptar, vend që nuk e kishte zënë prej nëntë vjetësh.
Ky sukses historik është fryt i një vendimi guximtar të Bashkisë së Elbasanit, e cila tre vite më parë vendosi të krijojë skuadrën AF Elbasan.
Në këto vite, skuadra ka shënuar një rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga një kategori në tjetrën dhe tërhequr vëmendjen me arritjet e saj të jashtëzakonshme.
Sot, verdheblutë synojnë të ngjiten në Superiore si kampionë, duke u pozicionuar dy pikë mbi ndjekësin e tyre të afërt, Bylisin, me katër javë para përfundimit të sezonit.
Nën moton “Për Sportin, Për Qytetin, Për Elbasanin,” Bashkia e Elbasanit ka rikthyer futbollin në nivelet që ky qytet meriton dhe i ka dhënë tifozëve arsye për të festuar.
Kjo është një fitore jo vetëm për ekipin, por për të gjithë komunitetin, që tani shikon përpara me krenari dhe entuziazëm ndaj sfidave që sjell e ardhmja.
Agjencia e Shërbimeve Publike është çdo ditë në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike në gjithë territorin e bashkisë Elbasan, dhe një infrastrukturë të rehabilituar.
📌Je kreativ dhe i/e apasionuar për të bërë video në rrjetet sociale?
📌Je i/e interesuar për të mbrojtur mjedisin nga plastika njëpërdorimshe?
Nëse po, bëhu pjesë e iniciativës☘️ #GjenerataEGjelbër nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 🇦🇱 dhe GIZ Albania 🇩🇪 për t’u shpallur FITUES i njërit prej 3 çmimeve.
Afati i dorëzimit të videove: 14 prill 2024
Detajet e sfidës, udhëzimet për videon, mënyrën e ngarkimit të videos për të marrë pjesë në konkurs, i gjen në këtë link👉🏻 https://bit.ly/4a0otwG
Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit vijojnë me ritme të kënaqshme.
Ky projekt ndikon në të gjithë rrjetin në Njësinë nr 3 tek Dogana e qytetit ku prioriteti kryesor është 24 orë ujë në ditë.
I shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Luan Tabaku, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja gjatë një inspektimi në këtë investim shprehu bindjen se ishte e domosdoshme ndërhyrja nëntokësore në këtë zonë.
” Ka qenë një kërkesë e banorëve të bllokut të pallatit 120, i cili përfshin një bllok të madh prej katër sheshesh. Edhe pse ndodhet përballë doganës, kjo lagje është konsideruar si periferike e vjetër,ndërkohë që në qytet kemi bërë investime të vazhdueshme” tha ai.
Llatja renditi një sërë investimesh të dukshme tashmë sic janë zona e ” NSHU, në lagjen ” Skënderbej”, në Krastë, në zonën e Teqes në Rajonin Nr 6 po punohet në kanalizimin e ujrave të zeza, ndërkohë edhe tek shkolla ” Hamit Mullisi”.
Po vijon investimi i kanalizimeve të ujrave të zeza, një sërë investimesh në ujësjellës, me qëllimin final që në 2025 të gjitha lagjet të kenë ujë 24 orë, ndaj ishte e domosdoshme ndërhyrja në këtë bllok pallatesh të Rajonit Nr 3.
” Në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizmet jemi në fazën e parë të ndërhyrjes, atë të ujit të pijshëm, dhe shumë shpejt, brenda muajit Prill do të fillojmë me asfaltimin e të gjitha shesheve të pallateve, për të kaluar më tej tek faza e shumëkërkuar e banorëve, sistemi kapot i veshjeve të fasadave të pallateve”.
Bashkia Elbasan e ka nisur tashmë dhe vijon projektin e veshjes me sistem kapot në bashkëpunim edhe me FSHZH një vit më pare, ku ka filluar sistemimi i gjysmës së bllokut dhe tashmë ka mbetur edhe gjysma tjetër, një prioritet e bashkisë por edhe qeverisë shqiptare.
Sipas deputetit Florenc Spaho e vuri theksin se nga ky investim do të përfitojnë ujë të pijshëm 300 banorë të këtij blloku pallatesh.
” Me mbështetjen e qeverisë shqiptare ne do të mbajmë edhe premtimin e dhënë në fushatë për të bërë të mundur edhe riasfaltimin e këtij sheshi,si edhe vendosjen e disa stolave për të pushuar mosha e tretë, për ta kthyer në një minipark”.
Rruga “Koco Brisku”, në lagjen “5 Maji”, nga një bllok banesash informale është duke u kthyer në një rrugë urbane me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë zonë, kreu i bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja e kësaj zone Evis Kushi kanë vlerësuar gadishmërinë e banorëve, të cilët e kanë mbështetur këtë investim në zonën e tyre që aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi.
“Lagjja “Koco Brisku” është një zonë informale e krijuar pas vitit ’90-të, dhe kishte një sërë problematikash në urbanizimin e kësaj zone, ndërsa sot është kthyer në një nga rrugicat kryesore të kësaj lageje”, tha z. LLatja.
Duke e vënë theksin tek një sërë investimesh që po realizohen në qytet, ai vuri në dukje edhe investimet në bashkëpunim me KFV -në Gjermane ku paralelisht po kryhen punime në riasfaltime dhe shtrim rrugësh dhe rrugicash si në qytet ashtu edhe në zonat informale.
“Këtë vit janë rihapur një sërë kantieresh ndërtimi në të gjithë qytetin e Elbasanit për t’i dhënë një tjetër formë kryesisht zonave informale.
Kanalizmet e ujrave të zeza kanë qenë problem në këtë lagje, ndaj bashkia ka vijuar të kryejë paralelisht jo vetëm investimet në kanalizime por edhe në infrastrukturë totale duke përfshirë edhe ndricimin”, shtoi ai.
Nga ana e saj, deputetje Kushi theksoi faktin se – me investimet e kryera në këtë zonë, është rritur edhe vlera e pronës, si edhe bizneseve të shumta që ushtrojnë aktivitet.
Lagjja “5 Maji” është një ndër më të mëdhatë në qytetin e Elbasanit, një zonë informale dhe me një numër të madh banorësh, cka ka pasur edhe shumë probleme infrastrukturore.
Para pak vitesh kjo lagje ka qenë thuajse informale, ndërsa deri më tani janë kryer më shumë se 6 km kanalizime të ujrave të zeza, investime të cilat janë pritur shumë mirë nga banorët.