Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktualitet

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” TALENTES MEGI GJURA

Kryetari i Bashkisë z. GledianLlatja ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, telenten Megi Gjura”, me motivacionin “Interpretim në nivel të lartë artistik duke përfaqësuar denjësisht qytetin e saj, brenda dhe jashtë vendit”.

Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka parë nga afër  ecurinë e punimeve tw shkollws “ Kostandon Kristoforidhi”, bashkë me kreun e bashkisë Gledia Llatja  dhe drejtuesin politik të qarkut  Damian Gjiknuri,  e cila do të garantojë kushtet më të mira për 650 nxënës dhe mësues.

Punimet sipas kryebashkiakut Gledian Llatja po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ka pohuar se ” muaji shtator do të ketë dy shkolla të ristrukturuara totalisht, shkolla ” Onufri” dhe ” Kostandin Kristoforidhi”, ku në këtë shkollë është bërë edhe shtesa, pasi mësimi bëhej me dy turne.

  Shkolla ka përfshirë terrenet sportive, laboratoret si edhe palestrën në këtë investim”.

  Sipas tij rikonstruksioni i shkollës ishte shumë e domosdoshme, edhe pse ishte e vjetëruar, por edhe për shkak të shtimit të numurit të nxënësve.

  “Po vazhdojmë punë të mira në Elbasan kryesisht në infrastruktura shkollore si dhe me projekte të Ministrisë, por edhe ne vetë si bashki po vazhdojmë me projektet tona për rikonstruksionet total dhe të pjesshme të shkollave, por ” Kostandin Kriatoforidhi është qershia mbi tortë e të gjitha shkollave tona”, tha z. Llatja.

Ministria Manastirliu pohoi se ” jemi në një  tjetër kantier të arsimit, në shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi” një prej shkollave më në zë të qytetit dhe sigurisht një prej prioriteteve tona që në vitin e ri shkollor, jo vetëm “Kostandin Kristoforidhi” por  dhe shkolla artistike “Onufri” të përfundojnë edhe të hapin dyert për nxënësit, dhe të ofrojnë kushte pune shumë dinjitoze për mësuesit në këto shkolla”.

Nga ana e tij drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri ka falenderuar qeverinë shqiptare për 6 investimet e kryera në qarkun e Elbasanit.

  Projekti i rikonstruksionit synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore.

 Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.

 Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.

 Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Shkolla Artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.

Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me Bashkinë e Elbasanit, dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit

Fjala e Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja

Të nderuar pjesëmarrës!

Në vitin 2019, bashkë me rektorin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” z. Skënder Topi kemi nisur bashkëpunim për të lehtësuar, për të bërë të mundur Kartën e Studentit, edhe për sipërmarrjen që  ndërmorëm bashkë me Postën Shqiptare për prodhimin e këtyre kartave.

Në fakt, shumë shërbime ne i kemi vënë në dispozicion të studentëve, kemi bërë disa aktivitete për promovimin e Kartës së Studentit. Por një gjë e strukturuar në mënyrë të mirëfilltë ndërmejt qeverisë, e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit për promovimin e saj dhe për vendosjen e shumë shërbimeve sidomos edhe me ato që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë edhe me bizneset, sot finalizihet.

Faleminderit znj. Ministre.

Nuk ka qenë e lehtë, pasi kam parë shumë që të flitet për Kartën e Studentit, nuk ka qenë e lehtë vetëm sistemi fiskal i privatit për sistemimin e saj, me shërbimet që i bëhen studentit apo me uljet që i bëhen atyre që kanë Kartën e Studentit.

 Prandaj duhet gjatë të gjithë kohës mbështetja e qeverisë, lobimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pikërisht për këtë, në mënyrë që të jemi një grup i shëndetshëm, ashtu siç bashkëpunojmë me Universitetin ku nuk mundet dot qyteti të konceptohet pa Universitetin, apo Universiteti pa qytetin, pa Bashkinë.

Prandaj ne kemi ecur bashkë me Universitetin, ndaj kemi aplikuar bashkë me të gjitha projektet tona si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.

Kemi projekte shumë të mira sot, të cilat ne i kemi aplikuar me fondet e BE – së apo edhe me fondet e e qeverisë, patjetër që ne nuk e kemi të gjithë ekspertizën për projektet e BE – së apo ato ndërkombëtare, Ne na duhet mbështetja e Universitetit të ecim përpara bashkë me studentët në zhvillimin e qëndrueshëm tonin.

  Shumë nisma të mira janë ndërrmarë nga Universiteti, shumë nisma të mira kemi bërë bashkarisht edhe ne si bashki në bashkëpunim edhe me bizneset, për të ofruar shërbime të lehtësuara, dhe këto janë hapa të shëndetshëm që kemi vendosur për një rrugë të qëndrueshme.

 Ne Elbasanin e “Normales” nuk e shohim dot pa Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ne jemi një, jemi një zhvillim ekonomik, kemi një brez të tërë të administratës i cili ka dalë nga ky Universitet, kemi një brez pedagogësh që ka dalë nga ky Univeritet dhe sot tradita kthehet dhe përsëritet duke u përmirësuar në vetvete.

 Ne po bëjmë edhe projekte të përbashkëta me Universitetin, duke filluar që nga bursat që duam të japim për nxënëit e krahinës së Preshevës, dhe ato të Maqedonisë së Veriut, ku ne i mbulojmë shpenzimet, i japim bursë, bashkia i mbulon akomodimin ( konvikti), duke bërë të mundur që Universitetin e Elbasanit ta kthejmë në traditë, ku mësuesinë e ka pasur prioritet, ku të gjithë trevat shqiptare vinin në Elbasan për t’u bërë mësues.

  Karta e Studentit, nuk është një koncept i ri që ne po e sjellim sot, është një koncept që sot po formalizon shumë nga problematikat tona që ne i kemi pasur në të kaluarën.

 Libraritë, bibiotekat, muzetë, transporti, shërbimet e ndryshme, stadiumi, shërbimet e ndryshme që ne ofrojmë, sidomos përsa u përket atyre të cilët japin një farë pagese, duke filluar tek “Teatri Skampa”, “Qendra Rinore”, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, të gjitha bëhen të mundura me kartën e studentit.

 Një çmim preferencial për disa nga lokalet që janë kryesore dhe që duan të jenë pjesë e kësaj nisme që ne kemi marrë, sot tashmë bëhen konkrete me këtë firmosje që ne po bëjmë.

 Dua ta falenderoj Ministren, e cila e ka mbështetur pa kushte Elbasanin edhe kur ishte Ministre Shëndetësie, përsa i përket spitalit, Poliklinikës së re me një sërë investimesh, sot edhe me projekte të reja që jam i bindur do të na mbështesë po ashtu edhe për vazhdimësinë e projekteve.

  Gjithashtu edhe për Evisin kam një falenderim të veçantë, sepse edhe ajo ka bërë shumë për Universitetin, jemi sot në këtë pikë pikërisht mbas një pune të mirë të bërë nga Evisi për të gjithë pjesën e infastrukturës arsimore, por edhe nxitjen e këtyre bashkëpunimeve.

Kam edhe një kërkesë për Ministren, do të na duhet edhe pak mbështetje për konviktin, kemi mbaruar pjesën e parë, aty ofrohen shërbime shumë të mira sot, sidomos tek pjesa e re, dhe studentët të cilët janë përfitues edhe të Kartës së Studentit, përfitojnë edhe çmime të tjera, duam ta vazhdojmë atë edhe tek pjesa tjetër e strukturave tona në mënyrë që të rivitalizohet një kompleks i mirë dhe gjithpërfshirës i të gjithë strukturave tona.

Shumë faleminderit!

Në rrugën “Halit Narazani”, ku vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm

Në Elbasan kanë nisur punimet për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve. Një tjetër investim i rëndësishëm, pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili do të transformojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë për banorët e Elbasanit.

Janë katër kantierë të cilët cilët po punojnë paralelisht në kuadër të projektit të KFV -së ku përfitojnë 50 mijë banorë të qytetit.

Kantierin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujit të pijshëm në rrugën “Halit Narazani” që u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve, e kanë inspektuar kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja dhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri.  

Kryebashkiaku Llatja shprehu bindjen se ky projekt i madh do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në ditë pjesën më të madhe të qytetit.

“Këtu jemi në rrugën Halit Narazani, një zonë informale, ku po punohet në katër degëzime, për të nisur më pas me sistemimin me asfalt.

 E nisëm pikërisht në zonat informale me qëllim që të mbyllim totalisht urbanizimin e tyre, me qëllim që të mos kemi më probleme me hapjen e rrugëve kur të nis investimi në infrastrukturën rrugore”, pohon z. Llatja.

Projekti në fjalë i cili ka nisur vitin e fundit në Elbasan, po realizohet në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe qeverinë shqiptare si edhe me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizmeve në Elbasan.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, i cili më herët e ka cilësuar si prioritet urbanizimin e zonave informale, ka deklaruar se “nga ky projekt i madh po preken shumë zona të cilat nuk kanë pasur infrastrukturë, ku synimi është të urbanizojmë Elbsanin në të gjithë periferitë dhe përmasat e tij”, ndërsa vlerësoi bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe Agjesisë së  Ujësjellës Kanalizimeve për ecurinë e kësaj pune.

Duke qenë se është një projekt i madh, bashkia ka vendosur një linjë prioritare kjo edhe për shkak të investimeve që po planifikon për ndërhyrje.

Investimi i nisur në Bashkinë e Elbasanit përfshinë zonat Puset e Krastës së Vogël, Mengelit dhe Frigoriferit.

Projekti përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar dhe rrjetit sekondar e terciar, ndërtimin e zonave të Matjes dhe të Presionit, lidhjen e abonentëve familjarë, bizneseve dhe enteve publike me ujëmatësa.

Përfaqësuesi i UNICEF, viziton bashkinë e Elbasanit

Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF në Shqipëri Z. Murat Sahin, ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Elbasanit, ku është mirëpritur nga kryetari z. Gledian Llatja.

Gjatë këtij takimi, mes tyre është diskutuar rreth prioriteteve që Bashkia Elbasan i ka dhënë fëmijëve dhe të rinjve, si edhe për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit, me synimin për të rritur shërbimet miqësore për fëmijët në çdo bashki, dhe për t’u dhënë komuniteteve lokale veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve – një mundësi për të ndikuar në zhvillimin e qytetit të tyre.

Z. Murat Sahin, Përfaqësues i ri i UNICEF gjatë kësaj vizite ka përshëndetur nismat lokale të ndërmarra deri tani për fëmijët.

Urbanizim në cdo lagje, fshat dhe Njësi Administrative    

Një tjetër investim i përfunduar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papërr. Bëhet fjalë për shtrimin e 1.8 km rrugë me asfalt e cila do t’i shërbejë 750 banorëve të fshatit Balldren.

  Fundin e punimeve i ka parë nga afër kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorët e vuri theksin tek premtimi që kishte bërë për rikonstruksionin e kësaj zone.

“Ky investim tani përfundoi, me një cilësi dhe një standart të mirë për t’i ardhur në shërbim të gjithë banorëve.

 Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve të Balldrenit që të shtrohej rruga kryesore e fshatit”, tha Llatja.

Sipas tij ” janë edhe pjesë të tjera të rrugëve të brendshme, ku i gjithë fshati është urbanizuar gjatë këtyre viteve.

E rëndësishme është që premtimet që kemi dhënë po i mbajmë, të gjitha”.

Bashkia Elbasan ka nisur  një sërë investimesh gjatë kësaj kohe në Elbasan, në ujësjellës, kanalizime të ujrave të zeza, në frastrukturën rrugore.

Gjithashtu edhe projekti i madh po ecën mirë i Auto Poto Parkut me infrastruktrën lidhëse, por sipas kryebashkiakut “kryesore patjetër janë edhe përmirësimi i infrastrukturës së lagjeve, nuk janë vetëm gjërat e mëdha.

Ne përvec gjërave të mëdha po i kushtojmë një vëmëndje të madhe edhe infrastrukturës sonë të lagjeve të brendshme”, tha ai.

Balldreni është një fshat i madh dhe ndodhet shumë pranë zonës industriale me pallate të ndërtuara që në kohën kur u ndërtua ish metalurgjiku në Elbasan.

Llatja/ Do të shtojmë hapësirat e gjelbërta në të gjitha ambjentet e shkollave

Në këtë sezon mbjelljesh, që zgjat deri në muajin mars, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka vijuar mbjelljen e pemëve në gjimnazin e Kuqanit.

Pas shkollës në Hajdaran, ku u mbollën 20 pemë,  nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i janë bashkuar edhe gjimnazistët e gjimnazit “Anastas Cakalli”, në Kuqan.

Llatja i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të ndërrmarin nisma të tilla me qëllim që të shtojmë ambjentet e gjelbëruara anembanë.

 Në gjimnazin e Kuqanit u mbollën 20 fifdanë të rinj, duke vijuar me ritme të larta nismën për gjelbërimin e hapësirave.

Me kryeministrin Rama dhe Presidentin e FIA-s: Automoto Parku i Elbasanit, motor i ri i ekonomisë dhe turizmit

Me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama , Blendi Gonxhja dhe Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, diskutuam sot për super projektin e Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një zhvillim të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm

Formula 1 dhe garat e tjera ndërkombëtare të motorizmit janë më reale se kurrë më pare.

Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.

Automotoparku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.

Mbjellja e një peme në ambjente shkollash, burim oksigjeni dhe më shumë shëndet                 

Cdo pemë që mbillet në shkollë është një burim oksigjeni për nxënësit.

  Nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i është bashkuar edhe shkolla 9 -vjecare në Hajdaran.

Në këtë fushatë ka qenë edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputetja Desantila Tahiraj. ” Bashkë me nxënësit e klasës së 9-të por edhe me më të vegjlit, e ndalëm nismën tonë në ambjentet e shkollës së Hajdaranit, për të mbjellë sa më shumë pemë, me qëllim që të kemi sa më shumë ambjente të gjelbëruara”, tha z. Llatja.

Nuk është hera e parë që në këtë shkollë mbillen pemë, por kanë qenë pikërisht nxënësit e klasës së 9- të ata të cilët e kanë ndërmarë këtë nismë në mënyrë simbolike, ku u mbollen 20- te peme kumbulle te kuqe.

Deputetja Tahiraj edhe një herë e ka vënë theksin tek fakti se cdo pemë e re e mbjellë i shërben një mjedisi më të mirë por edhe një shëndeti më të mirë”.

Bashkia e Elbasanit vijon të mbjellë pemë jo vetëm në ambjente shkollash, por edhe në qytet, në pika turistike aty ku ka pyje,si edhe në mushkërinë e qytetit, në Kodër Krastë.

BASHKIA DHE ADRA, NGREJNË QENDRËN MULTIFUNKSIONALE KRYESISHT PËR FËMIJËT E KTHYER NGA EMIGRIMI

Bashkia në bashkëpunim me Organizatën ADRA ka krijuar një qendër multifunksionale në kopështin Nr 14, i rivitalizuar tërësisht, e cila i shërben komunitetit ku përparësi u është dhënë fëmijëve të familjeve të kthyera nga emigrimi.

Qendra multifunksionale ofron për fëmijët jo vetëm programe pas shkollore, por edhe këshillime, programe punësimi, ofrimin e formimit profesinal.

 Në këtë qendër marrin shërbim 60 fëmijë kryesisht të rikthyer nga emigracioni, si edhe i ka ardhur në ndihmë komunitetit.

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtusin politik të qarkut z. Damian Gjiknuri kanë parë nga afër këtë qendër multifunksionale, e cila është një ndër shumë investimet e kryera nga bashkia kryesisht në kopshte dhe sistemin parashkollor.

“Ne si bashki kemi bërë investime të vazhdueshme në shkolla të amortizuara, edhe me ndihmën e qeverisë shqiptare kemi bërë projekte dhe po vazhdojmë me implementimin e projekteve, ku kopshtet kanë qenë ato më kryesoret. Por edhe me projektet e BE dhe me organizatat e ndryshme, si në këtë rast që është ADRA në bashkëounim me GIZ për rehabilitimin e fëmijëve të emigrantëve. Kopështi Nr 14 ndodhet në një zonë informale të qytetit të Elbasanit i cili i shërben 60 fëmijëve të cilët pjesa më e madhe janë emigrantë të rikthyer në vendin e tyre. Ato duhet ta gjejnë shtëpinë e vet këtu, dhe ne po bëhemi gati që të gjejnë një ambjent me kushte sa më optimale”.

Godina në fjalë ka qenë e pa shfrytëzuar shumë pranë kopshtit dhe tashmë është kryer një rikonstruksion total i saj me termoizolim si edhe me të gjitha paisjet si edhe me këndin e lojrave i cili i shërben edhe fëmijëve të komunitetit.

Z. Llatja shtoi gjithashtu se “po i kushtojmë një vëmëndje të vecantë fëmijëve, në bashkëpunim me projekte të ndryshme por edhe me Ministrinë e Arsimit po implementojmë disa projekte për rehabilitimin e infrastrukturave tona.

 Kemi pasur projekte edhe për termoizolimet edhe në disa kopshte dhe cerdhe tona dhe duam ta bëjmë si model të mirë e ta vazhdojmë në të gjitha strukturat tona të arsimit shkollor dhe parashkollor”.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri vlerësoi faktin se pjesa më e madhe e fëmijëve vijnë nga emigracioni dhe bashkia e Elbasanit i mbështet.

“Nuk isha i informuar që kishit ngritur një skemë të tillë, edhe pse një investim i vogël por që i shërben shumë familjeve sidomos atyre që kthehen nga emigracioni”, tha ai.

Qendra ofron edhe laboratorin kompjuterik ku do të ofrohen edhe kurse kompjuteri për fëmijët, si edhe është drejt përfundimit kuzhina për gatim.

Pas kësaj qendre është ngritur edhe një kënd lojrash.

Edhe vetë shoqata ADRA ka ofruar edhe punonjësit e saj social e cila merret me rastet e fëmjëve në nevojë me psikologë, me mësues, një qendër efikase.