Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Gledian Llatja: Kemi ngritur struktura të qëndrueshme përfaqësimi për të rinjtë

Gjatë një takimi me të rinj dhe student të Elbasanit, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, është njohur më nga afër me perspektivat e tyre për qytetin e Elbasanit. Duke kujtuar edhe një herë se Bashkia ka qenë gjithnjë e hapur për të rinjtë dhe studentët, kryebashkiaku Llatja i ka parashtruar edhe një sërë arritjesh që Bashkia e Elbasanit ka realizuar gjatë këtyre viteve duke i ngritur struktura të qëndrueshme përfaqësimi si në Këshillin Rinor ashtu dhe në Këshillin Bashkiak. ” Kemi mbajtur të gjitha premtimet për Qendrën e re Rinore, bursat për ekselentët, praktikat profesionale për të sapo diplomuarit dhe këshillimin e karrierës për maturantët. Gjithashtu në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, u miratuan edhe 888 bursa për nxënësit e shkollave të arsimit bazë në territorin  e Bashkisë së  Elbasanit, ku 330 nga nxënësit fitues, janë aplikues për herë të parë”, tha Z. Llatja.

Për vitin shkollor 2022 – 2023 Ministria e Financave akordoi për Bashkinë Elbasan 270 bursa për nxënësit e rregjistruar në shkollat e mesme profesionale, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, akordoi 200 bursa për nxënësit e rregjistruar në arsimin bazë, por që në pamundësi financiare nuk e ndjekin atë, si edhe për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm dhe që plotësojnë kriteret. Duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjelltë me të rinjtë e qytetit, kryebashkiaku Llatja i pohoi se ” projekte të mëdha na presin në të ardhmen, ndaj mbështetja juaj është domëthenëse për një qytet më të mirë, më me shumë zhvillim ekonomik, ndërsa e vuri theksin tek projektet dhe investimet aktuale që ka bashkia, ndër të cilat edhe  realizimi i veprës unike në Elbasan ai i Auto Moto Park Albania, me një shtrirje me qindra mijë m2,  e cila do të ketë një ndikim me përmasa rajonale,  për Bashkinë e Elbasanit dhe mbarë vendin!

Agjensia e Shërbimeve Publike,në terren për një qytet me gjelbërim, dhe rrugë urbane dhe rurale

Agjensia e Shërbimeve Publike, që në nisje të vitit, vijon punën normalisht në qytet si edhe në njësitë administrative të Bashkisë së Elbasanit, për mirëmbajtjen e rrugëve urbane dhe rurale si edhe vepra arti si në qytet ashtu edhe në fshat. . Aktualisht punonjësit e këtij shërbimi janë fokusuar në rivitalizimin urban të rrotondove në qytet, si edhe në rikonstruksionin e dy rrugëve ” Marie Buda, si edhe ” Hamdi Roseni”, si edhe punën e përditshme, atë të mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve në qytet. Në sinkron, Agjensia e Shërbimeve Publike, i ka dhënë një përparësi edhe mbjelljes së pemëve të llojit ligustër, pishë dhe panjë, ku aktualisht po mbillen 60 pemë të reja në Rajonin Nr 4, si edhe 100 pemë në ambjentet e parkut. Po zëvëndësohen më shumë se 20 pemë të llojit rrap në rrugën e varrezave të qytetit. Sakaq në bashkëpunim edhe me OJF që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Elbasan,  vijon mbjellja e pemëve tek ambjentet e ish Kombinatit Metalurgjik, në kuadër të projektit ” Muri i Gjelbër”, si edhe në Krastë. Sa i përket Njësive Administrative, punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, bashkë me mjetet që disponojnë vijojnë punimet për mbrojtjen e rrugës në fshatrat Papër – Pajun – Sollak, nga përroi i Papërrit në Njësinë Administrative Papërr, ndërtime vepra arti si ura mbi përroin e Gostimës, etj. Sakaq për të pasur një qytet sa më të pastër, janë vendosur 120 kosha në qytet si edhe tek ambjentet e Parkut, ndërsa sa i përket ndriçimit, kryhet sistematikisht zëvëndësuesi i ndriçuesve egzistues me ndriçues Led. Të gjitha punimet janë të dukshme, ndërsa e vetmja thirrje që i bëhet qytetarëve është që të mbajmë ambjentin pastër, dhe të mos dëmtojmë mbjelljet e reja si në qytet, ashtu edhe në Kodër Krastë.

N J O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 93 datë 02.08.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës “Theofan Popa”, në Z.K. 8525””, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 30.01.2023, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

    Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

Llatja: Biznesi i vogël mbetet prioritet, së shpejti rikonstruktojmë Markatën Qendrore në qytet

Inspektimet e punimeve që ka kryer Bashkia vijojnë, pasi të gjitha kanë si qëllim shërbimin sa më cilësor e zhvillimin ekonomik të qytetit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar takime me tregëtarë të biznesit të vogël si edhe me ata të markatës në qytet. Nga ana e tij kryebashkiaku Llatja vlerësoi punën e tyre si edhe kalimin me sukses të periudhës së pandemisë edhe në Elbasan, ku biznesi i vogël thuajse nuk u prek. ” Gjatë periudhës së pandemisë ne si Bashki e mbështetëm biznesin në Elbasan, kryesisht biznesin e vogël duke zeruar taksat, mbështetje të cilën po vijojmë ta bëjmë edhe sot me krizën botërore”, tha Llatja. Duke u ndalur edhe tek projektet që ka Bashkia, ai premtoi tregëtarët se ” shumë shpejt ne kemi projektin edhe për rikonstruksionin e Markatës Qëndrore të Elbasanit”. Ky premtim duket se është pritur mjaft mirë nga tregëtarët.

Prezantohet projekti, gati investimi rreth 160 milionë lekë në Poliklinikën e Elbasanit

Poliklinika e Specialiteteve të Elbasanit, një investim i shumëpritur nga banorët e këtij qyteti, do të rehabilitohet këtë vit me buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Poliklinikën e qytetit, bashkë me drejtuesin politik të PS për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

Duke prezantuat projektin e Poliklinikës, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Ky do të jetë një investim rreth 160 milion lek nga buxhetit të shtetit. Jemi të përgatitur që përveç investimeve në infrastrukturë për pacientët dhe për kushtet e punës për mjekët, janë 30 kabinete që janë në këtë poliklinikë ku kemi gjithashtu edhe pajisje duke filluar edhe nga grafia dhe pajisje të tjera dhe do të vijojmë investimet në pajisje që të mbyllim ciklin e kujdesit ambulator për pacinetin”- u shpreh Manastirliu.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledan Llatja u shpreh:

“Rikonstuksioni total inkësaj godine në qendër të qytetit ishte mëse i nevojshëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Mjekët i kemi shumë të mirë, por kishte nevojë për këtë investim. Faleminderit për mbështetjen”, tha Llatja.

Rikonstruksion i plotë i godinës së Poliklinikës se Specialiteteve Elbasan, është një investim që do të realizohet gjatë këtij viti, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjeksore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve interne.Me buxhetin e vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstuktojë edhe Poliklinikën e Durrësit dhe Shkodrës.

Llatja: Do të vijojmë me transformimin e Elbasanit

Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugëve “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani” 

Sërisht një investim, dhe një premtim i mbajtur, për dy rrugë të Elbasanit, konkretisht rrugët “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”. Ishte një premtim i bërë nga ana e kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja pak kohë më parë për rikonstrukionin e këtyre dy rrugëve, të cilat do të  shpëtojnë përfundimisht 400 fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” një shkollë kryesore në qytet,  dhe 500 banorëve të asaj lagjeje të vjetër të Elbasanit nga balta dhe pluhuri. Punimet të cilat po vijojnë me ritme të shpejta dhe janë thuajse drej fundit i ka inspektuar kryebashkiaku Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri. Sipas kryetarit të Bashkisë, këto dy rrugë në rajonin Nr 2 në qytet janë pjesë e problematikave që kemi pasur dhe kemi në zonat urbane, por edhe në zonat rurale”. Duke u ndalur tek planet që Bashkia ka sa  i përket investimeve, Llatja shtoi se ” kemi një plan për shpërdarjen e investimeve në Elbasan, jo vetëm në Rajonin 1 dhe 2, dhe 4, por në të gjithë qytetin dhe fshatin si edhe zonat rurale. Sa i përket dy rrugëve të kësaj lagjeje ai shtoi se ” rrugët ishin në gjendje të mjerueshme që kërkonin investim, ndërsa tashmë në fazën tjetër do të shtrijmë investimet në të gjitha lagjet e qytetit, por edhe në infrastrukturë shkollore, pasi edhe ajo ka problematikat e veta, sa i përket investimeve të vazhdueshme. Afër kësaj zone ndodhet edhe shkolla artistike ” Onufri” e cila është në një proces të fort rikonstruksioni total”.  

 Nga ana e tij, drejtuesi politik edhe një herë i cilësoi konkrete punët që janë bërë në Elbasan, duke vlerësuar prioritetin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për këto zona më pak të urbanizuara. ” Një gjë dua të them, që me Gledin si kryetar Bashkie, si edhe me ndihmën e qeverisë, këto punë do të vazhdojnë , të na dëgjojnë të gjithë, ne do të vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Në këtë inspektim kanë qenë të pranishëm edhe banorë të lagjeve si edhe mësues të shkollës, të cilët shprehën falenderimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. ” Ndjejmë kënaqësi jo vetëm ne, por edhe fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë tashmë. Është një rrugë me standarte dhe shumë e bukur, si edhe fasadat e pallateve “, thanë banorët. Kryebashkaiku i premtoi se ” edhe në vijim do të vazhdojmë me investime, ”  ashtu sic investuam dritaret e shkollës me termoizolim që nxënësit të jenë ngrohtë  si edhe WC në shkollën ” Jeronim De Rada”. Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, ” Jeronim De Rada”, po bëhet ” Kostandin Kristoforidhi” ” Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë”.

Përfundon procesi i shpërndarjes së druve me çmim të reduktuar nga ana e Bashkisë

Qytetarëve  me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike e mundësuan blerjen e druve për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma u ndërro nga Bashkia e Elbasanit e cila vitin që kaloi ( 2022) vendosi t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë, si një politikë e mirëfilltë sociale. Në fushën e druve, tek ish godinat e ujësjellësit në Elbasan, përfundoi normalisht proçesi i shpërndarjes së druve, ku rreth 1300 familje më në nevojë përfituan dru për ngrohje me çmim të reduktuar nga Bashkia. Këto familje i kanë përfituar drutë me çmimin prej 3800 lekësh për metër sterë duke e marrë me gjysmën e çmimit në treg, për t’i ofruar një ndihmë sociale në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike. Për realizmin e këtij proçesi u morën të gjitha masat për t’i shpërndarë në kohë drutë e zjarrit me qëllim përballimin e dimrit, ku çdo ditë qytetarë si edhe pensionistë tërhoqën lehtësisht drutë. Madje ata vetë ata u shprehen të kënaqur për këtë nismë që ka ndërrarë Bashkia e Elbasanit.” Është një ndihmë e madhe për ne marrja e druve me çmim të reduktuktuar, pasi na lehtëson edhe nga ana ekonomike, por edhe për ngrohjen, pasi çmimi i druve në privat është shumë herë më i lartë”, shprehen qytetarët. Bashkia e Elbasanit cilësohet si pioniere për ndërrmarjen e kësaj nisme e cila i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë në këtë stinë dimri.

Elbasani ka një burim të pasur natyror, dhe Bashkia e ndërmori këtë nism  duke  trajtuar pyjet për plotesimin e nevojave për ngrohje të popullatës në qytet. Duke marrë shkas edhe nga situata energjitike mbarë botërore, por edhe për shkak të thatësirës, kjo nismë bëri të mundur që familjet të mos goditen nga konsumi i energjisë elektrike, por t’i kthehen druve të zjarrit të ofruara nga Bashkia me një çmim minimal. Më herët kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka deklaruar se ” nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’i trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë ka përfituar gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”.Lënda drusore e cila u shpërnda për ngrohje është siguruar nga prerjet e nevojshme për mirëmbajtjen e pyjeve duke marrë më parë dhe miratimin e ekspertëve.

Llatja; Asfalt edhe në Vidhas, aty ku për 30 vjet u premtua por nuk u realizua

Rreth 1000 banorë të fshatit Vidhas, tashmë do të kenë një rrugë të asfaltuar, duke i lehtësuar kështu lirshëm qarkullimin e mjeteve drejt Njesisë Administrative Papër, por edhe drejt Elbasanit e Peqinit. Kishte rreth 40 vjet që kjo zonë nuk njihte investime në infrasttrukturë, ndërsa punimet të cilat kanë nisur i ka inspektuar kreu i Bashkisë Gledian Llatja,  i cili edhe një herë e vuri theksin tek realizimi i investimeve të cilat sipas tij po kryhen njësoj si në qytet dhe në fshat.  ” Bashkia Elbasan ka parë me përparësi të ndërhyjë në ato vende ku kanë dekada pa asnjë investim. Ndaj me ndihmën edhe të bizneseve të zonës, sot kemi ardhur për të inspektuar një nga investimet më të mira që po bëhet në njësinë administrative Papër, në fshatin Vidhas, i cili është edhe fshati më i madh i kësaj njësie ku gati 40% e popullsisë së njësisë jeton në këtë fshat. Rruga që po asfaltohet është një nga arteriet kryesore, 1 km rrugë e cila po shtrohet brenda fshatit Vidhas”, tha kryebashkiaku. Duke u ndalur sërisht tek investimet në infrastrukturë ai pohoi se ” vitin tjetër po panifikojmë përfundimin e investimit të të gjithë segmentit kryesor të fshatit, për të lidhur ambulncën me shkollën, dy institucionet kryesore lidhen me asfalt tashmë”.

Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit ka kthyer në kantier ndërtimi shumë lagje në qytet, por edhe njësitë administrative dhe në zonat informale ku nuk është investuar prej dekadash dhe kanë marrë jetë investimet që kanë patur impakt të madh sidomos në infrastrukturë.” Prej vitesh tashmë në këtë zonë premtimet kanë qenë boshe pasi çdo politikan që ka ardhur dhe ka premtuar nuk e ka përmbushur atë dhe më në fund u bë pas 30 vitesh” , tha Llatja. Ai premtoi se ” pasi të mbarojë asfaltimi në Vidhas, bashkia do ti shtrijë investimet edhe në Balldren apo në fshatrat përreth, sigurisht edhe në zonat informale në qytet për ti formalizuar ashtu siç i ka hije një qyteti Europian”.

N J O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 143 datë 09.11.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik “Mbi miratimin e fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik “Rehabilitim Urban i Njësisë Administrative Gjinar”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi””,ndodhur në Z.K 1742, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar kërkohet që brënda datës 20.01.2023, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

Ambasadori i Austrisë vizitë në Elbasan

Llatja; Marrëdhëniet mes Elbasanit dhe Austrise që nga Lufta e Parë Botërore Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ka pritur këtë fillim viti në zyrën e tij, Ambasadorin e Austrisë akredituar në vendin tonë Dr. Christian
Steiner. Duke vlerësuar bashkëpunimin gjatë tre dekadave të fundit që Austria ka dhënë për Elbasanin, kryetari i Bashkisë u ndal tek mbështetja që Austria ka dhënë gjatë Luftës së parë botërore kryesisht në ndërtimin e shumë shkollave por edhe infrastrukturës moderne asokohe në Elbasan. ” Ne kemi një bashkëpunim të hershëm me Austrinë, që nga krijimi i infrastrukturës së parë moderne në qytet, si edhe me zhvillimin e arsimit 8- vjecar baze gjate viteve 1916-1919 në periferi të Elbasanit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ambasadën Austriake”, tha Llatja.
Biseda mes kryetarit dhe ambasadorit u fokusua kryesisht tek arsimi, zhvillimit të qytetit dhe kulturës në përgjithësi. ” Ne si Bashki do të hapim edhe muzeun e arsimit, ndaj kërkova mbështetjen e
ambasadorit për të vazhduar atë traditë të mirë që ka Austria në Elbasan, me hapjen e shkollave në shumë fshatra të Elbasanit, ndaj duam të kemi një bashkëpunim të mirë edhe me hapjen e muzeut të arsimit në Elbasan. Duke e cilësuar si një mik të mirë të qytetit kryetari i bashkisë ka falenderuar ambasadorin në këtë vizitë në këtë fillim viti në Elbasan, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen”. Nga ana e tij Ambasadori i Austrisë vlerësoi mirënjohjen që kryebashkikaku i Elbasanit përcolli për mbështetjen që ka dhënë shteti austrise për Elbasanit ndër vite. Ai pohoi se ” është e vërtetë që prej dekadash kemi mbështetur Elbasanin por edhe të gjithë shqipërine në fushën e arsimit kryesisht në shkollat profesionale si edhe në fushën e turizmit si edhe Teknologjinë e Informacionit. Eshtë gjithmonë interesante të gjej trashëgimninë Austro- Hungareze , si edhe të vizitoj shkollën në Labinot të Elbasanit e cila u themelua në vitin 1917 pikërisht me ndihmën e ushtrisë Austro – Hungareze e cila asokohe ishte në Shqipëri, ku rreth këtyre viteve 1916 1918 – ka punuar për infrastrukturën dhe strukturën administrative në Shqipëri. Edhe këto tre dekdat e fundit ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë mes dy vendeve, dhe shpresojmë se do të kemi edhe bashkëpunime të tjera në shqipëri”, tha Ambasadori.