Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

“Dita e Verës”, 14 Mars qyteti përfshihet në atmosferë festive dhe plot verore

14 Marsi, e rigjen qytetin sërisht me atmosfera festive, pasi të gjithë elbasanllintë presin në banesat e tyre fëmijët që tu “bajnë kam” ( kush hyn i pari në shtëpi, që të sjellë mirëse gjatë të gjithë vitit), dalin sërisht në qytet.

Mëngjesi sërisht është për fëmijët, Parada e Ditës së Verës ku 20 shkollat 9-vjecare të Bashkisë Elbasan parakalojnë me pankarta në duar ky shpalosin fabula të ndryshme për të vijuar me karnavalet, performanca, etj.

Vetë kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, i ka vendosur fëmijëve veroren me ngjyra në duart e tyre të vogla, duke bërë këmbë pikërisht tek ata që quhen e ardhmja e vendit.

Panairi i Sportit, ekspozitë me punime nga fëmijët me AK Vendi: Lulishtja përpara pallatit të sportit “Tomorr Sinani”, Panairi i bujqësisë si demonstrim i prodhimeve vendase dhe bio, fermerë nga  njësitë administrative të Elbasanit.

“Festivali i bollokumes” , i sjellë për të dytin vit, si demonstrim i artit të bërjes së bollokumeve “live” nga amvisat elbasanase. Aktivitet argëtues dhe kreativ me fëmijë. (Poçaria). Koncerti i madh në sheshin “Gensher” i përgatitur si pjesë e mozaikut të madh të aktiviteteve, kanë mbyllur më shumë se 30 aktivitete për 10 ditë në Elbasanit, qytetin e “ Dita e Verës”.

 “Dita e Verës” në Elbasan veç mikpritjes, e ka kaluar nga njëri brez tek tjetri këtë festë pagane të ardhjes së pranverës.