EDUKOJMË SOT, MBROJME MJEDISIN NESËR!
Ne diten e katert te Javes Evropiane per Reduktimin e Mbetjeve (European Week for Waste Reduction – EWWR 2026), Bashkia Elbasan vijon aktivitetet e edukimit mjedisor me nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi”, ne kuader té projektit BeMed+, ne bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës ne Shaipëri (INCA).
Permes nje sesioni edukues dhe interaktiv, nxenesit u njohen me:
Ndarjen e mbetjeve ne burim dhe riciklimin;
Reduktimin e plastikës njëpërdorimshe;
Parimet e ekonomisë qarkulluese;
Pasojat e ndotjes nga plastika ne ekosistemet natyrore;
Rëndësine e pergjegjesise individaale ne mbrojtjen e mjedisit.
Ne përfundim të aktivitetit, nxënësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, ne vlerësim të angazhimit të tyre ne edukimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Besojme se edukimi i brezit te ri eshte themeli i nje komuniteti me te ndergjegjshem, me té pergjegjshem dhe me te qëndrueshëm.
Nga ndergjegjesimi ne veprim – se bashku per nje Elbasan pa plastikë!