Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

FORCIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE PËR NJË ELBASAN MË TË GJELBËR!

Në ditën e pestë të Javës Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve (EWWR 2026), Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), zhvilloi një trajnim për forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në trajnim morën pjesë inspektorët e mjedisit, stafi i Drejtorisë së Monitorimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve dhe i Drejtorisë së Mjedisit.

Ekspertët e AKEM trajtuan:

🔹 Kuadrin ligjor për menaxhimin e integruar të mbetjeve;
🔹 Rolet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor;
🔹 Monitorimin, inspektimin dhe raportimin;
🔹 Ndarjen e mbetjeve në burim;
🔹 Parandalimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkulluese.

Në kuadër të projektit BeMed+, në bashkëpunim me INCA, u prezantuan:

Plani i Veprimit për Reduktimin e Mbetjeve, si instrument për parandalimin e ndotjes dhe reduktimin e plastikës njëpërdorimshe.

Prokurimet e Gjelbra Publike, për integrimin e kritereve mjedisore në proceset e prokurimit dhe përdorimin efikas të burimeve.
 @active.mobility.al ndau eksperiencën dhe praktikat e mira në organizimin e eventeve pa plastikë, duke prezantuar një model konkret që mund të zbatohet në aktivitetet e ardhshme të Bashkisë Elbasan.

 Përmes forcimit të kapaciteteve, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave, synojmë një administratë që jo vetëm promovon qëndrueshmërinë, por e zbaton atë në praktikat e përditshme.

 Ndryshimi fillon nga vetë institucionet – nga politikat në veprime konkrete!

#EWWR2026 #BashkiaElbasan #AKEM #BeMedPlus #INCA ActiveMobility PlasticFreeEvents GreenPublicProcurement CircularEconomy ElbasaniPaPlastikë.