Funksionet e Kartës
Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private.
Paisja dhe paraqitja e kartës është e detyrueshme nga ana e çdo studenti për përfitimin e këtyre avantazheve. Në rrjetin e shërbimeve publike, me të cilin mund të njiheni duke klikuar mbi ikonën “Shërbime Publike”, paraqitja e kartës është e mjaftueshme.
Në rrjetin e shërbimeve private partnere, me të cilin mund të njiheni duke klikuar mbi ikonën “Shërbime Private”, studentët përfitojnë uljet dhe ofertat e dedikuara për ta.