Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kodër Krastës i shtohen 400 pisha të reja!

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në Kodër Krastë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, janë mbjellë 400 fidanë pishe të reja. Kjo kurorë e gjelbër pishash i shtohet masivit pyjor të Kodër Krastës i cili vitet e fundit është kthyer në një park jo vetëm pushimi por edhe kodrinë sportive për qytetarët e Elbasanit. Preferenca sa vjen e rritet për ta frekuentuar Kodër Krastën, për nga vetë pozita gjeografike që ajo ka, por edhe nga klima, prandaj edhe e quajnë ” mushkëria e Elbasanit” . Të katër stinët e vitit, kodrën e sheh të gjelbëruar duke i dhënë qytetit një pamje akoma më të bukur. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka falenderuar të gjitha institucionet që iu përgjigjën thirrjes së Bashkisë Elbasan dhe Prefektit të Qarkut, në një aksion për zëvendësimin e pemëve të dëmtuara ndër vite. ” Mbjellja e pishave tradicionale ne Kodër Krastë do të vazhdojë, të gjithë qytetarët elbasanas mund të mbjellin pemën e tyre në këtë Kodër, e cila zbukuron mjedisin, por ruan edhe shëndetin tonë. Një pemë e mbjellë sot, më shumë shëndet për fëmijët tanë”.