Llatja/ Do të rrisim bashkëpunimin e projekteve në mjedis me Bashkinë e Osijek.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Osijek, Vladimir Ham, ka vizituar sot Bashkinë e Elbasanit, i cili është mirëpritur nga kryebashkiaku Gledian Llatja. Pasi e ka njohur me qytetin, vlerat, resurset, historinë e lashtë që e karakterizon Elbasanin, mes tyre biseda ka vijuar me projektet në të ardhmen si edhe bashkëpunimin që Bashkia e Elbasanit ka pasur me qytetin e Osijekut. “E falenderova z. Ham për bashkëpunimin e mirë që kemi patur gjatë këtyre viteve, siç treguan gjatë periudhave të vështira që kaluam, në tërmetin e nëntorit 2019 dhe mbështetjen për rikonstruksionin e disa kopshteve të Bashkisë së Elbasanit”, tha kryebashkiaku Llatja. Në këtë takim u diskutua edhe shkëmbimi i eksperiencave mes stafeve të dy bashkive sidomos ato të planifikimit urban dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëra. ” Bashkia e Elbasanit po përgatitet në një plan aktiv për mbjelljen e pemëve, por sidomos në uljen e karbonit në zonën industriale, si edhe do të kemi bashkëpunim edhe mes dy prefekturave të qyteteve tona, me qëllim jo vetëm për të ndarë eksperiencat por edhe për të forcuar lidhjet mes nesh”, shtoi Llatja. Nga ana e tij Z. Ham vlerësoi punën e mirë të bërë nga kryebashkiaku i Elbasanit, ndërsa shprehu edhe një herë bashkëpunimin në vazhdim për projektet dhe eksperiencat mes dy bashkive.