Mblidhet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike!
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka thërritur mbledhjen e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike, e fundit për këtë vit. Edhe në këtë takim të rradhës janë diskutuar disa prej pikave më të rëndësishme të zbatuara gjatë vitit 2021, ku pjesa më e madhe e synimeve të vendosura u arrit. Këshilli Vendor për Sigurinë Publike, është një shembull i qartë i përpjekjes dhe kontributit të autoriteteve dhe aktorëve lokalë në funksion të identifikimit, të kuptuarit dhe parandalimit të faktorëve dhe sjelljeve që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së njerëzve dhe komuniteteve. Ne jemi të bindur se nismat e suksesshme për rritjen e sigurisë, e për pasojë të cilësisë së jetesës, janë të rrënjosura në një qasje gjithëpërfshirëse të institucioneve, shoqërisë civile, familjes, të rinjve, edukatorëve dhe udhëheqësve fetarë dhe të komunitetit. Në këtë prag fundviti ne ndajmë një sërë arritjesh të rëndësishme.
• Përzgjedhjen e strukturave komunitare – tashmë çdo lagje në territorin e Bashkisë Elbasan ka ndërlidhësa komunitar të cilët do të mundësojnë identifikimin dhe adresimin e problematikave që shqetësojnë komunitetin e tyre.
• Strehimin social – Bashkia Elbasan ka ofruar bonus social për rreth 179 gra kryefamiljare, persona me aftësi ndryshe, persona të komunitetev rom egjyptian dhe familje me një prind.
• Menaxhimin e rasteve të dhunës në familje në Strehëzën e Emergjencës.