Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Miq ndër shekuj/ Ambasadori Turk viziton Elbasanin

Java e Kulturës Turke ka vijuar me një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike gjatë fundjavës. Qytetin e Elbasanit e ka vizituar ambasadori i ri i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay. Delegacioni turk është pritur nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili e ka njohur ambasadorin me qytetin.  Ambasadori ka parë nga afër lagjen ” Kala”, si dhe është njohur me  disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit . Në vijim një shfaqje me valle turke është zhvilluar në teatrin ” Skampa” ku nuk ka munguar pjesëmarrja e shumë qyterëve elbasanas të cilët janë të apasionuar pas valleve dhe këngëve turke. Vizita e Ambasadorit turk në Elbasan përkon në kuadër të javës së   Kulturës Turke e cila shpalosi për qytetarët e Elbasanit esencën e traditës që nga vallet, muzikën, letërsinë, kinematografinë dhe kulinarinë.