Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Nis rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Dervish Biçakçiu”

Ka nisur puna për rehabilitimin dhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në rrugën “Dervish Biçakçiu”, një ndërhyrje e rëndësishme infrastrukturore që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës dhe që i paraprin asfaltimit të plotë të rrugës.

Ky investim pritet t’u shërbejë drejtpërdrejt rreth 200 familjeve, duke zgjidhur një problematikë të hershme të kanalizimeve dhe duke garantuar një sistem më funksional dhe më të sigurt të KUZ-it.

Banorët e zonës do të përfitojnë jo vetëm nga përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve, por edhe nga transformimi i plotë i infrastrukturës rrugore pas përfundimit të ndërhyrjes, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës dhe standardeve urbane në komunitet.

Puna po vijon me ritme të shpejta, ndërsa mbetet prioritet zgjidhja e problematikave të kanalizimeve në zonat informale, përmes investimeve konkrete dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme në terren.

Bashkia Elbasan është e angazhuar për të adresuar sa më shpejt çdo problematikë të rrjetit të kanalizimeve në zonat informale, duke sjellë zgjidhje afatgjata për komunitetin dhe duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në çdo lagje.