Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Njohuri dhe aftësi për një qeverisje vendore më të mirë

Akademia e Trajnimit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri (TALGA) mbështet zhvillimin profesional të të zgjedhurve dhe punonjësve të qeverisjes vendore, si edhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Në qendër të veprimtarisë së saj është përgatitja e një administrate vendore më të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të komuniteteve dhe sfidave të zhvillimit vendor.

Për më shumë info kliko këtu

Enabling City Transformation-Certificate-of-Completion

ELBASANI ka kënaqësinë të njoftojë se ka përfunduar zyrtarisht Programin Enabling City Transformation!
Pas 18 muajsh pune intensive dhe përkushtimi, projekti Elbasan Climate-Neutral Innovation in Mobility (eCIM) ka arritur rezultate të rëndësishme për përshpejtimin e tranzicionit të Elbasanit drejt një mobiliteti urban të qëndrueshëm, inteligjent dhe neutral ndaj klimës.
Përmes projektit eCIM, kemi avancuar planifikimin e mobilitetit me biçikleta dhe në këmbë, kemi testuar zgjidhje pilot për lëvizje më të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve, kemi prezantuar mjete inteligjente dhe të bazuara në të dhëna për mobilitetin, kemi forcuar kapacitetet e bashkisë për planifikimin e mobilitetit të qëndrueshëm dhe kemi përfshirë në mënyrë aktive nxënësit, qytetarët dhe aktorët vendorë në formësimin e së ardhmes së mobilitetit në qytetin tonë.
Më e rëndësishmja, këto veprime na kanë ndihmuar të testojmë se si planifikimi, teknologjia, të dhënat, bashkëpunimi institucional dhe pjesëmarrja e komunitetit mund të ndërveprojnë për të mbështetur një qasje më të integruar ndaj mobilitetit urban dhe për të kontribuar në zbatimin e Kontratës Klimatike të Qytetit të Elbasanit.
Ky program na dha mundësinë të eksplorojmë veprime inovative që krijojnë kushtet e nevojshme për kapërcimin e sfidave sistemike të veprimit klimatik dhe hapin rrugën drejt një transformimi urban gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Jemi të lumtur dhe krenarë që kemi qenë pjesë e këtij programi dhe e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Misionin e BE-së për Qytetet, si dhe platformën NetZeroCities për mbështetjen, lehtësimin e procesit dhe instrumentet e ofruara. Falënderojmë gjithashtu të gjithë ata që kemi takuar, me të cilët kemi krijuar lidhje dhe kemi bashkëpunuar gjatë këtij rrugëtimi!
Ky nuk është fundi, por vetëm një hap i rëndësishëm që na afron më shumë drejt një të ardhmeje neutrale ndaj klimës.

NJOFTIM PËR HAPJEN E REGJISTRIMEVE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bashkia Elbasan njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se kanë nisur regjistrimet e fëmijëve në institucionet e arsimit parashkollor (kopshte dhe klasa përgatitore) për vitin shkollor 2026–2027.

Aplikimet do të pranohen pranë Zyrës së Informacionit në Bashkinë Elbasan, nga data 04.06.2026 deri më 30.06.2026, çdo ditë nga e hëna në të premte, në orarin 09:00–12:00.

Aplikimi për regjistrim i fëmijëve bëhet me deklaratën tip të plotësuar në zyrën e informacionit në bashki nga personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, sipas shtojcës nr.1 në Urdhërin e MAS nr.31/2020 dhe me dokumentacionin e mëposhtëm: 

  • Formulari i aplikimit;(formulari i aplikimit do të plotësohet pranë zyrës së informacionit kur të dorëzoni dokumentet)
  • Certifikatë personale e fëmijës;
  • Certifikatë familjare;
  • Certifikata ose Kartela e vaksinave të fëmijës;
  • Vërtetim banimi;
  • Vërtetim për marrëdhënien në punë e të paktën njërit prej prindërve/kujdestarëve ligjorë (për kopshtet me ditëngrënie)

Regjistroni fëmijën tuaj në kohë dhe bëhuni pjesë e një mjedisi edukativ, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e tij.

Ju mirëpresim!

Thirrje Publike eCIM

Je student ose i ri në Elbasan?

Bëhu pjesë e projektit eCIM – Elbasan Climate-Neutral Innovation in Mobility dhe kontribuo në transformimin e mobilitetit urban drejt një qyteti më të qëndrueshëm dhe më miqësor me komunitetin.

📍 Programi përfshin:
✅ Trajnime mbi mobilitetin e qëndrueshëm
✅ Workshop-e kreative dhe interaktive
✅ City Walks në terren
✅ Aktivitetin final “Elbasan / City Without Cars”

👥 Programi synon të angazhojë studentë dhe të rinj në zhvillimin e ideve dhe zgjidhjeve për një Elbasan më të gjelbër dhe me më pak emetime.

📅 Aktivitetet zhvillohen gjatë periudhës Maj – Qershor 2026.

📲 Apliko këtu:
Thirrja Publike për të Rinj dhe Studentë: eCIM

🔗 Ose skano QR Code në poster.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit NetZeroCities dhe zbatohet nga Bashkia Elbasan në partneritet me Urban Research Institute.

Njoftim Shpronësimi – në zbatim të projektit zgjerimi i rrugës “Petrit Kallajxhiu”, ndodhur në Z.K 8522”.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 58 datë 28.04.2026, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Zgjerimi i rrugës “Petrit Kallajxhiu”, ndodhur në Z.K 8522”, si dhembështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 25.05.2026, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike dhe Strehimit, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

Njoftim në kuadër të Javës së Evropës

Në kuadër të Javës së Europës 2026, të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen teatrore “Një diplomë për njerëzit e zakonshëm” nga artistja Anila Balla.

Vendi: Teatri “Skampa”, Teatri Skampa
Data: 10 Maj 2026
Ora: 19:00

Kjo performancë artistike vjen si pjesë e aktiviteteve festive të Javës së Europës dhe synon të përcjellë mesazhe reflektuese dhe frymëzuese për publikun.

Ftojmë qytetarët, të rinjtë dhe studentët e qytetit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike.

Njoftim për shpronësim

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 7 datë 28.01.2026, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Ndërtimi i rrugës rrotonda e varrezave – intersektimi i rrugës “Nos Josifi”, ndodhur në Z.K 8522 dhe 8527”, si dhembështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 20.02.2026, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike dhe Strehimit, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.