Pas reshjeve intensive, Elbasani rikthehet në normalitet
Pas reshjeve intensive të ditës së djeshme, strukturat e Bashkisë Elbasan kanë vijuar punën gjatë gjithë natës për pastrimin dhe sistemimin e zonave të prekura.
Grupet e punës kanë qenë në terren pa ndërprerje, duke ndërhyrë në rrugë, trotuare, kryqëzime dhe hapësirat mes pallateve për largimin e ujit, inerteve dhe mbetjeve të sjella nga prurjet.
Sot, rrugët e qytetit janë të pastruara dhe qarkullimi vijon normalisht. Edhe rrugët lidhëse në njësitë administrative dhe fshatra janë të kalueshme.
Pas reshjeve me intensitet të pazakontë, ku në vetëm 30 minuta u regjistruan rreth 60 litra ujë për metër katror, puna e strukturave të Bashkisë vijon në terren për rikthimin e plotë të normalitetit në çdo zonë të prekur.
Bashkia Elbasan falënderon të gjithë punonjësit që kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
Strukturat bashkiake vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe për ndërhyrje kudo ku është e nevojshme, deri në eliminimin e plotë të pasojave të reshjeve.