Pastrimi i kanaleve kulluese në Bradashesh, parandaloi përmbytjet dhe i paraprin sezonit të verës
Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një superaksion për pastrimin e kanaleve kulluese në Bradashesh,ku flota e mjeteve vazhdon punën dhe është drejt përfundimit.
Vetëm kanali i parë është 800 metra i cili prek drejtëpërdrejt dhe ndihmon në kullimin e 60 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Recan, Karakullak, si edhe një pjesë të Bradasheshit.
Kyetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri kanë parë nga afër këtë punë që po kryen bashkia e Elbasanit. Sipas z. Llatja” me këtë superaksion ne po përgatitetmi për sezonin e verës si edhe të shirave, ku paralelisht puna po vijon edhe në kanalet kulluese si edhe ato vaditëse”.
Sipas z. Llatja ” ky është një nga një sërë projektesh që ne kemi ndërrmarë bashkë me ndërmarrjen e shërbimeve publike, ku me ndarjen e ndërmarrjes në dy pjesë i kemi dhënë një fokus të vecantë fshatit për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve. Fokusi ka qenë dhe mbetet për ne zhvillimi ekonomik”, tha ai.
Duke e vënë theksin tek programi i qeverisë që ka dhënë mjetet të cilat janë të domosdoshme për pastrimin e kanaleve kulluese drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri pohoi se ” këto efekte po duken për mirëmbajtjen e kanaleve të cilët dhanë edhe rezultat në ditët e fundit me shumë shira, që praktikisht këto toka do të përmbyteshin.
Ndaj e vlerësoj punën e bashkisë së Elbasanit, e cila natyrshëm ndihmon edhe bashkitë e tjera të cilat nuk i kanë këto mjete dhe më vjen mirë që bashkëpunohet brenda qarkut për të bashkëpunuar me njëri tjetrin”.
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/421915146_932443031586482_4883617554416097165_n-1024x683.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/420089788_932443018253150_1338021021922862771_n-1024x683.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/420094840_932442824919836_9049762519332387278_n-1024x884.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/420109068_932443001586485_3170888264580315455_n-1024x683.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/421848007_932442928253159_227812228787882920_n-1024x683.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/421860155_932442908253161_7602940147038807367_n-1-1024x683.jpg)
![](https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2024/01/421894933_932442978253154_1542808139673384509_n-1024x683.jpg)