Përfaqësuesi i UNICEF, viziton bashkinë e Elbasanit
Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF në Shqipëri Z. Murat Sahin, ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Elbasanit, ku është mirëpritur nga kryetari z. Gledian Llatja.
Gjatë këtij takimi, mes tyre është diskutuar rreth prioriteteve që Bashkia Elbasan i ka dhënë fëmijëve dhe të rinjve, si edhe për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit, me synimin për të rritur shërbimet miqësore për fëmijët në çdo bashki, dhe për t’u dhënë komuniteteve lokale veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve – një mundësi për të ndikuar në zhvillimin e qytetit të tyre.
Z. Murat Sahin, Përfaqësues i ri i UNICEF gjatë kësaj vizite ka përshëndetur nismat lokale të ndërmarra deri tani për fëmijët.