Programi Ditës së Verës në Elbasan
“Dita e Verës” është festuar në qytetin e Elbasanit me ritualin shekullor, me dalje në natyrë, pa e prishur traditën e bukur dhe të veçantë, të trashëguar ndër breza. Sipas të moshuarve, pragfesta, dita e festës dhe një muaj më pas, njerëzit sheshonin gjithë kontradiktat, zënkat dhe mëritë. ”Dita e Verës”, fitonte kështu një “status” krejt të veçantë, duke imponuar mirësinë, paqen dhe qetësinë. Në këtë kuadër, Bashkia e Elbasanit ka hartuar një program të gjerë festimesh për këtë ditë të shënuar më së shumti për elbasanllinjtë të cilët prej shekujsh e kanë festuar këtë ditë.
Programi për ditën e Verës
Data 09 -10- 11 Mars
Fëmijët e kopshteve të Bashkisë Elbasan festojnë ardhjen e pranverës: Parku “ Rinia”/ 10:00
Kampionati i basketbollit dhe volejbollit: Pallati i Sportit/ 11:00
Nata finale e Festivalit për Fëmijë “ Zërat Pranverore”
Qendra Rinore Elbasan/ 16.00
Data 12 Mars
Panairi i Zejeve : Parku “Aqif Pasha” / 10:00
Panairi Industrial : Lulishtja Valmi/ 10:00
Koncert i Harqeve : Kisha Shën Maria Kala / 10:00
Karaoke : Parku “Rinia” / 18: 00
Koncert: “ Një lulisht me trëndafila” : Teatri “ Skampa” 18:00
“ De file” parakalimin e grupeve popullore me veshje tradicionale : Sheshi Gensher/ 18:00
Data 13 Mars
Panairi i Zejeve : Parku “Aqif Pasha”/ 10:00
Panairi Industrial : Lulishtja Valmi/ 10:00
Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00
Dance Street, Dita e Balonave : Stadiumi Elbasan Arena / 11:00
Minikampionati i futbollit / Kompleksi “ Ajek” / 13.00
Koncerti i Mbrëmjes Nata e Verës 2022 : Sheshi “Gensher” / 20:00
Data 14 Mars
Ekspozita fotografike e Elbasanit ndër vite : Muzeu Etnografik / 10:00
Parada e Karnavaleve : Sheshi “ Gensher” / 10:00
Panairi i Sportit: Stadiumi Elbasan Arena / 08:00
Këndi i Lojrave popullore: Kodra e Krastës/ 10:00
Panairi industrial / Lulishtja Valmi/ 10:00
Koncert Live : Elita 5 / Sheshi “ Gensher” / 11.00 Ftojmë të gjithë qytetarët elbasanas, por edhe miqtë nga vendi dhe diaspora të bëhen pjesë e festimeve në qytetin e Luleve!