Starton Buxhetimi me Pjesëmarrje në Njësinë Administrative Labinot Fushë
Bashkia e Elbasanit nisi si çdo fund viti, një nga proçeset më të rëndësishme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, i cili organizohet tashmë prej më shumë se një dekadë, dhe që paraprin miratimin buxhetit të bashkisë për vitin pasardhës.
Kryetari i bashkisë Z.Gledjan Llatja e ka nisur këtë proçes të rëndësishëm i cili ka impakt të drejtëpërdrejtë tek qytetari në Njësinë Administrative Labinot Fushë.
Pas dëgjesave të banorëve të kësaj njësie, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha: kemi nisur dëgjesat publike në për të diskutuar projektet që do të përfshijmë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Në këtë vit jo të lehtë që po lëmë pas kemi bërë shumë punë. Rruga e re e rikonstruktuar e fshatit Griqan tashmë është një tjetër realitet, pastrimi i kanaleve ujitëse në ndihmë të fermerëve të zonës dhe rehabilitimi i ndriçimit në lagjjet e fshatrave të Njësisë Labinot Fushë janë vetëm një pjesë e punës sonë të përditshme”- është shprehur Z. Llatja.
Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, kanë dalë edhe prioritetet për vitin 2022, por edhe janë vënë në pah punet e mira që janë bërë.