Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Urbanizim në cdo lagje, fshat dhe Njësi Administrative    

Një tjetër investim i përfunduar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papërr. Bëhet fjalë për shtrimin e 1.8 km rrugë me asfalt e cila do t’i shërbejë 750 banorëve të fshatit Balldren.

  Fundin e punimeve i ka parë nga afër kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorët e vuri theksin tek premtimi që kishte bërë për rikonstruksionin e kësaj zone.

“Ky investim tani përfundoi, me një cilësi dhe një standart të mirë për t’i ardhur në shërbim të gjithë banorëve.

 Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve të Balldrenit që të shtrohej rruga kryesore e fshatit”, tha Llatja.

Sipas tij ” janë edhe pjesë të tjera të rrugëve të brendshme, ku i gjithë fshati është urbanizuar gjatë këtyre viteve.

E rëndësishme është që premtimet që kemi dhënë po i mbajmë, të gjitha”.

Bashkia Elbasan ka nisur  një sërë investimesh gjatë kësaj kohe në Elbasan, në ujësjellës, kanalizime të ujrave të zeza, në frastrukturën rrugore.

Gjithashtu edhe projekti i madh po ecën mirë i Auto Poto Parkut me infrastruktrën lidhëse, por sipas kryebashkiakut “kryesore patjetër janë edhe përmirësimi i infrastrukturës së lagjeve, nuk janë vetëm gjërat e mëdha.

Ne përvec gjërave të mëdha po i kushtojmë një vëmëndje të madhe edhe infrastrukturës sonë të lagjeve të brendshme”, tha ai.

Balldreni është një fshat i madh dhe ndodhet shumë pranë zonës industriale me pallate të ndërtuara që në kohën kur u ndërtua ish metalurgjiku në Elbasan.