Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

11 Nëntor 1944 – Çlirimi i Elbasanit

Të nderuar Veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare!
Të nderuar deputetë, qytetarë të qytetit tim!
Jemi mbledhur sot të kujtojmë së bashku një nga ditët më të rëndësishme, atë të Çlirimit të Elbasanit, si edhe 23 partizanët e Brigadës së XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme.
77 vjet më parë partizanët e Brigadës së 15 Sulmuese të ngritur në luftë bashkë me popullin çliruan qytetin pikërisht në 11 Nëntor të vitit 1944.
Shumë familje patriotike të qytetit, por jo vetëm, e cilësuan 11 Nëntorin si festën më të madhe. Nisi të respektohej tradita e festave, ku në çdo ballkon apo derë të shtëpive elbasanase u var flamuri i kuq kombëtar. Vazdojmë të ruajmë historinë e vendit tonë, të respektojmë çdo sakrificë të dëshmorëve dhe të gjithë popullit elbasanas që pa ndërhyrjen e askujt, bënë të mundur çlirimin e vendit nga fashizmi.
Elbasani i dha Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare 136 dëshmorë, por dëshmorë të Elbasanit janë edhe 400 normalistët që studiuan në Normalen e Elbasanit dhe ranë heroikisht në luftë në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Elbasani pësoi dëme të mëdha ekonomike, financiare dhe njerëzore.
Ndaj dhe sot, pas 77 vitesh ne e kemi nder të jemi qytetarë të Elbasanit, qytetit të dijes dhe arsimit, të kulturës dhe mikpritjes. Ne së bashku do të vazhdojmë ta çojmë qytetin tonë përpara duke përballuar çdo sfidë, dhe përmirësuar çdo aspekt të jetës së qytetarëve.
Mirënjohje të përjetshme dëshmorëve tanë!