Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 8 Qershor 2022

Java e demokracisë vendore/ Llatja: Elbasani qyteti që i ka dhënë hov vullentarizmit

Java e Demokracisë Vendore 2022, e organizuar nga ” Lëviz Albania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në ditën e dytë ka patur temë ” Individët si aktorë ndryshimi”.

Në këtë Forum ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, i cili solli në vëmëndje të pranishmëve, angazhimin e të rinjve në Elbasan për të bërë sa më shumë punë vullnetare në dobi të komunitetit si dhe grupeve më me  shumë nevoja.

Kryebashkiaku solli në vëmendje edhe vendosjen e shumë koshave në qytet, në zona periferike, si edhe në ambjente shkollash, ku u bë një punë e mirë vullnetare që i gjithë komuniteti të sensibilizohej që mbeturinat të hidheshin në kosha dhe jo në rrugë.  

“Vendosja e koshave, ka sjellë një impakt pozitv në komunitet, sa i përket kulturës që përcjell, për hedhjen e mbeturinave në vendet e posaçme. Ky sensibilizim është një element pozitiv, pasi nuk shkakton ndotje të mjedisit”.

Vullnetarizmi dhe zëri i një individi të vetëm, ka pasur ndikim pozitiv edhe tek banorët e komunitetit Rom në Elbasan.

” Është pikërisht zëri i një individi ai i cili jep mesazhin për një problem të caktuar, dhe gjërat marrin për mirë. Pushteti vendor funksionon në mënyrë piramidale, kalon nga One – Stop – Shop, tek administratori, dhe më pas tek Bashkia dhe kryetari i Bashkisë. Por, kur kemi një grup aktivizimi, zëri dëgjohet direkt. Ajo që doja të nxisja me më shumë zë, është aktivizimi, vullnetarizmi. Kur flasim për këto dy çështje, flasim për një shoqëri që ka arritur nivelin e vet të demokracisë. Uroj shumë që të kemi sa më shumë grupe aktive në qytetet tona. Të kemi një zë i cili na vjen në vazhdimësi për problemet që ne kemi. Në qytetin e Elbasanit ashtu edhe në periferi ne kemi disa grupe aktive të cilat sjellin zërin e  tyre në vazhdimësi për problematikat që hasen në qytet, me qëllim që të bëjmë punë dhe t’i bëjmë ato të qëndrueshme”,tha Z. Llatja.Ndër të tjera kryebashkiaku i dha rëndësi edhe Buxhetimit me Pjesëmarrje si edhe Programit Afatmesëm Buxhetor, takime që realizohen direkt me komunitetin, ku është pikërisht zëri i individit ai i cili dëgjohet direkt. Jo çdo Bashki i aplikon, por që Bashkia Elbasan ka një eksperiencë shumë vjeçare tashmë.