Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Qershor 2022

Llatja/ 100 vjet marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë

Kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka.pritur ne një vizitë në zyrën e tij  anëtarin e partisë Laburiste Britanike  ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në këtë takim mes miqsh janë diskutuar shumë projekte në të ardhmen për Elbasanin, ndërsa kryebashkiaku Llatja i ka prezantuar  Z. John Grogan edhe resurset e shumta historike, turistike dhe kulturore që ka Elbasani ndër shekuj. Në fokus të këtij takimi mes tyre ishte edhe përforcimi i miqësisë mes dy vendeve  në kuadër edhe të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Britani. Pas takimit kryebashkiaku Llatja u shpreh se ‘ kisha kënaqësin të takoja ditën e sotme një mik të mirë të Shqipërisë, anëtarin e Partisë Laburiste Britanike, ish-Kryetarin e grupit të miqësisë Shqiptaro-Britanike dhe ish-deputetin e parlamentit Britanik, z.John Grogan. Në një bisedë shumë miqësore ndam sëbashku ide dhe projekte për të ardhmen e Elbasanit duke përforcuar edhe më shumë miqësinë mes vendeve tona, në këtë vit të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Britanike.

Llatja/ Kemi ngritur një Akademi Futbolli të shëndetshme dhe te sigurtë për Elbasanin

Në kompleksin sportiv ” Shefqet Lamcja” u kurorëzua një tjetër sezon i sukseshëm për ekipet e moshave të Akademisë së Futbollit në Elbasan. AF Elbasani U – 13 u shpall kampion rajonal. Ndeshjen nga afër të fitores e ka parë dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i cili u shpreh se ” jemi shpresëplotë që e ardhmja e Ekipit të Elbasanit është e sigurtë. Eshtë një nismë e nisur një vit më parë ku shumë skepticistë ishin të cuditur me këtë vendimarrje, dhe ecurinë që do kishte Akademia e Futbollit të Elbasanit. Sot, mbas një viti të gjitha ekipet, të gjitha skuadrat dolën kampion në javën e parë, ndërsa shpresojmë që javën tjetër të kemi fitues Ekipin U – 11. Tashmë kemi vënë gurët e themelit, janë konsoliduar ato dhe po ngrihet një Akademi Futbolli e shëndeshme për Elbasanin”.

Java e demokracisë vendore/ Llatja: Elbasani qyteti që i ka dhënë hov vullentarizmit

Java e Demokracisë Vendore 2022, e organizuar nga ” Lëviz Albania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, në ditën e dytë ka patur temë ” Individët si aktorë ndryshimi”.

Në këtë Forum ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, i cili solli në vëmëndje të pranishmëve, angazhimin e të rinjve në Elbasan për të bërë sa më shumë punë vullnetare në dobi të komunitetit si dhe grupeve më me  shumë nevoja.

Kryebashkiaku solli në vëmendje edhe vendosjen e shumë koshave në qytet, në zona periferike, si edhe në ambjente shkollash, ku u bë një punë e mirë vullnetare që i gjithë komuniteti të sensibilizohej që mbeturinat të hidheshin në kosha dhe jo në rrugë.  

“Vendosja e koshave, ka sjellë një impakt pozitv në komunitet, sa i përket kulturës që përcjell, për hedhjen e mbeturinave në vendet e posaçme. Ky sensibilizim është një element pozitiv, pasi nuk shkakton ndotje të mjedisit”.

Vullnetarizmi dhe zëri i një individi të vetëm, ka pasur ndikim pozitiv edhe tek banorët e komunitetit Rom në Elbasan.

” Është pikërisht zëri i një individi ai i cili jep mesazhin për një problem të caktuar, dhe gjërat marrin për mirë. Pushteti vendor funksionon në mënyrë piramidale, kalon nga One – Stop – Shop, tek administratori, dhe më pas tek Bashkia dhe kryetari i Bashkisë. Por, kur kemi një grup aktivizimi, zëri dëgjohet direkt. Ajo që doja të nxisja me më shumë zë, është aktivizimi, vullnetarizmi. Kur flasim për këto dy çështje, flasim për një shoqëri që ka arritur nivelin e vet të demokracisë. Uroj shumë që të kemi sa më shumë grupe aktive në qytetet tona. Të kemi një zë i cili na vjen në vazhdimësi për problemet që ne kemi. Në qytetin e Elbasanit ashtu edhe në periferi ne kemi disa grupe aktive të cilat sjellin zërin e  tyre në vazhdimësi për problematikat që hasen në qytet, me qëllim që të bëjmë punë dhe t’i bëjmë ato të qëndrueshme”,tha Z. Llatja.Ndër të tjera kryebashkiaku i dha rëndësi edhe Buxhetimit me Pjesëmarrje si edhe Programit Afatmesëm Buxhetor, takime që realizohen direkt me komunitetin, ku është pikërisht zëri i individit ai i cili dëgjohet direkt. Jo çdo Bashki i aplikon, por që Bashkia Elbasan ka një eksperiencë shumë vjeçare tashmë.

Llatja/ Pastrimi i kanaleve vaditëse, për të patur sa më shumë prodhime të stinës.

Të gjitha kanalet vaditëse të cilat janë në territorin e Bashkisë së Elbasanit, thuajse kanë përfunduar proçesin e pastrimit.

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet e kryera nga punonjësit e ASHP – së, për pastrimin e kanalit vaditës në Gurakuq të Njësive Administrative Shushicë dhe Labinot Fushë.

Sipas kryebashkiakut, ” kanali vaditës i vjen në ndihmë më shumë se 80 hektarë tokë bujqësore të fermerëve të këtyre njësive. Këtë vit pastrimi  i kanaleve vaditëse në Bashkinë e Elbasanit nisi më herët, për shkak të rritjes së menjëherëshme të temperaturave. Për këtë arsye, ne u angazhuam që në një kohë rekord të pastrojmë kanalet vaditëse, me qëllim që fermerët tanë të mos kenë probleme me vaditjen e tokave bujqësore”.

Sakaq kryebashkiaku, i bën apel të gjithë banorëve të zonave ku edhe ndodhen kanalet vaditëse, që të mos hedhin inerte dhe mbeturina, pasi sipas tij, ky veprim shkakton vetëm problem për ta.

” Është e vërtetë që Bashkia Elbasan është në çdo kohë funksionale, por kjo nuk do të thotë që qytetarë të papërgjegjshëm të abuzojnë duke dëmtuar pronën e përbashkët”, tha Llatja.

 Nisja më herët e pastrimit të kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e Bashkise Elbasan, ka ardhur edhe si pasojë e kërkesave të vetë fermerëve.

 Kreu i Bashkisë shton se ” i  kemi përshpejtuar ritmet duke punuar pa orar me qëllim që t’i ofrojmë fermerëve shërbimin e duhur për të arritur sa më shumë prodhim të stinës”.Banorët falenderojnë bashkinë e Elbasanit për pastrimin e kanalit vaditës në kohën e duhur.

Llatja/ Çdo hapësirë publike do t’i kthehet qytetarëve të Elbasanit.

Kodra e Krastës, zona e pyllëzuar e cila ndodhet 1.5 km në lindje të qytetit të Elbasanit, do ti rikthehet totalisht qytetarëve.

Bashkia e Elbasanit sistematikisht ka kryer aksione të shumta për lirimin e hapësirave publike në Kodër Krastë, si edhe në mbjelljen e shumë pishave në këtë zonë të pyllëzuar e cila quhet edhe “mushkëria” e qytetit.

Ditën e sotme, kryebashkiaku Z. Gledian Llatja me punonjës të IMT-së, ka qenë i pranishëm në aksion, ku fadromat po prishin të gjitha objektet pa leje në Kodër Krastë.

” Jemi rikthyer sërisht në Krastë në një aksion, për lirimin e të gjitha hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme nga persona të papërgjegjshëm, të cilët e kanë konsideruar në vazhdimësi Krastën si zonë private. Zona e Krastës konsiderohet si “mushkëria e qytetit” përveç mbjelljeve të vazhdueshme që kemi bërë, kemi nisur edhe me lirimin e hapësirave publike”, tha Z Llatja.

Sipas tij, ” nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që ka zaptuar me parcela në mënyrë të paligjshme në zonën e Krastës. Fondi pyjor është i qytetarëve të Elbasanit.

Ditën e sotme janë prishur dy godina të ngritura në këtë zonë, të cilat shërbenin si stane, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme të cilët jo vetëm prishin imazhin e Krastës, por edhe dëmtojnë ambjentin rreth e qark.

Llatja/ Një verë aktive me shumë aktivitete vetëm për fëmijët

Atmosferat festive të  1 Qershorit kanë çelur edhe siparin e një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive, për fëmijët në qytetin e Elbasanit.

 Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan, ka mbledhur fëmijët të cilët kanë pasur një dëshirë të madhe këtë vit për ta frekuentuar, duke organizuar një koncert të madh festiv, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.

Përreth një orë, fëmijët kanë recituar, vallëzuar dhe kënduar këngët e tyre të trajnuar nga stafi i kësaj qendre.

” Ne po  bëhemi gati për një verë aktive, ne sherbim  të fëmijëve, ku do të ketë shumë aktivitete për to. I kishim ndaluar disa aktivitete për shkak të pandemisë, por kjo verë do të kthehet në një tjetër ritëm, do të kthehet për të gjithë, por kryesisht për fëmijët”, tha në fjalën e tij kryebashkiaku Gledian Llatja.

Këtë vit Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar një sërë aktivitetesh vetëm me fëmijët, aktivitete sportive, festivale, etj.

 Kjo qendër ka përgatitur edhe një kalendar festash të cilat konsistojnë për tre muajt e verës, ku finalizohen edhe në muajin gusht me Festivalin e  35-te  për fëmijët.

1 Qershori/ Llatja feston me  fëmijët në zyrën e tij.

Me rastin e 1 Qershorit, festës ndërkombëtare të fëmijëve,kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e kopshtit Nr.7. Me naivitetin dhe shkelqëlqimin e syve që i karakterizon këta vogelushe, zyra e kryebashkiakut u kthye në një ambjent festiv dhe plot buzëqeshje. I rrethuar nga vogëlushët festa u kthye në një mini spektakël ku vogëlushët me rradhë nisën të recitonin vjershat e tyre me temë qytetin, 1 Qershorin, etj. Fëmijët kanë falenderuar kryebashkiakun që nga dita në ditë e ka zbukuruar qytetin me më shumë gjelbërim, ndricim, kënde.lojrash dhe shumë parqe për argëtim, si edhe inagurimin e spitalit pediatrik ku fëmijët marrin shërbim mjekësor. Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë përcolli urimin për të gjithë fëmijët, prindërit dhe mësuesit.

” Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur!

 Jeni ju burimi i çdo gjëje, lumturia më e madhe. Kjo ditë, na përkujton të drejtat e fëmijëve që të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.

Ndaj, ju uroj të keni mirëqenie, lumturi, më shumë se kurrë. Le të jetë 1 Qershori edhe një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Është një ditë që ne të rriturit, prindërit, të kujdesemi për edukimin, shëndetin, e tyre.

Fytyrat dhe zemrat tuaja të bukura qofshin të lumtura përgjithmonë.

Fëmijët, janë koncepti ynë për të bukurën, lumturia jonë e vetme pa shpërblim.

Të dashur prindër e mësues, gëzuar ditën e jetës sonë të vërtetë, një nga ditët më të bukura e të sinqerta!Qoftë festë përditë!