Llatja/ Do të shtojmë hapësirat e gjelbërta në të gjitha ambjentet e shkollave
Në këtë sezon mbjelljesh, që zgjat deri në muajin mars, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka vijuar mbjelljen e pemëve në gjimnazin e Kuqanit.
Pas shkollës në Hajdaran, ku u mbollën 20 pemë, nismës së mbjelljes së pemëve për të patur sa më shumë ambjente të gjelbërta i janë bashkuar edhe gjimnazistët e gjimnazit “Anastas Cakalli”, në Kuqan.
Llatja i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, që të ndërrmarin nisma të tilla me qëllim që të shtojmë ambjentet e gjelbëruara anembanë.
Në gjimnazin e Kuqanit u mbollën 20 fifdanë të rinj, duke vijuar me ritme të larta nismën për gjelbërimin e hapësirave.