Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 5 Gusht 2024

Normalizohet situata pas vënies në kontroll të vatrave të zjarrit në kodrat e Valsit

Pas disa orësh përpjekje të pandërprera, ekipet tona kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin pranë fshatit Valas. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me bashkitë fqinje, Drejtorinë e Përgjithshme të Zjarrfikësve, Emergjencat Civile, Forcat e Ushtrisë dhe Prefekturën Elbasan, arritëm të shpëtojmë banesat dhe objektet e rëndësisë së veçantë.

Ekipet vijojnë të jenë në terren për të monitoruar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

“Dëshiroj të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve, Arben Cara, dhe Kryetarin e Bashkisë Cerrik, Andis Salla, për mbështetjen e tyre të çmuar,” tha Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ai gjithashtu bëri thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët: “Zjarrvënia, qoftë e qëllimshme apo aksidentale, është një vepër penale e dënueshme me ligj. Ju lutemi, tregohuni të kujdesshëm dhe raportoni çdo aktivitet të dyshimtë.”

Bashkia Elbasan mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit, duke u angazhuar maksimalisht në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.