Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 7 Maj 2026

Nga rrënojat te modeli europian, transformimi i shkollës “Jonuz Çarçiu” në Tregan.


Falë mbështetjes së Bashkisë Elbasan dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shkolla e re “ Jonuz Carçiu” në Tregan është shndërruar në një nga institucionet arsimore më moderne në zonë. E ndërtuar sipas standardeve europiane, ajo ofron ambiente bashkëkohore mësimore, laborator teknologjie, palestër, si dhe hapësira të dedikuara për zhvillimin dixhital dhe aktivitetet edukative.
Gjatë një vizite në këtë shkollë, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, deputetja Evis Kushi dhe drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Vesa Lico panë nga afër kushtet dhe investimet e realizuara, duke u pritur nga stafi pedagogjik.
Në fjalën e saj, Vesa Llanaj Liço vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës dhe komunitetit.
“Ky kabinet është një provë shumë e mirë që, kur marrëdhënia e shkollës me komunitetin është e fortë, sjell rezultate konkrete. Ai është mundësuar falë një performance shumë të mirë të mësuesve, drejtuesve dhe vetë komunitetit, duke krijuar kushte edhe më të mira për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve.”
Ndërsa deputetja Evis Kushi ndau emocionet e saj për transformimin e shkollës.
“Kur hyra në shkollë u emocionova, sepse e mbaj mend sa të vështira ishin kushtet dhe sa shumë e kërkonte komuniteti këtë investim.
Sot kjo shkollë është një realitet që mësuesit, nxënësit dhe prindërit e kanë merituar gjithmonë. Shkolla të tilla edhe në qendër të qytetit janë të rralla.”
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gledian Llatja theksoi se investimet në teknologji janë tashmë një prioritet konkret për arsimin në Elbasan.
“Teknologjia është e ardhmja dhe për këtë arsye dua të falënderoj të gjithë kontribuesit që bënë të mundur ngritjen e këtij laboratori të TIK-ut. Kjo shkollë, e cila ishte e dëmtuar rëndë nga tërmeti, sot është rindërtuar nga e para falë bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, duke u kthyer në një ambient modern dhe dinjitoz për nxënësit dhe mësuesit.
Ne kemi nisur tashmë nga disa gjimnaze kryesore të qytetit, ku kemi vendosur laboratorë modernë teknologjie, por synimi ynë është që këtë model ta shtrijmë në çdo shkollë.
Nuk ka rëndësi nëse një nxënës ndodhet në qytet apo në zonat rurale, mundësitë duhet të jenë të barabarta për të gjithë.
Prandaj, duhet të përpiqemi që, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me gjithë aktorët e tjerë, të mundësojmë vendosjen e laboratorëve të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në të gjitha shkollat tona. Kjo është rruga e duhur për të përgatitur fëmijët tanë për sfidat e së ardhmes dhe për t’u dhënë atyre aftësitë e nevojshme në një botë gjithnjë e më digjitale.”
Edhe mësuesi i TIK-ut u ndal te ndikimi konkret i këtij investimi.
“Më parë ishin të paktë nxënësit që dinin të përdornin kompjuterin. Këta nuk janë thjesht 12 kompjutera, por dritare drejt së ardhmes për ta.”
Përveç infrastrukturës mësimore dhe teknologjike, shkolla ofron edhe kabinetin e shërbimit psikosocial, i cili funksionon si dhomë burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, duke garantuar një mjedis të qetë, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo fëmijë.

Korridori VIII në Elbasan–Lekaj në fokus të ARSH-së, diskutime për shpronësimet dhe aksesin e banorëve

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Sara Mila, administratorët e njësive administrative dhe specialistë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, zhvilluan një takim për të adresuar drejtpërdrejt shqetësimet e banorëve që preken nga projekti i madh i Korridorit VIII, në segmentin Elbasan–Lekaj.
Në fokus të diskutimeve ishte procesi i shpronësimeve dhe garantimi i aksesit për çdo banesë dhe pronë përgjatë këtij aksi rrugor.
“Bashkë me Drejtorin Ami Kozeli, ramë dakord që çdo problematikë të trajtohet me prioritet dhe në mënyrë individuale. Asnjë banor nuk do të lihet pas!
Angazhimi ynë është i plotë, të ndërtojmë rrugë moderne, por duke mbrojtur me çdo kusht interesat e qytetarëve tanë”, pohoi kryebashkiaku Llatja.

Njoftim: Shpallet procedura për kontratën e zhvillimit të Parkut të Aventurës në Funar

Contract title : DEVELOPMENT OF ADVENTURE PARK, THE ZONE FOR OUTDOOR ACTIVITIES AND APPROACHING PARKING SITE NEAR TOURISM INFO POINT IN FUNAR, MUNICIPALITY OF ELBASAN

Publication reference: 01-2026
Municipality of Elbasan intends to award a work contract for “Development of Adventure Park, the zone for outdoor activities and Approaching parking site near Tourism info point” in Funar, Municipality of Elbasan with financial assistance from the Cross-border Cooperation Programme North Macedonia – Albania under the Instrument of Pre-accession Assistance (IPA III) allocations for 2022, Reference: EuropeAid/181076/DD/ACT/Multi, Project “Krushevo and Elbasan – Journey in Nature and Adventure”. The tender dossier will be launched as Simplified Tender Procedure for Works according to PRAG 2025.

Titulli i kontratës: ZHVILLIMI I PARKUT TË AVENTURËS, ZONËS PËR AKTIVITETE NË NATYRË DHE SISTEMIMI I PARKIMIT PRANË PIKËS SË INFORMACIONIT TURISTIK NË FUNAR, BASHKIA ELBASAN

Referenca e publikimit: 01-2026
Bashkia Elbasan synon të lidhë një kontratë punimesh për “Zhvillimin e Parkut të Aventurës, zonës për aktivitete në natyrë dhe sistemimin e parkimit pranë Pikës së Informacionit Turistik” në Funar, Bashkia Elbasan, me mbështetje financiare nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) për alokimet e vitit 2022, Referenca: EuropeAid/181076/DD/ACT/Multi, Projekti “Krushevo and Elbasan – Journey in Nature and Adventure”.
Dosja e tenderit do të publikohet sipas Procedurës së Thjeshtuar të Tenderimit për Punime, në përputhje me PRAG 2025.