Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 9 Tetor 2026

Bashkia Elbasan në Assen të Holandës, shkëmbim përvojash për digjitalizimin dhe qeverisjen vendore

Në kuadër të projektit MATRA, përfaqësues të Bashkisë Elbasan zhvilluan një vizitë studimore në Bashkinë Assen, në Holandë, ku u mirëpritën nga zëvendëskryetari i Bashkisë Assen, Willard Bouwmeester.

Vizita u zhvillua në formatin Peer-to-Peer dhe kiaste në fokus shkëmbimin e përvojave mbi digjitalizimin e shërbimeve publike dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e qeverisjes vendore.

Gjatë këtij shkëmbimi, përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan u njohen me praktikat holandeze për ofrimin e shërbimeve digjitale, forcimin e transparencës dhe krijimin e mekanizmave që nxisin përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Kjo vizitë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet dy bashkive, të mundësojë shkëmbimin e njohurive dhe të sjellë praktika inovative në shërbim të qytetarëve të Elbasanit, drejt një qeverisjeje vendore më të hapur, digjitale dhe gjithëpërfshirëse.