Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ambasadorja e Greqisë, viziton  Bashkinë Elbasan

Bashkinë e Elbasanit e ka vizituar Ambasadorja e Greqisë, akredituar në vendin tonë Sophia Philippidou.  Ambasadorja greke është pritur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja, i cili pasi e falenderoi për këtë vizitë, e vuri theksin tek marrëdhëniet dhe fqinjësia e mirë mes dy vendeve, si edhe krijimin e urave të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.  Ndër të tjera Llatja i ka bërë edhe një prezantim të shkurtër ambasadores rreth resurseve të shumta që ofron qyteti i Elbasanit, si nga ana kulturore, historike, arsimore por edhe industriale.  

 ” Pata kënaqësi të prisja në Bashkinë e Elbasanit Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou. Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj duhet të vijojmë përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë. Ngritja e urave të bashkëpunimit mes qyteteve tona duhet të ngrihet në një tjetër nivel tanimë që procesi i integrimit drejt familjes së madhe evropiane po ecën në ritme të shpejta”, tha Z. Llatja.