Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Llatja/ A.F. Elbasani, një skuadër  e pergatitur me perspektiva për fitore.

A.F. Elbasani ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2022 – 2023.
Duke e cilësuar si një skuadër të re ekipin e Elbasanit, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, i ka uruar suksese ekipit.
Pasi ka parë nga afër edhe stërvitjen, si edhe duke i uruar mirëseardhjen të rinjve që i janë bashkuar ekipit të A.F. Elbasani, kryebashkiaku Gledian Llatja, e vuri theksin tek arritjet dhe rezultatet e larta të ekipit sezonin e kaluar, ndërsa ka shprehur besimin se Elbasani do të dalë sërisht kampion.
” Ka qenë një angazhim maksimal i stafit të futbollit, të cilët kanë bërë të mundur të kemi një skuadër ” bio” të Elbasanit. Nuk ishte e lehtë, pasi e nisëm nga zero, por kur bëhemi të gjithë bashkë, gjithçka arrihet. Ky është fryt i punës që kemi bërë sezonin e kaluar, dhe duam ta bëjmë edhe këtë vit, duke dalë kampion”.
Kryebashkiaku, vlerësoi angazhimin e ekipit, për punën maksimale që kanë bërë, si edhe një herë ka premtuar mbështetjen e Bashkisë në të ardhmen.

Lancohet Plani Vendor për Barazinë Gjinore 2022- 2024  

Kënaqësi që së bashku me z. Michele Ribotta të kurorëzojmë mbylljen me sukses të hartimit të Planit të dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, miratuar me vendimin nr 64, datë 30.05.2022 të Këshillit Bashkiak. Në këtë Plan të Dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022-2024, u kemi kushtuar rëndësi veprimeve që përmirësojnë ndjeshëm angazhimin e grave, të rejave e vajzave nga të gjithë grupet në shoqëri, në të gjitha sferat e jetës.

– Kemi planifikuar një sërë veprimesh që synojnë edukimin e një brezi të ri rreth barazisë gjinore. – Përmes investimit në prindërimin pozitiv dhe organizimin e seancave të këshillimit paramartesor, ne synojmë të ndikojmë në krijimin e familjeve të shëndetshme, si bazë për një shoqëri të emancipuar.  

– Ne synojmë të sfidojmë steriotipet gjinore në punësim, të lehtësojmë më shumë aksesin e grave e të rejave në tregun e punës, si edhe të mbështetim ruajtjen e traditës dhe ngritjen e sipërmarrjeve të grave e të rejave.

– Siguria në komunitet, e diskutuar edhe në Këshillin Vendor të Sigurisë Publike, është përkthyer në veprime konkrete për një Elbasan të sigurt për të gjithë banorët, miqtë e vizitorët.

Këto dhe veprime të tjera të parashikuara në këtë plan veprimi, që prekin çështje të rëndësishme të përditshmërisë, do të mbështeten dhe bëhen realitet përmes përmes zbatimit të parimeve të buxhetimit të përgjiigjshëm gjinor, këtij mjeti kaq të rëndësishëm për zbatimin e integrimit gjinor në praktikë. Për zbatimin e duhur të këtij plani veprimi, ne besojmë shumë në bashkëpunimin e të gjitha institucioneve publike e jo-publike, në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar. Ndaj dhe gjej rastin të falenderoj edhe një herë z. Ribotta dhe përfaqësueset dhe përfaqësuesit e këtij projekti, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes institucioneve tona, me besimin që kjo mbështetje do të ketë vijimësi edhe në të ardhmen. Njëkohësisht, gjej kënaqësinë të falenderoj gjithë aktorët që u bënë pjesë e hartimit të këtij plani veprimi.


Bashkia Elbasan, lehtësim procedurave për vendosjen e paneleve fotovoltaike për bizneset

Në Papër të Elbasanit ndodhet “Herba Fructus”, një sipërmarrje që ka më shumë se 30 vite që ushtron aktivitetin e saj dhe që operon në tregun e bimëve mjekësore. Kjo fabrikë është vizituar nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja, i cili pohon se “i kemi dhënë mbështetje të vazhdueshme si edhe do t’i japim bizneseve, sa i takon problematikave që ato kanë, kryesisht në infrastrukturë”. “Bashkia Elbasan ka lehtësuar procedurat në ndihmë të bizneseve për vendosjen e paneleve fotovoltaike për të lehtësuar sa më shumë kostot e tyre, kryesisht në energjinë elektrike, e cila ka pësuar edhe rritje”, tha Llatja. Vendi ku edhe është zhvendosur fabrika me një investim modern ofron edhe kushte, ndërsa vetë sipërmarrësi pohon se “të gjithë fermerët pajisen me kontrata njëvjeçare duke treguar një besueshmëri të lartë tek të gjithë partnerët, deri në Amerikë”. Më shumë se 200 lloje bimësh kurative grumbullohen nga fermerët e Elbasanit, të cilat eksportohen në 36 tregje ndërkombëtare. 

Llatja/ Ferma e gomaricave Zoe, modeli i biznesit familjar

Pas shumë vitesh si gazetar, Eltoni vendos që të ndryshoj profil, në atë të një sipërmarrësi, por të vecantë në llojin e vet. Bëhet fjalë për fermën e Gomaricave Zoe, në fshatin Papërr të Elbasanit. Ferma një sipërmarrje e veçante në llojin e saj që prej disa vitesh po kthehet në një atraksion interesant turistik Fermën e ka vizituar  kryetari i Bashkisë Gleduan Llatja i cili pohon se ” Eltoni që pas 13 vitesh punë në gazetarinë aktive, iu rikthye shtepisë së femijërisë në fshat për të investuar kursimet e tij me nje ide të çmendur por që sot prodhon produktin më të lakmuar në treg, qumështin e gomaricave qê është ndër më tëkerkuarit prej vlerave të shumta kuruese, ushqyese e kozmetike”. Sipas kryebashkiakut, përvec biznesit familjar, kjo fermë është edhe një atraksion turistik”. Vetë Eltoni pohon se këto gomarica kanë emër, nuk qëllohen me kamzhik sic jemi mësuar të shohim rëndom, ku gomarin e kemi parë vetëm si kafshë pune. ” Eshtë një nismë aventuriere, ishte një sfidë në vetvete, por dhe një mesazh për brezin e ri, të mos emigrojë, të gjej vetveten në vendin e tij, sepse nëse do gjithcka mund të bëhet”. Eltoni është optimist për të ardhmen e biznesit të tij, madje dhe i aftë për sfidat që e presin. Nga ana e tij kryebashkiaku Llatja shprehu mbështetjen e tij, me qëllim që kjo fermë të ecë përpara edhe në të ardhmen. Ferma vizitohet nga vendas dhe të huaj,  të cilët janë të interesuar për qumështin e gomaricës por edhe për të parë.

Llatja/ Prioritet i Bashkisë investimet në urbanistikë kryesisht në zonat informale

Në lagjen ” 5 Maji” në rrugët ” Ali Gace”  dhe ” Josif Papajani”, po përfundojnë investimet për kanalizimet nëntokësore. Ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizimeve me mjetet e reja ka thuajse një javë që ka nisur punimet të cilat janë inspektuar nga Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili pasi ka marrë falenderimet për punën rekord që është bërë në këto dy lagje, premtoi këta të fundit se ” Bashkia e Elbasanit do të vazhdojë punën edhe në këtë stinë vere, pasi ne jemi për qytetarët tanë, për punë dhe jo llafe. Investimi konsiston në shtrirjen e tubave të kanalizimeve të ujrave të zeza si edhe vendosjes së pusetave. Sipas kryebashkiakut Llatja ” aktualisht i vetmi problem që Bashkia ka është  urbanizimi i zonave informale. Lagja ” 5 Maji” e krijuar pas viteve 1990 ka problematika të theksuara në infrastrukturë pa kanalizime të ujrave të zeza. Deri tani 200 familje në këtë zonë ishin me gropa skeptike . Para disa kohësh ne investuam në pjesën e parë të zonës, ndërsa sot po përfundojmë të gjithë aksin për ti ardhur në ndihmë 200 banesave të cilat deri dje jetonin me problematika të thkesuara jo vetëm të kanalizimeve të ujrave të zeza, por edhe ujit të pijshëm, duke e kthyer infrastrukturën e kesaj lagjeje në gjendje normale’. Llatja premtoi se pas këtij investimi të rëndësishëm, Bashkia do të nisë me shtrimin me asfalt. ” Kemi nisur një aksion në të gjithë Elbasanin për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza në zonat informale sidomos atyre rreth qytetit.  Eshtë një aksion që ka nisur me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, por dhe ne si Bashki i kemi shumë sensitive  zonat informale. Pas kësaj lagjeje do të vijojmë edhe në lagje të tjera”. Aurel Kaja drejtor i UKE e vuri theksin tek gadishmeria që ky institicion tregon për banorët, si edhe flotën e re të mjeteve që kjo drejtori tashmë e ka.