Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

21 aktivitete për “Ditën e Verës”, Elbasani kryeqendra e kësaj feste

21 aktivitete, në 5 ditë fantastike do të shoqërojnë festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe la lindur kjo festë.

 Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan.

Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të startojnë në datë 10 Mars për t’u finalizuar me drekën e 14 Marsit.  

21 organizime festive në 7 pika të qytetit të Elbasanit, kjo është edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14 Marsit.

Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës:

Data 10 Mars

Kampionatet Sportive, Pallati i Sportit ” Tomorr Sinani”, nga ora 09.00 deri 20.00

Sofra e Elbasanit: S’vyshket lulja e Elbasanit, s’mehet sofra e bujarisë”  Fish Sity Rozafa

ora 17.00

11 Mars

Koleksioni i mjeteve Retro, Sheshi ” Gensher”, ora 11.00

Street Party,  Sheshi ” Gensher”, ora 11.00

Koncert ” Dritës tande xhevahir” Edda Zari. Teatri ” Skampa”, ora 18.00

Jazz Festival  Sheshi ” Gensher”, ora 20.00

12 mars

” Elbasan cross tour” Turi i çiklizmit, Stadiumi ” Elbasan Arena”, ” Sheshi Gensher”, ora 11.00

Kampionati i futbollit mes shkollave të mesme të Elbasanit, Komleksi sportiv ” Shefqet Lamçja”, ora 11.00

Defile: Paradë e Asambleve popullore artistike, Stadiumi ” Elbasan Arena”, ” Sheshi Gensher”, ora 16.00

” Nën, tingujt e folkut vjen pranvera”, Koncert me muzikë popullore, Sheshi ” Gensher” ora 18.00

13 Mars

” Cicërimat e Pranverës”, koncert nga fëmijët e kopshteve, Parku ” Rinia” ora 10.00

” Këndi i Balonave” Stadiumi ” Elbasan Arena”, ora 12.00

” Java Olimpike” Finale, Pallati i Sportit ” Tomorr Sinani”

Koncert i madh festiv, ” Eja n’elbasan”, sheshi ” Gensher” ora 20.00

14 mars

Parada e Karnavaleve, Bulevardi ” Aqif Pasha” ora 09.00

Koncert për fëmijë ” Mirëseerdhe pranverë” Sheshi ” Gensher” ora 10.00

Panairi i Zejeve, Lulishtja ” Aqif Pasha” ora 10.00 – 20.00

Ekspozitë : ” Elbasani nën penel”, Sheshi ” Kozma Naska”, ora 10.00 – 12.00

Arena e Sportit, Stadiumi ” Elbasan Arena” ora 11.00 – 12.30

Koncert festiv: Diell n’elbasan”, Sheshi ” Gensher” ora 11.00 – 12.30

Për të shijuar këto larmi aktivtetesh me rastin e festës pagane të ” Ditës së Verës”Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja, fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës.

Llatja: Së shpejti Elbasani me thesarin e qytetit, Muzeun e Arsimit

Bashkia e Elbasanit, së bashku me Ministrin e Arsimit dhe Sporteve, si edhe me elitën e qytetit, së shpejti do të realizojnë projektin e shumë kërkuar atë të Muzeut të Arsimit.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e festës së 7 Marsit, Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, i shoqëruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar një ceremoni festive me mësues dhe pedagogë të njohur të Elbasanit. Në këtë ceremoni, ku janë shpërndarë edhe çertifikata “Mirënjohja e Qytetit”, për 15 mësues e pedagogë, kryebashkiaku Llatja ka bërë edhe premtimin e madh, të ngritjes së një Muzeu Arsimi në qytet.

“Bashkë me Ministren e Arsimit Evisi Kushi, bashkë me njerëz të mirë të qytetit tonë që kanë një vizion, duam të bëjmë një Muze të Arsimit, godinën e kemi, Ish Drejtoria Arsimore, e kemi miratuar edhe buxhetin ne si Bashki, që ta rikonstruktojmë dhe më pas të realizojmë projektin tonë modelin e mirë të muzeve, atë të arsimit dhe më pas edhe muzeun e Telekomunikacionit, pasi Ministri i Parë i Post Telegraf ka qenë patrioti i shquar elbasanas Lef Nosi. Qyteti e do muzeun e arsimit, mësuesit e kanë dashur, kemi në shkollat tona muze të vegjël, të cilët janë thesar, por duam ta bëjmë një për qytetin, të tregojmë vlerat dhe pasuritë që kemi pasur dhe kemi në fushën e arsimit.

 Na duhet ndihma juaj për të konceptuar një model të mirë që të jetë jo vetëm bashkohor por të krijojë edhe breza të rinj, për të parë vlerën e Elbasanit dhe kulturën që kemi transmetuar jo vetëm në qytet por edhe në të gjithë trevat shqiptare”, ju drejtua Llatja ish mësuesve, elitë të qytetit.

15 mësues në Elbasan, janë vlerësuar me çertifikatën e Mirënjohja e Qytetit me motivacionin “Për kontributin e çmuar gjatë të gjithë jetës profesionale si mësues në arsimin e brezave dhe edukimin e tyre si qytetar të denjë të këtij vendi”.

 Në vijim kryebashkiaku Gledian Llatja, vlerësoi edhe punën e shkëlqyer të mësuesit pasi sipas tij “Elbasani ka shumë me çfarë të krenohet, ka shumë mësues, ka shumë histori, ka shumë kulturë, breza që ju ju kujtojnë me nostaligji shumë të madhe. Ndaj kemi për ju një Mirënjohje të madhe, jo vetëm për ju por për një sërë mësuesisht të cilët kanë dhënë shpirtin për të rritur breza të rinj për të pasur breza sa më të shëndetshëm në Elbasan por edhe në të gjithë Shqipërinë. Shumë faleminderit për punën e gjatë dhe kolosale që keni bërë natë dhe ditë, një sakrificë e juaja për të rritur një berez të shëndetshëm, aq sa keni sakrifkuar veten tuaj dhe familjet tuaja, Mirënjohja për ju është mksimumi që qyteti j’ua kthen mbrapsht. Ne ju jemi shumë mirënjohes, sot është një ditë e shenjtë për të gjithë mësuesit për të gjithë brezat që keni rritur, është nder për ne që ju kemi”, përfundoi Llatja.Janë vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” mësuesit dhe pedagogët, Vilma Tafani, Bardha Gjini, Joana Myftiu, Mirjam Myftiu, Roland Gjini, Xhuljeta Daja, Tomorr Arjaniti, Elida Cabej, Petrit Peni, Liliana Nosi, Drita Isaj, Rukije Kila, Mehmet Shipka, Kaliro Guxho, dhe Lumturi Hasani. Të përlotur, këta mësues të nderuar të Elbasanit, kanë falenderuar Bashkinë dhe në veçanti kryebashkiakun Llatja për këtë mirënjohje dhe vlerësim që i kanë dhënë. “Jemi shumë të gëzuar që marrim këto dekorata”, kanë deklaruar mësuesit e nderuar.

Vogëlushët, të parët që nisin festimet e Ditës së Verës 

Festa pagane e Ditës së verës e cila traditën e ka në Elbasan, në qytetin e luleve, nuk mund të konceptohet e tillë pa fëmijët. Janë vogëlushët ata të cilët lumturohen dhe e  presin me pa durim këtë festë të lashtë. Larmi aktivitetesh kanë nisur të realizohen në të gjitha kopshtet e qytetit të Elbasanit, ku nën drejtimin e stafit të Arsimit Parashkollor, vogëlushet kanë performuar mjaft bukur, vjershat, këngët, lojëra të ndryshme si edhe dramatizime  në fokus të të cilave kanë qenë për lulet, për dashurinë ndaj njëri tjetrit e për ardhjen e Verës. Dekoret e bukura gërshetuar me veshjet verore dhe plot ngjyra kanë celur edhe siparin e festimeve të kësaj feste të lashtë në Elbasan. Një skenë e vërtetë me plot ngjyra dhe lule, është krijuar
vetëm për vogëlushët, duke i kthyer ato në artistë të vërtetë. Me shumë profesionalizëm për moshën e tyre, vogëlushët realizuan një shfaqje të vërtetë,  të interpretuar me mjaft dashuri. Ditën e sotme kanë perfomuar dhe festuar 8 kopshte për të vijuar me 8 kopshte të tjera ditën e nesërme , e për ti lënë më pas vendin kopshteve parashkollore në qytet. Aktivitetet të cilat kanë nisur me kopshtet organizohen nën kujdesin e vecantë të kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili një fokus të vecantë të festimeve ia ka kushtuar fëmijëve. E pranishme në këto evente ka qenë edhe  nënkryetarja e bashkisë Vesa Lico, e vuri theksin tek vëmëndja që bashkia ka për fëmijët, si e ardhmja e vendit. “Nuk mund të ketë festa pa fëmijët”, pohoi znj Lico.  Më e hershme se krishtërimi Dita e Verës përcjell tek vogëlushët kënaqësinë që asnjë i rritur nuk mund ta ketë. Me ciltërsinë dhe naivitetin që kanë,vogëlushët janë të parët që nisin festimet dhe të fundit që i mbeten në mendje, duke i krijuar eksperienca të reja e  emocione të bukura dhe të paharruara.

Qendra e formimit profesional, aty ku të rinjtë sigurojnë një profesion

Qendra rajonale e   formimit profesional në Elbasan, e ka kthyer në traditë që pas përfundimit të kurseve të të rinjve në fusha të ndryshme të punësimit, të organizojë edhe ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit në këtë qendër.

Çdo vit më shumë se 1 mijë praktikantë ndjekin programet e formimit profesional, ku certifikohen në profesione në ndryshme dhe shumë prej tyre kanë arritur të hapin sipërmarrjet e tyre duke u vetëpunësuar. Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, nën shoqërinë edhe të deputetit Florenc Spaho, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që tashmë kanë një zanat dhe janë të aftë profesionalisht për t’u punësuar në sektorin privat dhe shtetëror. Bashkia Elbasan, ka një bashkëpunim me Zyrën e Punës si edhe me Këshillin e Biznesit, çka ka bërë të mundur edhe punësimin e të rinjve, të cilët trajnohen prej disa muajsh në këtë qendër në profile të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë ka inkurajuar të rinjtë që të bëhen pjesë e kurseve profesionale për një të ardhme të garantuar. Kursantë pas kryerjes së kursit janë të aftë të kryejnë një profesion me të cilën sigurojnë të ardhmen e tyre. Elbasani ofron shumë mundësi, sepse është një zonë me karakter industrial, dhe investimet do të shtohen, ndaj dhe do të ketë akoma më shumë nevojë për punësim. Duke parë këtë perspektivë shumë të rinj i janë kthyer profesionit si një siguri, dhe mundësi punësimi.  

Qendra ka kaluar edhe kufijtë, të rinj të huaj janë certifikuar duke marrë zanat në këtë qendër. Shumë nga praktikantë që kanë ndjekur programet në Qendrën e Formimit Profesional e kanë hapur sipërmarrjet e tyre duke u vetëpunësuar.

Gjatë kësaj periudhe në qendrën rajonale të formimit profesional është përmirësuar cilësia e kabineteve nëpërmjet bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, kabineti i ndërtimit, automekanikës, parukeri, estetisë, kursi i berberit, etj.Qendra funksionon për të gjithë bashkitë e qarkut.

Përfaqësuesi i lartë i  SPD-së Gjermane vizitë në Bashkinë Elbasan

Kryetari i Bashkisë Elbasan, së bashku me një përfaqësi të turoperatorëve vendas, ka pritur në një vizitë në qytetin e Elbasanit delegacionin e përfaqësuesve politikë të socialdemokratëve gjermanë SPD dhe disa përfaqësues të kompanive të njohura, Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër, Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volkswagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.

Në këtë takim u diskutua për potencialin e lartë turistik që ofron gjithë zona e Elbasanit, ku përfaqësuesit e SPD shprehën interesin e madh për promovimin turistik të vendit tonë, si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit vendas e të huaj.Gjatë këtij takimi u diskutua për potencialin e lartë turistik që ka zona e Elbasanit. Përfaqësuesit e SPD shprehën interesin e tyre për promovimin turistik të vendit tonë, si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit vendas e të huaj. Kryebashkiaku Llatja i ka njohur më konkretisht me resurset që ofron qyteti i Elbasanit, kryesisht në fushën e turizmit, duke u ndalur edhe tek trashëgimia e pasur  kulturore që ka Elbasani. Elbasani ka shumë pika turistike dhe historike, që çdo turist nuk duhet t’i vizitojë.