Author: Bashkia Elbasan
Llatja: Do të vijojmë me transformimin e Elbasanit
Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugëve “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”
Sërisht një investim, dhe një premtim i mbajtur, për dy rrugë të Elbasanit, konkretisht rrugët “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”. Ishte një premtim i bërë nga ana e kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja pak kohë më parë për rikonstrukionin e këtyre dy rrugëve, të cilat do të shpëtojnë përfundimisht 400 fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” një shkollë kryesore në qytet, dhe 500 banorëve të asaj lagjeje të vjetër të Elbasanit nga balta dhe pluhuri. Punimet të cilat po vijojnë me ritme të shpejta dhe janë thuajse drej fundit i ka inspektuar kryebashkiaku Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri. Sipas kryetarit të Bashkisë, këto dy rrugë në rajonin Nr 2 në qytet janë pjesë e problematikave që kemi pasur dhe kemi në zonat urbane, por edhe në zonat rurale”. Duke u ndalur tek planet që Bashkia ka sa i përket investimeve, Llatja shtoi se ” kemi një plan për shpërdarjen e investimeve në Elbasan, jo vetëm në Rajonin 1 dhe 2, dhe 4, por në të gjithë qytetin dhe fshatin si edhe zonat rurale. Sa i përket dy rrugëve të kësaj lagjeje ai shtoi se ” rrugët ishin në gjendje të mjerueshme që kërkonin investim, ndërsa tashmë në fazën tjetër do të shtrijmë investimet në të gjitha lagjet e qytetit, por edhe në infrastrukturë shkollore, pasi edhe ajo ka problematikat e veta, sa i përket investimeve të vazhdueshme. Afër kësaj zone ndodhet edhe shkolla artistike ” Onufri” e cila është në një proces të fort rikonstruksioni total”.
Nga ana e tij, drejtuesi politik edhe një herë i cilësoi konkrete punët që janë bërë në Elbasan, duke vlerësuar prioritetin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për këto zona më pak të urbanizuara. ” Një gjë dua të them, që me Gledin si kryetar Bashkie, si edhe me ndihmën e qeverisë, këto punë do të vazhdojnë , të na dëgjojnë të gjithë, ne do të vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Në këtë inspektim kanë qenë të pranishëm edhe banorë të lagjeve si edhe mësues të shkollës, të cilët shprehën falenderimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. ” Ndjejmë kënaqësi jo vetëm ne, por edhe fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë tashmë. Është një rrugë me standarte dhe shumë e bukur, si edhe fasadat e pallateve “, thanë banorët. Kryebashkaiku i premtoi se ” edhe në vijim do të vazhdojmë me investime, ” ashtu sic investuam dritaret e shkollës me termoizolim që nxënësit të jenë ngrohtë si edhe WC në shkollën ” Jeronim De Rada”. Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, ” Jeronim De Rada”, po bëhet ” Kostandin Kristoforidhi” ” Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë”.
Përfundon procesi i shpërndarjes së druve me çmim të reduktuar nga ana e Bashkisë
Qytetarëve me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike e mundësuan blerjen e druve për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma u ndërro nga Bashkia e Elbasanit e cila vitin që kaloi ( 2022) vendosi t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë, si një politikë e mirëfilltë sociale. Në fushën e druve, tek ish godinat e ujësjellësit në Elbasan, përfundoi normalisht proçesi i shpërndarjes së druve, ku rreth 1300 familje më në nevojë përfituan dru për ngrohje me çmim të reduktuar nga Bashkia. Këto familje i kanë përfituar drutë me çmimin prej 3800 lekësh për metër sterë duke e marrë me gjysmën e çmimit në treg, për t’i ofruar një ndihmë sociale në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike. Për realizmin e këtij proçesi u morën të gjitha masat për t’i shpërndarë në kohë drutë e zjarrit me qëllim përballimin e dimrit, ku çdo ditë qytetarë si edhe pensionistë tërhoqën lehtësisht drutë. Madje ata vetë ata u shprehen të kënaqur për këtë nismë që ka ndërrarë Bashkia e Elbasanit.” Është një ndihmë e madhe për ne marrja e druve me çmim të reduktuktuar, pasi na lehtëson edhe nga ana ekonomike, por edhe për ngrohjen, pasi çmimi i druve në privat është shumë herë më i lartë”, shprehen qytetarët. Bashkia e Elbasanit cilësohet si pioniere për ndërrmarjen e kësaj nisme e cila i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë në këtë stinë dimri.
Elbasani ka një burim të pasur natyror, dhe Bashkia e ndërmori këtë nism duke trajtuar pyjet për plotesimin e nevojave për ngrohje të popullatës në qytet. Duke marrë shkas edhe nga situata energjitike mbarë botërore, por edhe për shkak të thatësirës, kjo nismë bëri të mundur që familjet të mos goditen nga konsumi i energjisë elektrike, por t’i kthehen druve të zjarrit të ofruara nga Bashkia me një çmim minimal. Më herët kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka deklaruar se ” nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’i trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë ka përfituar gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”.Lënda drusore e cila u shpërnda për ngrohje është siguruar nga prerjet e nevojshme për mirëmbajtjen e pyjeve duke marrë më parë dhe miratimin e ekspertëve.