Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Llatja; Asfalt edhe në Vidhas, aty ku për 30 vjet u premtua por nuk u realizua

Rreth 1000 banorë të fshatit Vidhas, tashmë do të kenë një rrugë të asfaltuar, duke i lehtësuar kështu lirshëm qarkullimin e mjeteve drejt Njesisë Administrative Papër, por edhe drejt Elbasanit e Peqinit. Kishte rreth 40 vjet që kjo zonë nuk njihte investime në infrasttrukturë, ndërsa punimet të cilat kanë nisur i ka inspektuar kreu i Bashkisë Gledian Llatja,  i cili edhe një herë e vuri theksin tek realizimi i investimeve të cilat sipas tij po kryhen njësoj si në qytet dhe në fshat.  ” Bashkia Elbasan ka parë me përparësi të ndërhyjë në ato vende ku kanë dekada pa asnjë investim. Ndaj me ndihmën edhe të bizneseve të zonës, sot kemi ardhur për të inspektuar një nga investimet më të mira që po bëhet në njësinë administrative Papër, në fshatin Vidhas, i cili është edhe fshati më i madh i kësaj njësie ku gati 40% e popullsisë së njësisë jeton në këtë fshat. Rruga që po asfaltohet është një nga arteriet kryesore, 1 km rrugë e cila po shtrohet brenda fshatit Vidhas”, tha kryebashkiaku. Duke u ndalur sërisht tek investimet në infrastrukturë ai pohoi se ” vitin tjetër po panifikojmë përfundimin e investimit të të gjithë segmentit kryesor të fshatit, për të lidhur ambulncën me shkollën, dy institucionet kryesore lidhen me asfalt tashmë”.

Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit ka kthyer në kantier ndërtimi shumë lagje në qytet, por edhe njësitë administrative dhe në zonat informale ku nuk është investuar prej dekadash dhe kanë marrë jetë investimet që kanë patur impakt të madh sidomos në infrastrukturë.” Prej vitesh tashmë në këtë zonë premtimet kanë qenë boshe pasi çdo politikan që ka ardhur dhe ka premtuar nuk e ka përmbushur atë dhe më në fund u bë pas 30 vitesh” , tha Llatja. Ai premtoi se ” pasi të mbarojë asfaltimi në Vidhas, bashkia do ti shtrijë investimet edhe në Balldren apo në fshatrat përreth, sigurisht edhe në zonat informale në qytet për ti formalizuar ashtu siç i ka hije një qyteti Europian”.

N J O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 143 datë 09.11.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik “Mbi miratimin e fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik “Rehabilitim Urban i Njësisë Administrative Gjinar”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi””,ndodhur në Z.K 1742, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar kërkohet që brënda datës 20.01.2023, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

Bashkia Elbasan vlerësohet si organizatorja më serioze në panairin e turizmit rajonal  “Tourism Travel Show Albania”

Në panairin kushtuar turizmit rajonal “Tourism Travel Show Albania”, mbajtur në Tiranë, si një kombinim mes show prezantimi të turizmit në Ballkan dhe event B2B, Elbasani u vlerësua si bashkia me organizimin më serioz nga bashkitë e vendit që merrnin pjesë. Në panair marrin pjesë operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimit, shërbime të hoteleve dhe resorteve, profesionistë të sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorëve të turizmit. Ndaj edhe Bashkia e Elbasanit pjesëmarrëse në këtë panair, promovoi asetet më të mira që ka, si edhe një ballafaqim dinjitoz me të gjithë operatorët turistik shtetëror apo privat që mernin pjesë. Në këtë panair pjesëmarrësve ju ofrua mundësia të gjejnë ide novatore për të krijuar udhëtime, turne dhe itinerare për vitin e ardhshëm. Gjithashtu ky panair, si një kombinim mes prezantimit të turizmit në Ballkan dhe event B2B, është projektuar si pika e radhës e takimit për profesionistët dhe blerësit nga e gjithë bota që janë të interesuar për produktin e përbashkët të destinacionit dhe perspektivën e rajonit. Paniri dyditor “Tourism Travel and Show Albania 2022”, ishte pika e takimit për më shumë se 100 aktorë e vendimmarrës të industrisë së turizmit. Një nismë pozitive që rezultoi një sukses i vërtetë falë punës madhështore jo vetëm të Iceberg Exhibition, por dhe bashkëpunëtorëve e pjesëmarrësve. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për 2 ditë me radhë, më shumë se 60 subjekte, biznese, investitorë, përfaqësues të pushteteve vendore, struktura akomoduese, blerës dhe shitës potencialë, nga e gjithë bota u takuan së bashku me një qëllim: njohjen dhe shndërrimin e Shqipërisë dhe rajonit në destinacionin më të pëlqyer të radhës së turistëve të huaj e jo vetëm. Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit. Panairi i parë dhe më i madh kushtuar turizmit në vendin tonë u shndërrua në një investim dhe vlerë jo vetëm për çdo biznes pjesëmarrës, por edhe për vetë destinacionet mbresëlënëse që vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit ka për t’i ofruar turistëve të huaj. Pas një promovimi të tillë, thjesht duhet të bëhemi gati për boom-in e turistëve të huaj. 

Llatja/ Do të rrisim bashkëpunimin e projekteve në mjedis me Bashkinë e Osijek.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Osijek, Vladimir Ham, ka vizituar sot Bashkinë e Elbasanit, i cili është mirëpritur nga kryebashkiaku Gledian Llatja. Pasi e ka njohur me qytetin, vlerat, resurset, historinë e lashtë që e karakterizon Elbasanin, mes tyre biseda ka vijuar me projektet në të ardhmen si edhe bashkëpunimin që Bashkia e Elbasanit ka pasur me qytetin e Osijekut. “E falenderova z. Ham për  bashkëpunimin e mirë që kemi patur gjatë këtyre viteve, siç treguan gjatë periudhave të vështira që kaluam, në tërmetin e nëntorit 2019 dhe mbështetjen për rikonstruksionin e disa kopshteve të Bashkisë së Elbasanit”, tha kryebashkiaku Llatja. Në këtë takim u diskutua edhe shkëmbimi i eksperiencave mes stafeve të dy bashkive sidomos ato të planifikimit urban dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëra. ” Bashkia e Elbasanit po përgatitet në një plan aktiv për mbjelljen e pemëve, por sidomos në uljen e karbonit në zonën industriale, si edhe do të kemi bashkëpunim edhe mes dy prefekturave të qyteteve tona, me qëllim jo vetëm për të ndarë eksperiencat por edhe për të forcuar lidhjet mes nesh”, shtoi Llatja. Nga ana e tij Z. Ham vlerësoi punën e mirë të bërë nga kryebashkiaku i Elbasanit, ndërsa shprehu edhe një herë bashkëpunimin në vazhdim për projektet dhe eksperiencat mes dy bashkive.