Takimi i dy kryetarëve të bashkive partnere të Elbasanit dhe Krushevës.
Puna së bashku dhe shkëmbimi i përvojave për rezultate reale të projektit



Puna së bashku dhe shkëmbimi i përvojave për rezultate reale të projektit
Takimi ka për qëllim koordinimin e veprimeve të përbashkëta për fillimin e investimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale, nxitjen e turizmit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të 2 zonave të projektit.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. GLEDIAN LLATJA ka dhënë angazhimin dhe mbështetje maksimale në realizimin e këtij projekti të përbashkët ndërkufitar “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur ndërkufitar turistik”
Projekti po zbatohet nga Bashkia Elbasan – Shoqata Tjeter Vizion ( AL) dhe Bashkia e Krushevës- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm Alka (NMK), si dhe po financohet e mbështetet nga kontributi i EU.
Prezantimi i entitete/projekte të lidhura me turizmin, të gjitha burimet dhe potencialet turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.
Projekti “Funari Adventure Park”, një tjetër projekt i rëndësishëm i Bashkisë Elbasan,ku ka nisur puna për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit, që sigurisht pa vizionin, këmbënguljen dhe vullnetin e Bashkisë dhe partnerëve të saj të ngushtë nuk do të ishte i mundur financimi i drejtpërdrejtë i Bashkimit Evropian.
Zhvillohet Workshopi i 1rë me tematik “Hartimin e dokumentit strategjik për promovimin e Krusevos dhe Elbasanit si destinacione unike të Turizmit”, me pjesëmarrjen e 40 operatorëve turistik dhe profesionistëve të turizmit të dy anëve të kufirit.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit të përbashkët ndërkufitar “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur ndërkufitar turistik”
Projekt i zbatuar nga Bashkia Elbasan – Shoqata Tjeter Vizion ( AL) dhe Bashkia e Krushevës- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm Alka (NMK). Financuar dhe mbështetur nga kontributi i EU.
Elbasani, qyteti i shumë portave dhe sofrave ka hapur dyert dhe mirëpret me qindra miq jo vetëm nga vendi, por edhe trojet shqipfolëse e më tej, për të festuar Ditën e Verës.
Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.
Si festë pagane, “Dita e Verës’, shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë.
Ndaj, Elbasani është shndërruar në kryeqendër të festimeve edhe këtë 14 mars, ku nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, do të realizohen një sërë aktivitetesh artistike, për fëmijë, të rinj e të rritur.
Festimet e ditës së verës kanë nisur me shumë aktivitete si edhe “Sofra e Elbasanit” me temë “S’vyshket Lulja e e Elbasanit, s’mehet Sofra e Bujarisë”, ku gërshetohet tradita, e lashta me modernen, e bukura dhe kënaqësia, miqësia dhe dashuria.
Qendra e Artit, ka sjellë ripërjetimin e Sofrës Elbasanase, që bën bashkë kulinarinë, folklorin dhe traditën. E konceptuar me dekor që sjell ndjesinë e Kalasë së Elbasanit, inskenim i dasmave të vjetra elbasanase, gatim live si në një shtëpi të vjetër Elbasani.
“Sofra e Elbasanit” ka qenë gjithmonë plot per miqtë, ndaj mirëseerdhët në Elbasan. Ne kemi shumë tradita qytetare, shumë këngë, ndaj uroj të kënaqeni bashkë me miqtë e tonë në Elbasan. Këto janë vlerat tona, ne jemi ai qytet i lashtë që ka mbjell kulturën, dijen dhe arsimin. Ne jemi Elbasani, dhe ne e kemi traditën e Ditës së Verës të cilën do ta vazhdojmë ta trashëgojmë ndër breza”, tha Llatja.
Në këtë event kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, artistë të këngës popullore, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena, Shkëlzen Jetishi.
Sofrën e ka përshëndetur Ansambli Kombëtar i Tiranës, si edhe etnologu Thanas Meksi, i cili kontributin e tij e ka dhënë duke shkruar për vlerat e Elbasanit.
Elbasanllinjtë në “Ditën e Verës” mblidhen në sofra dhe festojnë për më shumë begati e shëndet, ata falënderojnë natyrën, Perëndinë për këtë mrekulli qe ka dhuruar, stinën e verës.