Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 2, investime të reja në arsim, infrastrukturë dhe shërbime

Investime të reja në arsim, infrastrukturë rrugore, çerdhe, hapësira publike dhe fasada janë në fokus të projekteve të Bashkisë së Elbasanit për Rajonin nr. 2. Prioritetet u diskutuan me banorët në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e palestrës së rikonstruktuar të shkollës “Onufri”.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se investimet në infrastrukturën arsimore do të vijojnë, duke paralajmëruar ndërhyrje të reja në institucionet arsimore të këtij rajoni. Ndër projektet e parashikuara është rikonstruksioni i shkollës “Vasil Kamami”, gjimnazit që i shërben komunitetit të Rajonit nr. 2.

Një tjetër investim i rëndësishëm për zonën është nisja e punimeve për Çerdhen nr. 6, e cila do të ndërtohet në Qendrën Balashe dhe do t’u shërbejë banorëve të një zone periferike të Rajonit nr. 2, por edhe komunitetit të Rajonit nr. 3, në zonën e lagjes “Skënderbej”.

Në fushën e shërbimeve dhe hapësirave komunitare, kryebashkiaku bëri të ditur se së shpejti do të inaugurohet edhe parku më i madh në Elbasan, “Dua të Luaj”, duke shtuar një tjetër hapësirë të dedikuar për fëmijët e qytetarët.

Në fokus janë edhe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore. Sipas Llatjas, kanë nisur procedurat dhe janë marrë lejet e ndërtimit për sheshin e pallateve nga kryqëzimi i Cërrikut deri te stacioni i trenit, ndërsa së shpejti pritet të nisin punimet edhe në sheshet e pallateve të Rajonit nr. 2.

Një projekt i rëndësishëm është edhe ndërhyrja në kryqëzimin e Cërrikut, për të cilin është përgatitur projekti që do të hidhet për konsultim publik. Kryqëzimi do të transformohet në një rrethrrotullim, i projektuar për të përballuar qarkullimin e rreth 35 mijë automjeteve në ditë, duke synuar lehtësimin e trafikut, përmirësimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe krijimin e një lidhjeje më të mirë të lagjeve me njëra-tjetrën dhe me qendrën e qytetit.

Paralelisht, do të vijojnë edhe projektet për përmirësimin e fasadave dhe ndërhyrjet në infrastrukturën urbane në zona të ndryshme të Elbasanit.

Nis Buxhetimi me Pjesëmarrje, qytetarët vendosin prioritetet për buxhetin e vitit 2027

Bashkia Elbasan nis në datën 5 Tetor 2026 proçesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e përcaktimit të prioriteteve dhe investimeve për buxhetin e vitit 2027.

Përmes takimeve me komunitetet në lagjet e qytetit dhe në njësitë administrative, banorët do të kenë mundësinë të paraqesin nevojat, problematikat dhe projektet që i konsiderojnë më të rëndësishme për zonat ku jetojnë.

Buxhetimi me Pjesëmarrje është një proces që synon ta bëjë qytetarin pjesë të vendimmarrjes për fondet publike, duke orientuar investimet drejt nevojave konkrete të komunitetit. Bashkia Elbasan e zhvillon këtë proces prej më shumë se një dekade, si një nga mekanizmat kryesorë të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen vendore.

Takimet do të zhvillohen në çdo njësi administrative dhe në rajonet e qytetit, ku qytetarët do të mund të propozojnë projektet dhe ndërhyrjet që duan të shohin të përfshira në buxhetin e ardhshëm.

Më poshtë gjeni kalendarin e takimeve të Buxhetimit me Pjesëmarrje, sipas njësive administrative dhe lagjeve të qytetit.

Agjenda e takimeve:

 Merrni pjesë në takimin e zonës suaj dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për investimet dhe prioritetet e Elbasanit.

NJOFTIM PËR PËRFITIM BURSE

Në mbështetje të VKM-së nr 666 datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të veçanta në institucionet arsimore parauniversitare publike” i ndryshuar,  Bashkia Elbasan fton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar publik me kohë të plotë, përfshirë këtu edhe arsimin profesional, për vitin shkollor 2026-2027, të aplikojnë për bursë në përputhje me kriteret e vendosura në VKM-në nr.666/2019 të ndryshuar dhe kuotat e akorduara nga MAS dhe MEKI.

Dokumentacioni i nevojshëm për përfitim burse do të dorëzohet nga nxënësi apo kujdestarët ligjorë pranë shkollës në të cilën nxënësi ndjek studimet, ku do të marrin dhe informacionin e detajuar mbi dokumentacionin e nevojshëm për cdo kriter.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 16.10.2026

Suksese!

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor

🎭 TEATRI “𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔” gati të hapë siparin e Edicionit të 28-të Ndërkombëtar të Teatrit!
🗓 𝟑𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 – 𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔

🎭 𝗧Ë 𝗝𝗘𝗦𝗛 / 𝗧𝗢 𝗕𝗘
𝗡𝗷ë 𝘁𝗷𝗲𝘁ë𝗿 𝗲𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻.
Një tjetër udhëtim zbulimi drejt asaj që jemi, asaj që kërkojmë dhe asaj që mund të bëhemi përmes teatrit.
𝟭𝟬 𝘀𝗵𝗳𝗮𝗾𝗷𝗲 𝘁𝗲𝗮𝘁𝗿𝗼𝗿𝗲 vijnë nga 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶𝗮, 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗮 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁, 𝗜𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮, 𝗧𝘂𝗻𝗶𝘇𝗶𝗮, 𝗦𝗛𝗕𝗔-𝗷𝗮, 𝗠𝗼𝗹𝗱𝗮𝘃𝗶𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗧𝘂𝗿𝗾𝗶𝗮
Në skenën e Elbasanit takohen zëra bashkëkohorë, histori, gjuhë dhe kultura të ndryshme, për t’u bërë një gjuhë e vetme, 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗮 𝗲 𝘁𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶𝘁, e cila nuk njeh kufij gjeografikë apo kulturorë.
Një javë intensive dhe festive me 𝟭𝟰 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶: teatër, performancë, punëtori, ekspozitë dhe promovime librash.

Këtë vit, 𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔 hap edhe një kapitull të ri.
𝗡𝗷ë 𝗵𝗮𝗽ë𝘀𝗶𝗿ë 𝗲 𝗽𝗼𝘀𝗮ç𝗺𝗲 𝗽ë𝗿 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁ë𝘁 𝗲 𝗿𝗶𝗻𝗷.
Për zërat që sapo nisin të dëgjohen.
Për idetë që kërkojnë dritë.
Për talentin që kërkon një skenë.
Sepse çdo udhëtim i madh nis me një hap.
Çdo zë i ri nis me një mundësi.
Dhe çdo skenë mund të jetë fillimi i një historie të re.

🎭 TEATRI “𝗦𝗞𝗔𝗠𝗣𝗔” ju mirëpret!
𝗠𝗶𝗿ë 𝘀𝗲 𝘃𝗶𝗻𝗶 𝗻ë 𝗻𝗷ë 𝘁𝗷𝗲𝘁ë𝗿 𝘂𝗱𝗵ë𝘁𝗶𝗺!