Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Aktualitet

KVSP, ANALIZON PUNËN E BËRË GJATË VITIT 2023 DHE PRIORITETET PËR VITIN 2024

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike, është mbledhur në takimin e parë të këtij viti, për të analizuar të gjthë punën e bërë gjatë vitit 2023.  I cilësuar si një model suksesi, KVSP është konsideruar si një nga praktikat më të mira në të gjithë vendin.

Mbledhja e rradhës së KVSP-së është organizuar me qëllim që të prioritizojë gjërat më të rëndësishme, sfidat më të rëndësishme, pasiguritë më të mëdha, në mënyrë që të ndërtohet një punë për të adresuar këto risqe të sigurisë, si edhe të bëhet një axhendë aktive që buron nga qytetarët.

Nën cilësinë edhe të kryetarit të KVSP -së, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja, u shpreh se “jemi këtu për t’i dhënë jetë një plani të ri vendor për vitin 2024, një punë të cilën e kemi nisur vite më parë dhe cdo vit përforëcohet”, duke falenderuar të gjithë përfaqësuesit e KVSP, të komuniteteve fetare, shoqërisë civile, insituticionave të ndryshme, si edhe prokurorisë dhe policisë, krerët e të cilëve ndodheshin në këtë forum të parë.

Sakaq duke ju referuar punës së bërë nga KVSP gjatë vitit 2023, Z. Llatja pohoi se “Elbasani është marrë shembull në të gjithë bashkitë e tjera për punën e mirë që kemi bërë, ku flasim haptaz për problematikat që kemi, por pa mbështetjen e policisë dhe prokurorisë, këto projekte të mira nuk do të mund të ishin bërë. Të luftojmë krimin dhe problematikat shoqërore që ne kemi, jo vetëm me ndërgjegjësim, por duhen edhe masat ndaluese dhe parandaluese ligjore, ku me aksionet e fundit që janë bërë vitin e kaluar nga Policia, për goditjen dhe parandalimin e lëndëve narkotike, në bazë të një denoncimi që ne kemi bërë ka qenë e ndjeshme në qytet”.

Më pas Llatja ka renditur edhe disa nga shtyllat kryesore që është përqëndruar puna e KVSP -së gjatë vitit 2023, që sipas tij është fuqizimi i partneriteteve lokale dhe kombëtare me institucionet publike, shoqërinë civile dhe komunitetin. Të kuptuarit e përbashkët për prioritizimin e problematikave të lidhura me sigurinë publike. Fuqizimi i partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare, aktivitete të ndryshme që kemi bërë me OSBE, ku Elbasani nderkombtarisht është marrë si një shumbull i mirë.

Duke u ndalur tek krimi mjedisor, fjala kryebashkiakut është mirëpritur nga të pranishmit, pasi ai ka pohuar se “viti 2024 do të jetë viti ku ne do të luftojmë pa kompromis krimin mjedisor. Kur kemi arritur të mbyllim një nga fabrikat e mëdha të cilat nuk vendosnin fibrat ne mund të bëjmë më shumë, në bashkëpunim edhe me policinë. Të gjithë bashkë duhet të bëhemi për ta parandaluar krimin mjedisor, Jemi një qytet industrial jemi një qytet që mban ekonominë e vendit nga kjo industri por ne nuk do të tolerojmë. Ne para 3 vitesh kemi filluar me projektin e madh të Murit të Gjelbër, sidomos në zonën industriale, por ne sot duhet të luftojmë me të gjithë ato biznese të papërgjshme që përdorin mjedisin tonë në mënyrë krimininale”, tha ai.

Në vijim në këtë forum të hapur, kreu i KVSP Gledian Llatja bëri edhe një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara nga KVSP.

 “Kemi kryer 4 takime të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, një forum të organizuar me të rinjtë dhe të rejat me prezencën edhe të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith. Në fokus të këtij forumi ishin çështjet e lidhura me sigurinë si edhe inkurajimi i të rinjve dhe organizatave rinore që të bëhen zëra të fortë brenda komuniteteve të tyre, të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga institucionet, të ndërmarrin veprime të përgjegjshme dhe të angazhohen në vendimmarrje, ku ne gkatë të gjithë kohës kemi qenë të hapur për të dëgjuar. Kemi bërë shkëmbim qytetesh (me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor) të organizuar në bashkëpunim me Strong Cities Netëork. Shkëmbim qytetesh (me Bashkinë Gramsh, Cërrik dhe Lushnjë) të organizuar në Bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri: Pjesëmarrje në Samitin e Katërt Global të Qyteteve të Forta që u bë në New York, i cili ishte  një nga aktivitetet kryesore ku bashkia Elbasan jo vetëm kishte pjesën e saj të shkëmbimit të eksperiencave por dhe përcimit të rasteve të eksperiencave që ne kemi pasur këtu”.

Në fokus kryesor të KVSP -së ka qenë parandalimi dhe lufta kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Mbrojtjen e fëmijëve, kontrolli i territorit për identifikimin e hotspoteve të kultivimit dhë konsumimit të lëndëve narkotike. Rritjen e sigurisë në shkolla, rritjen e sigurisë rrugore, si edhe mbrojtja e mjedisit.

Referuar parandalimit dhe luftës kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, Z. Llatja vuri në dukje se “gjatë vitit 2023 janë menaxhuar 226 raste me problematika të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Gjithashtu, një rëndësi e veҫantë i është kushtuar ngritjes së kapaciteteve të punonjësve të policisë, stafit psiko – social në shkollat e mesme, mësuesit, prindërit, punonjësit social të Njësive Administrative për të kuptuar rolin e Policimit në Komunitet, për të identifikuar, trajtuar dhe referuar raste të dhunës në familje.

Mbështetje nëpërmjet strehëzës së emergjencës për gratë viktima të dhunës në familje.

Drejtori i Policisë së Qarkut Ilir Proda e cilësoi sigurinë publike si një të mirë publike, që sipas tij na përket të gjithëve, dhe është një sfidë e të gjithëve.

“Komunitetet më të sukseshme janë ato komunitete që vetëpolicohen, kjo nuk do të thotë që ju të bëni punën e policisë, por të ngrejë vetëdijen kolektive për ta ndihmuar këtë proces. Ndaj e kërkojmë vazhdimisht që ta bëjmë qytetarin pjesë të proceseve tona, që të parandalojmë krimin. Operacioni që kemi organizuar vjet kundër shpërndarjes të lëndëve narkotike i cili ishte një shqetësim i qytetarëve, ku policia nuk e kishte bërë këtë detyrë më parë, nisur nga këto nevoja që kishte komuniteti ne organizuam një operacion me mbështetjen e Prokurorisë, e cila na ka dhënë aksesin e duhur ligjor, ku prova më e madhe është se të gjithë janë të arrestuar, dhe qëndrojnë në pritje të dënimit, dhe kjo është arritje, ky në vete është parandalimi.

 Mbi bazën e atij opercioni kjo punë është marrë model në të gjithë shqipërinë, për faktin e qasjes së këtij fenomeni”.

Proda, e vuri theksin edhe tek operacioni i kryer në fund të vitit, ku impaktoi në të gjithë shqipërinë.

“Rezultatet e tilla arrihen në bashkëpunim me qytetarët. Ndaj presim nga qytetarët ide të sukseshme dhe problemet që keni, ndaj kërkoj të na vini në provë, se si e bëjmë punën”.

Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Kreshnik Ajazi e cilësoi KVSP si një takim i përkthyer në një plan të gjerë pune,  ku pohoi se “ ky është një model që nuk gjendet në cdo vend, dhe këto lloj takimesh ku tre institucionet kanë rëndësinë e tyre, në garantimin e rendit dhe sigurisë publike bashkohen dhe dalin përpara qytetarëve.

 Ne mund ta realizonim detyrën tonë në mënyrë të pavarur, por nuk do të kishim mundësi të përballeshim me qytetarët, ndaj dhe e vlerësojmë KVSP -në, edhe pse punën tonë do ta bënim.

 E kemi parë këtë si një mundësi për të folur, për të marrë ide, shqtësime, dhe për t’i kthyer në plane të punës sonë, si edhe për të raportuar, si një element shumë i rëndësishëm i organeve publike, sepse ka të bëjë me transparencën.

 Në veprimtrinë tonë duke konceptuar dhe duke marrë detyra nga KVSP, kemi pasur edhe rezultate konkrete në bashkëpunim të ngushtë të policisë, ku operacioni kundër shpërrdarësve të lëndëve narkotike e morën spunton nga KSVP, duke u përkthyer në një plan pune me rezultate konkrete.

 Zhvillojmë takime me të rinjtë, kemi marrëveshje bashkëpunimi me shoqata të ndryshme, për të miturit gratë e dhunuara, etj. Dua të them se KVSP ka qenë dhe është një instrument që ne e vlerësojmë, sepse veprojmë jo vetëm në aspektin e trekëndëshit të sigurisë, por edhe sekretariatin teknik, ndjekim cështje dhe problematika konkrete, duke ndërvepruar, nga faktorë të ndryshëm vendor”.  

ELITA E KLUBIT TË SPORTIT, NDEROHET NGA BASHKIA ELBASAN

Nderuam Natasha Dedja, Fatos Suvarija, Hysen Domi, Ilir Cela, Engjell Kafexhiu, Bujar Gjevori, Zyhra Bevapi, Grigor Perikliu, Fatbardha Xhyra, Liljana Xhyra, Fore Dine, Mustafa Ahmataj, Sabri Peqini, Leonidha Dashi, Fadil Kovaci, Agron Stringa, Frederik Jorgaqi, Dashamir Stringa, Mustafa Shengjini dhe Tomorr Metani si sportistë elitarë ndër vite që kanë ngritur lart emrin e qytetit dhe klubit të Elbasanit në rang kombëtarë e më tej

SOT NË MBRËMJE, KONCERTI I FUNDVITIT GALA NË “SKAMPA”

Kartolina e urimit për këtë fundvit, do të kulmojë sot në mbrëmje në një koncert Gala në teatrin “Skampa”, organizuar nën kujdesin e vecantë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja.

Mbrëmja Gala e fundvitit do shpërthejë në një masë emocionesh të paharrueshme të dalë me koncertin i madh nën dirigjimin e maestro Antonio Pine, dhe interpretimin e Orkestra e Harqeve Elbasan, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Banda Frymore Afërdita, si edhe Ansambli Isuf Myzyri.

 Nën moderimin e Eduart Cala dhe Suela Demiri, dhe Udhëheqës ArtisiK Zeqir Sulkuqi dhe Edmond Rrapi, kjo mbrëmje Gala do të jetë koncerti i fundit për këtë vit në elbasanin e traditës dhe kulturës qytetare.

“MIRËNJOHJE E QYTETIT” PËR NXËNËSEN E DALLUAR ERIS KOKONESHI

Eris Kokoneshi, nxënësja e dalluar si edhe një nga sportistet vajza me rezultatet më të larta në disiplinën e pingpongut, është pritur në zyrën e kryetarit të bashkisë, z. Gledian Llatja.

 E shoqëruar me prindërit e saj, kreu i bashkisë pati kënaqësinë që t’i jepte titullin “Mirënjohje e qytetit” nxënëses Eris Kokoneshi, me motivacionin “Për arritjen e rezultateve të larta në disiplinën sportive të ping pong, si dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera në mësime”.

Krastë – po ndërhyjmë në argjinaturën dhe pritat mbrojtëse përgjatë shtratit të lumit Shkumbin

Shumë projekte janë realizuar për ndërtimin e pritave lumore përgjatë luginës së lumit Shkumbin, për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati i cili shkaktonte dëmtime në tokat bujqësore në fshatra.

 Investimi i fundit është ndërhyrja në argjinaturë dhe në pritën mrojtëse përgjatë shtratit të lumit Shkumbin në Krastë, tek ish vendi i grumbullimit të plehrave në Elbasan, e cila do t’i japë një zgjidhje pjesës së qytetit ku përshkohet ky lum.

Punimet e pritës lumore i ka parë nga afër kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja i cili pohoi se “ky është një projekt i madh që ka ndërrmarë bashkia për të futur në rrugën e vet lumin Shkumbin, që të mos ketë dëmtim të tokave.

 Punimet po ecim me ritme avancë, dhe parashikohet që të realizohet brenda afateve”.

Duke u ndërtuar tek ish vendi i grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, sipas kryebashkiakut, kjo zonë tashmë është kthyer drejt urbanizimit.

“Ne në Elbasan e kemi pasur problem të kahershëm afrimin me lumin Shkumbin, sepse zhvillimi i qytetit këtej e ka perspektivën, sikundër edhe by – pasi është nga krahu tjetër i Shkumbinit.  Tashmë është gati në përfundim prita lumore për sistemimin e tokave të cilave janë në Shushicë dhe Hajdaran.  Në Elbasan po vazhdojnë projektet e mëdha sikundër Automoto Parku, ndërsa kryesorja është infrastruktura lidhëse”, tha kryebashkiaku.

Kjo pritë rreth 400 metra e gjatë do të lidhet me pritën e vjetër e cila u realizua në bashkëpunim me bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, me vazhdimin e pritës për Automoto Parkun, një investim i përfunduar dhe me standarte.

Të mirëmbajmë burimet natyrore të qytetit tonë

Nëse duhet të ndryshosh sjelljen, për një mjedis të pastër, një ambjent sa më të gjelbër, dhe një shoqëri të mire, zanafilla është tek fëmijët.
Kjo është arsyeja që njohuritë për mbrojtjen e mjedisit, nisin që në shkollat e arsimit fillor.
Janë fëmijët ato të cilët nëpërmjet demostrimit të ambjenteve sa më të pastra në klasë, jashtë saj, si edhe në qytet, përcjellin një edukim mjedisor.
Nën moton “mjedisi na përket të gjithëve”, fëmijët mësohen se burimet natyrore duhen vlerësuar në ambjentin ku ata jetojnë.

Ky sensibilizim i fëmijëve shërben sot për një shpresë për të ardhmen.

Buxhetimi me pjesëmarrje në Shirgjan: Zona e cila ka përfituar investime të rëndësishme në sektorin bujqësor

Gjatë takimit të Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shirgjan u diskutua për sektorin bujqësor si potenciali më i madh ekonomik i kësaj zone. Fusha e Elbasanit mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj të prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun vendas, por me punën e tyre fermerët tashmë kanë kapur tregun ndërkombëtar.

“Sot që ne flasim kemi realizuar pastrimin e të gjitha kanakeve kulluese të para dhe të dyta, që janë të bashkisë dhe kemi ndihmuar edhe fermerët aty ku kemi gjetur mirëkuptimin për hapjen e kanaleve të treta. Ne, patjetër që kemi bërë dhe do të bëjmë maksimaumin tonë për t’u qëndruar pranë fermerëve, por absolutisht që nuk është mjaftueshëm me kërkesat që ka zona, dhe ne këtë e kemi kuptuar dhe e kuptojmë. Prandaj përpiqemi t’i japim gjatë të gjithë kohës maksimumin, por edhe përpiqemi t’i kushtojmë një vëmëndje të vecantë cdo fshati.

Sic kemi folur edhe bashkë para disa muajsh, për problemet kryesore që ne kishim për mirëmbajtjen e infrastrukturës tone ne kemi ndërrmarë tashmë hapin e parë, atë që patëm premtuar edhe në fushatën elektorale, ndarjen e ndërrmarjes së punëve publike” theksoi Kryetari i Bashkisë Z. Llatja duke shtuar edhe punën që është bërë për të krijuar Grupin e Veprimit Vendor Bujqësor. 

“Ne këtu kemi krijuar edhe një model të mirë dhe Elbasani është e para bashki që krijoi grupin e veprimit vendor bujqësor, që në një mënyrë është struktura organizative politikbërëse e organizimit bujqësor dhe politikave që ne do bëjmë bujqësore. Kjo është një formë e mirë që ne të thithim fonde, edhe fermerët të cilët janë pjesë e saj të thithin fonde për të zhvilluar bujqësinë.

Gjithashtu kemi filluar një strukturim të përgjithshëm në bashkinë e Elbasanit, strukturim administrativ dhe patjetër që kjo do të përkthehet edhe në një mirëmenaxhim.

Zona e Shirgjanit është një nga përfitueset e investimeve të rëndësishme, siç ishte unaza bujqësoreqë e afroi fermerin me tregun dukeua lehtësuar punën. Banorët nga ana tjetër kërkuan vijimin e punës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e vazhdueshëm të kanaleve kulluese dhe vaditëse si dhe përfudnimin e procesit të azhornimit të tokave.

BUXHETIMI ME PJESËMARRJE NË NJËSINË NR 5:

LLATJA/ DO TË VIJOJMË ME SHUMË PROJEKTE NË VITIN 2024

Gjatë procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje në njësinë nr.5 në qytet Kryetari i Bashkië Z. Gledian Llatja vuri theksin tek investimet e kryera gjatë këtij viti, por sidomos projektet që bashkia ka për vitin e ardhshëm. Ai u kërkoi banorëve që në prioritet e tyre të vendosin të tjera investime, përveç atyre projekteve që aktualisht bashkia ka.

Ashtu si çdo vit, një zë i veçantë i buxhetit është i dedikuar për kërkesat që banorët i votojnë së bashku në procesin e buxhetimit dhe janë më emergjente për ta si komunitet.

“ Ende nuk kemi mbaruar punë, dhe tek Banesat që na kap edhe Rajoni i 4 dhe Rajoni i 5 -të, ende nuk kemi mbaruar.

Po përgatisim një paketë këtë vit për të gjithë rrugët e brendshme, për të gjithë sheshet dhe rrugicat, të investojmë në një pjesë dhe t’i mbyllim me blloqe. Një sërë investimesh janë të domosdoshme në Elbasan, ashtu sic kemi

për shkollat sic kemi për kopshtet, për cerdhet, dhe patjetër që këto do të jenë në fokusin tonë kryesor.

Jo vetëm infrastruktura rrugore, jo vetëm kanalizimet e ujrave të zeza, jo vetëm uji i pijshëm që tani fillon projekti i madh i KFV – së.

Ne kemi treguar që kemi një fokus të vecantë për zhvillimin infrastrukturor të Elbasanit dhe zgjidhjen e problemeve tona kryesore nëpër lagjet e Elbasanit” vuri në dukje kryebashkiaku.

E pranishme edhe deputetja e zonës Evis Kushi vlerësoi procesin e Buxhetimit si forma më demokratike e përfshirjes së qytetarëve, ndërkohë që falenderoi bashkinë për vëmendjen e veçantë dhe korrektësinë ndaj këtij procesi.

Banorët e njësisë Nr.5 në kërkesat e tyre u fokusuan në disa rrugica lagjesh dhe nëndërtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.