Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

NATA E VERËS/ QINDRA QYTETARË PRESIN DITËN E VERËS NË SHESH, ME KONCERT DHE FISHEKZJARRE

Një natë plot ngjyra dhe jetë, gumëzhima e festës së natës së Verës është ndjerë në të gjithë qytetin, por edhe në rrethinat e tij.

Nata e Verës, ka mbushur qytetin e Elbasanit si rrallë herë më parë.

Nën tingujt e muzikës së këngëtarëve të njohur si, Yong Zerka, Treshat Alandy, Valbona Ostreni, DJ Sylvester në sheshin “Gensher” me qindra qytetarë nga Elbasani, por edhe nga mbarë vendi, deri nga Saranda kanë shijuar këtë natë, e cila do t’i mbesë gjatë në kujtesë.

Të rinjtë, por jo vetëm që kishin mbushur thuajse të gjithë sheshin e qytetit, nga teatri “Skampa”, deri tek “1 Maji” kanë kërcyer e kënduar duke e pritur ditën e verës në qendër të qytetit.

Elbasani, kryeqendra e kësaj feste, ka shijuar natën më të bukur të prag verës, ku variantet për t’u argëtuar kanë qenë të shumta, dhe me një atmosferë të këndshme, një dekor i parapërgatitur nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Gledian Llatja, i cili nga viti në vit, po e transformon këtë festë të dëshiruar nga i gjithë vendi.

Është bërë zakon tashmë që dita e verës të pritet në qendër të qytetit, ku nuk mungoi edhe spektakli i fishekzjarreve shumëngjyrëshe dhe me forma lulesh pranvere që mbushën qiellin e Elbasanit.

Por, pas natës vjen dita, me shumë surpriza të rezervuara nga bashkia e Elbasanit, ku nuk do të mungojnë aktivitetet për të shënuar kështu, rekordin e festimeve në mbarë vendin vetëm për këtë ditë.

Kjo natë vuri në gadishmëri të gjithë efektivat e Policë së shtetit dhe asaj bashkiake, asnjë incident nuk u shënua, duke respektuar festën pagane, të shumë pritur për Elbasanin.

Miqtë e ardhur nga vendi por edhe nga trojet shqipfolëse, u akomoduan në hotelet e qytetit dhe të periferisë, si edhe tek të afërmit e tyre të ftuar posaçërisht për të festuar në Elbasanin e luleve, kulturës, dhe ruajtjes së vlerave të foklorit.

“Dita e Verës”, Panairi i Zejeve, të ruajmë dhe promovojmë vlerat artizanale

Në kuadër të “Dita e Verës”, nën kujdesin e vacantë të Bashkisë Elbasan në bulevardin “Aqif Pasha” u ekspozua Panairi i Zejeve.

Edhe këtë vit, qytetit nuk i ka munguar ky panair artizanal, një traditë e ruajtur prej shekujsh në trevat e Elbasanit.

 Punimet me dorë, në tezgjah dhe ato të drurit, ruajnë traditën e lashtë duke i transmetuar ato brez pas brezi.

Ky panair organizohet jo vetëm për të promovuar vlera kulturore të krahinës në Elbasan, por edhe më lart deri në zonën e Dumresë, me qëllim që të ruhen traditat dhe punimet artizanale.

“ DITA E VERËS “ 2024/ GARA “TROFEU”  HAP SIPARIN E FEDERATËS SË ÇIKLISTËVE NË ELBASAN

Aktivitetet sportive kanë zënë një vend të veçantë në përgatitjet dhe festimet në kuadër të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.

  E tillë është edhe gara çiklistike që u mbajt ditën e sotme, e cila në mënyrë simbolike u quajt Trofeu “Dita e Verës”, e cila hap njëkohësisht edhe siparin e aktiviteveve të federatës së Çiklizmit.

Nisja u bë nga qendra e qytetit, në portën hyrëse të kalasë.

 Bashkia e Elbasanit, si mikpritëse e këtij aktiviteti, nga ana e saj mori të gjitha masat për zhvillimin e saj pa probleme, ndërsa pjesëmarrëse ishin të gjitha ekipet shqiptare me sportistët e tyre më të mire.

Duke nisur kështu me kategoritë e Grupmopshave Kadet, Junior dhe U-23 Elitë.

Kategoria kadete mori pjesë në garën e 50 km, Elbasan-Shalës-Elbasan, ndërsa Junior dhe U-23 Elitë zhvilloi garën çiklistike prej 97.1 km.

“Sofra e Elbasanit”, të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës

Për të tretin vit rradhazi, “Sofra e Elbasanit”, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, ka hapur dyert dhe mirëpritur miq për të festuar së bashku Ditën e Verës.

Edhe këtë vit lajtmotivi i festës ishte promovimi i gatimeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme, ku qyteti i Elbasanit njihet për kulinarinë.

“Sofra Elbasanit” e titulluar “Një lulishte me trandafil asht parajsa e vërtetë” e konceptuar me dekor që sjell ndjesinë e qytetit të Elbasanit, inskenimin e dasmave të vjetra elbasanase, gatimi si në një shtëpi të vjetër Elbasani.

Tradita, kulinaria, dhe folklori bëhen bashkë në një ditë, për të mirëpritur pranverën, stinën e begatisë dhe mirësisë.

Në këtë event kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre Shkëlqesia e tij Presidenti Bajram Begaj, Blendi Klosi, deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, artistë të këngës popullore, tenori Kastriot Tusha, vëllezërit Zena, etj. 

Miqtë e Sofrës i ka mirëpritur kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja duke i uruar mirëseardhjen dhe duke pohuar se “e veçanta qe e bën Elbasanin ndyshe nga vendet e tjera për festën e Ditës së Verës është se festojmë të gjithë së bashku me fëmijë e të rritur me këngë e valle tradicionale të trevës së këtij qyteti plot tradita, pa veçuar folklorin.

Traditën e Ditës së Verës do t’a vazhdojmë t’a trashëgojmë ndër breza”, tha Llatja. 

Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës. 

Festimet e ditës së verës kanë nisur që në fillim të muajit , me shumë aktivitete si edhe “Sofra e Elbasanit”, ku gërshetohet tradita, e lashta me modernen, e bukura dhe kënaqësia, miqësia dhe dashuria. 

Si festë pagane, “Dita e Verës’, shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë. 

Ndaj, Elbasani është shndërruar në kryeqendër të festimeve edhe këtë 14 mars, ku nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja, do të realizohen një sërë aktivitetesh artistike, për fëmijë, të rinj e të rritur, ku nuk do të mungojë edhe koncerti i madh festiv në mbrëmje, me pjesëmarrjen e artistes së njohur Fifi dhe shumë të tjerë.

“ Ditë Vere” 2024 / “Dritës tate xhevahir”, bashkon artëdashësit e këngëve elbasanase në “Skampa”

Koncerti, “Dritës tate xhevahir “ ka vijuar serinë e gjatë të aktiviteteve të zhvilluara nga “Teatri Skampa” në kuadër të festës së “ Dita e Verës”.

 Në skenën e mbushur plot me qytetarë dhe artëdashës elbasanas, kanë intepretuar me mjaft profesionalizëm Orkestra e Harqeve ( nderi i qytetit) në prani të fturve specialë sopranon Ulpjana Aliaj, Elina Dumi, si edhe Rob Luft & Ethnik Band, të cilët  i dhuruan plot emocione publikut të pranishëm, në sallën e Teatrit “Skampa”.

Nuk ka munguar edhe përshëndetja e kreut të bashkisë z. Gledian Llatja në këtë koncert, duke ftuar dhe mirëpritur miq nga i gjithë vendin që të festojnë në Elbasan, si dhe ka nderuar me “Mirënjohja e Qytetit” solistet Elina Dumi dhe Ulpjana Aliaj.

 Më herët në këtë skenë është ngjitur këngëtari Shpat Deda duke intepretuar repertorin e tij në koncertin e titulluar “Udhëtim në fjalë”.

 Prej më shumë se një jave i gjithë qyteti i Elbasanit është kthyer në një atmosferë festive, ku aktivitete të ndryshme realizohen në të gjitha qendrat e kulturës dhe artit, për të mos harruar edhe sheshet kryesore të qytetit, ku edhe këtu nuk mungojnë aktivitetet festive.

Prej shekujsh Dita e Verës kthehet në një arenë festive jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në rrethinat e tij.

 Nga viti në vit kjo festë vijon të marrë përmasa edhe më të mëdha, ku qyteti nën kujdesin e vecantë të kryetari të bashkisë Gledian Llatja është kthyer në një dekor lulesh dhe ndricimi ashtu si edhe e ka zanafillën dhe sinjifikimin kjo ditë.

Dita e Verës 2024: Organizohet Panairi i Artit dhe Zejeve

Në prag të Ditës së Verës, nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve.

Panairin e ka parë nga afër edhe kreu i bashkisë z. Gledian Llatja ku secila shkollë ekspozoi traditat dhe kulturat e zonës me qëllim ruajtjen dhe promovimin e tyre brez pas brezi.

Ndonëse në pamje të parë fragmente të tilla na kthejnë vite pas në fund na kujtojnë vlerat kulturore dhe traditën unike shqiptare.

Vetë të rinjtë përçuan mesazhin e ruajtjes së traditës një amanet i pashkruar nga të parët.

Panairi i Artit dhe Zejeve për të dytin vit me radhë mbështetet nga Zyra Arsimore.

Drejtorja e saj Vesa Llanaj Liço pohoi se aktivitete të tilla i bëjnë fëmijët të njohin identitetin kombëtar traditat dhe trashëgiminë kulturore edhe në të përditshmen e tyre.

Prej më shumë se një jave në Elbasan janë duke u zhvilluar një mori aktivitetesh në kuadër të festimeve të Ditës së Verës, ndërsa festimet kulmojnë më datë 14 mars.

“DITA E VERËS” 2024/ Simpozium me temë “Historiku i Ditës së Verës”, në bibliotekën publike “Qemal Baholli”

Biblioteka publike “Qemal Baholli” vijon aktivitetet në kuadër të festave tradicionale të “Dita e Verës” në Elbasan.

Java e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia Elbasan, vijoi në një simpozium në bibliotekë me temë “Historiku i Ditës së Verës”,

Të pranishmit sollën fakte dhe dëshmi interesante rreth festimeve, riteve dhe traditave që shoqërojnë këtë festë që tashmë mban vulën e qytetit tonë.

Në fund, fëmijët recituan poezi të shkruara enkas për këtë ditë, në faqet e shtypit elbasanas.

“DITA E VERËS” 2024: MAKINAT KLASIKE RETRO RIKTHEHEN NË ELBASAN

Sheshi para kalasë së qytetit të Elbasanit, është mbushur plot këtë mëngjes të diele, dhe jo vetëm se është e dielë, por se është edhe ditë festash.

Ka një javë që qyteti i Elbasanit feston, ardhjen e Ditës së Verës.

Ndaj dhe këtë të dielë, Retro & Muzikë Jazz ka mbërritur në Elbasan, ku sheshi “Gensher” është kthyer në një pistë me makina luksi, që ka mahnitur mbarë qytetarët elbasanas, kurioz për të parë nga afër këtë manifestim mjetesh.  

Nuk është hera e parë që ekspozita e makinave klasike “RETRO” e shoqëruar me muzikë jazz vjen në Elbasan, ku bashkë me qytetarët këtë ditë e ka shijuar edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja.

Gezuar 8 Marsin

Gëzuar 8 Marsin të gjithë grave dhe vajzave, të cilat meritojnë mirënjohje dhe respekt çdo ditë të viti

RESPEKT🤍

BUSTI I ATDHETARIT HASAN PRISHTINA NË SHKOLLËN “LUIGJ GURAKUQI” ISH NORMALJA E ELBASANIT

Busti i atdhetarit, dhe kontributorit të Normales së Elbasanit, Hasan Prishtina, është vendosur sot në shkollën “Luigj Gurakuqi”, ish Normalja e Elbasanit.

Në ceremoninë e organizuar në kuadër edhe të “7 Marsit”, ditës së Mësuesit, kanë marrë pjesë mësues, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja drejtuesit lokalë, si edhe Mehmet Prishtina, Drejtor i Fondacionit Hasan Prishtina- stwrnip i Hasan Prishtines, i cili është edhe donator i bustit për normalen e Elbasanit.

Në fjalën e tij, z. Llatja, përcolli urimet për mësuesit, ndërsa duke u ndalur tek ceremonia e vendosjes së memorialit të Hasan Prishtinës në këtë shkollë vlerësoi kontributin e vuer që ai ka dhënë për Normalen e Elbasanit, i cili shkriu tërë pasurinë që e posedonte në qytetin e Shkupit për të dërguar nxënës nga trevat shqiptare në “Normalen Elbasanit.

“Në muzeun tonë të shkollës “Normale”, erdhi busti i Hasan Prishtinës, ai u kthye në vendin që aq shumë e deshi. Ne kemi pasur shumë patriotë të nderuar të të gjithë trevave shqiptare dhe Hasan Prishtina është një nga ato që ka shkrirë pasurinë e tij për gjuhën shqipe, për kombin shqiptar.

Ne nuk duhet të harrojmë, që në 1 dhjetor të vitit 1909 kur ka rënë zilja e parë e Normales për të filluar mësimi, ka rënë me orën e dhuruar nga Hasan Prishtina.

Kanë qenë mbi 21 nxënës të ardhur nga Kosova për të mësuar në Normalen e Elbasanit, me mbështetjen financiare të Hasan Prishtinës, për t’u arsimuar dhe për t’u rikthyer sërisht në Kosovë, për të dhënë më të mirën e tyre për edukimin e fëmijëve në të gjithë trevat shqiptare”.

Hasan Prishtina nuk ka mbështetur vetëm nxënësit e Kosovës, por edhe të rinjtë dhe fëmijët nga Maqedonia e Veriut nga trevat në Mal të Zi, nga Lugina e Preshevës, për të mos humbur rrënjët e tyre shqiptare, të kenë identitetin e tyre të lidhur fortë me arsimin dhe me gjuhën shqipe.

“Normalja e Elbasanit ka qenë dhe do të mbetet krenaria jonë në qytet, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim patriotët tanë të cilët kanë dhënë kontribut për ta bërë Elbasanin një vend dhe me një shkollë të ndritur, që ky ndriçim të kalojë në të gjithë trevat shqiptare.

 Nderime për të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontributin e tyre për edukimin e brezave në të gjitha trevat shqiptare.

 Respekte pa fund për të gjithë patriotët të cilët kanë dhënë gjithçka për çështjen kombëtare për arsimi shqiptar dhe për të çuar përpara kulturën dhe dijen në gjuhën shqipe.

Respekte dhe për Hasan Prishtinën, dhe për pasardhësin e tij i cili vazhdon me kaq vullnet kauzën e nisur nga ai”, tha z. Llatja.

Më pas ceremonia ka vijuar me çertifikata nderi nga bashkia Elbasan për ish Normalistë dhe mësuesit Tomorr Arianiti, Minerva Himci, Panjot Lena, Bleta Dervina me motivacioni “Për kontributin e shquar të dhënë në sistemin arsimor shqiptar dhe në edukimin e brezave të rinj”.